Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Hajduti dhe Pronari

Hajduti dhe pronari

Parabolla është si një trëndafil, esenca e të cilit nuk është ngjyra apo aroma (Rumiu 1207-1273)



Ishtë një herë një njeri i cili shkulte nga pema pjeshkët e i hante ato. Pronari i kopshtit i tha: "A nuk ke frikë Allahun?"
Ai iu përgjigj: "Pse duhet ta kem frikë?
Pema i përket Zotit, e unë jam një krijesë e Zotit. Krijesa e Zotit ushqehet me atë që i përket Zotit".
Pronari i tha: 'Prit pak se tani të përgjigjem unë".
I dha urdhër shërbëtorëve të tij që të sillnin një litar, ta lidhnin hajdutin në pemë, e ta rrihnin derisa ai ta kuptonte përgjigjen.
Hajduti bërtiti: "Nuk ke frikë Allahun?".
Pronari iu përgjigj: "Pse duhet ta kem frikë? Ti je krijesa e Zotit, ky shkop është krijesa e Zotit. Unë po rrah krijesën e Zotit me shkopin e Zotit".

Shkurtimisht: kjo botë është si një eko që dëgjohet në mal. Ti je eko e asaj që thua, si për mirë ashtu edhe për keq. Nëse thua: "Ja diçka e mirë" nuk është e mundur që eko të përgjigjet: "Ja diçka e keqe". Është e pamundur që në mal ai që këndon të jetë një bilbil dhe eko ti përgjigjet me zërin e një korbi.
O njëri i mirë: nëse dëgjon ekon e një pëllitje gomari, ji i sigurtë se je ti që e ke lëshuar atë zë. (Rumiu: Fîhî-ma- fîhî, kap.40)