Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

O ti i vetmuar..!!!

O i vetmuar!
Prit. Mos u dëshpëro. Mos u inatos. Mos u hidhëro. Mos u mërzit. Të jesh i vetmuar, është një nder që të bëhet. Ti duhet të jesh i vetmuar. Po përjeton kohën, kur të vetmuar janë të udhëzuarit; të cilët ecin kundër rrymës, përballen me turmën.
Ti je shmangur, ti je izoluar. Ti s’dëgjohesh. Ti injorohesh, përbuzesh. Mos e rëndo veten. Ti je i vetmuar, je i udhëzuar! Gjendja e të ruajturve, vetmia. Kur të tjerët të shikojnë të çuditur. Të habitur. Kur ti ecën rrugës, ul shikimet, mos dëgjo ç’pëshpëritin.
Thjesht buzëqesh me një buzëqeshje të lehtë, sepse je në rrugën e sigurt, edhe pse (rrugë) e rrethuar me gjëra të pakëndshme e që të shkaktojnë neveri. Shenja që po të drejtojnë drejt qetësisë dhe lumturisë së përhershme.
Mos u shqetëso. Duke përkujtuar Zotin tënd, ti do gjesh qetësinë. Mos e rëndo ndërgjegjen përtej kufijve, ruaje qetësinë; edhe kur të tjerët bëjnë gjëra që ty të tronditin, të shkaktojnë hidhërim. Ti mos u trondit, qëndro e mos iu përkul intrigave të tyre.
O i vetmuar, të mjafton Zoti! Ndihmëtari dhe Planifikuesi! Kur të tjerët shkelin dispozitat e Zotit haptazi e s’përfillin rregulla e vlera; kur të tjerët bëhen pengje e robër të epshit e të lakmisë, e bëhen adhurues të idhujve, ti patjetër do jesh i vetmuar, derisa të vijë premtimi – ndihma e Zotit!
Ti adhuron vetëm një Zot. Ti kundërshton krijesat që veprojnë kundër Zotit. Kushdo qofshin, prindër a familjar, miq a të dashur. Ti po flijon, po duron, po qëndron, po sfidon. I vetmuar, i ndërgjegjësuar, i vetëdijesuar. Lum për ty, e mjerë për shpërfillësit!
Krenohu. Mos u ndje i pavlerë. Ti që sheh mëkatin! I ndërgjegjësuar për dispozitat e Zotit tënd! I vetëdijshëm çka ndodh rreth teje. I mbrojtur je, sado qofshin armiqtë e Zotit tënd. Të ka përshkuar mëshira e Zotit tënd!
Porosis veten dhe ty, të ruash në maksimum qetësinë, të jesh i matur, të mos nxitosh, përderisa je duke ndjekur të Dërguarin e Zotit (alejhi selam) dhe shokët e tij (radijAllahu anhum) je i shpëtuari. Një ditë, ata që të shkaktonin neveri e shqetësime, sa shumë që do të të admirojnë; herët a vonë, secili njeri do vetëdijesohet, qoftë edhe në çastin e agonisë së vdekjes, kur keqardhja s'bën më dobi!
Ec rrugës; të kalojnë të rinjsh të devijuar. Sheh njerëzit duke bërë mëkate, ndërsa fytyrat e tyre jo të skuqura por të zverdhura, nga nxirja e zemrave. Duke bërë mëkate, mburren. Ata janë, ata të zhyturit në mëkat; janë brenda mëkatit, nuk shohin, nuk dallojnë; të dehur në padrejtësi.





Rënkim i besimtarit, kur pabesimtarin vajton!

Sa të pavlerë më jeni në sytë e mi, o ju njerëz, që vetja ju duket "të parëndësishëm"! Sa të vegjël më jeni në sytë e mi, o ju njerëz, që vetja ju duket të mëdhenj pa Zotin e gjithësisë! Sa të dobët më jeni, o ju njerëz, që ju ka robëruar malli e pasuria, epshi e lakmia! Sa të ulët më jeni, o ju njerëz, kur ju shoh sesi krenoheni për pozitën që ju duket se e keni! Sa të pandershëm më jeni, o ju njerëz, që madhëroni krijesat, e nuk madhëroni Krijuesin! Sa të pështirë më jeni, o ju njerëz, që adhuroni pikën e ngjizur e të fëlliqur, e cila në sytë tuaj duket madhështore! Sa të pamend më jeni, o ju njerëz, që harroni vdekjen, ringjalljen, ditën e Llogarisë, takimin me Zotin e çdo gjëje! Sa të pamoralshëm më jeni, o ju njerëz, që shitni nderin e dinjitetin tuaj për diçka që pa Zotin nuk do ekzistonte!
O ju njerëz që ju mashtroi jeta e kësaj bote, harruat fillimin tuaj sesi ishte?! Jua përkujtoj, s’ishe asgjë, Zoti urdhëroi dhe u bëre, dhé, pastaj pikë uji, pikë e ngjizur, copë gjaku, copë mishi, eshtra, mish, e u bëre krijesë. Harrove se ishe asgjë?! Harrove se ishe një pikë uji?! A harrove se në dhé do të kthehesh?! O njeri, që epshi e lakmia të ka kapur me litar e po të tërheq, ke pyetur se kush t’i dha të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, të prekurit?! Po mendjen, që ti e ke mbyllur në shtatë dryna!
Rënkim i besimtarit, kur sheh pabesimtarin!
Çfarë shqisa ka pabesimtari?! Ka të folur, por të folurit e tij nuk është sikur të folurit e besimtarit. Pabesimtari flet pa zemër e pa mendje. Flet me bark, me epsh. Si nuhat pabesimtari? Pse ka nuhatje pabesimtari?! Po të kishte shqisën e nuhatjes do ndiente erën e ligësive dhe të ndyrësive; pabesimtari zor e ka erërat t'i dallojë. Pabesimtari është i verbët, sy ka, po, ama shohin siç shohin mushkonjat... (... e më keq!), vetëm gjak, mish. Po pabesimtari a ka shije? I ka të kundërta, e hidhura i duket e ëmbël, e ëmbla e hidhur. Zemrat e tyre vetëm gjakun e mbledhur prej papastërtisë nga vetja e largon dhe nëpër trup e shpërndan.
S’ka zemër, zemrën e ka të vdekur. E mendje, hiç e më hiç. Sa ka mendje majmuni, po, sepse pabesimtari pason verbërisht, nuk arsyeton, nuk logjikon. Ka shqisën e të prekurit, por s’prek gjë e të mos e dëmtojë. Të dëgjuarit e ka të mbushur me llumin e mbledhur prej gjakut të papastër. Shqisa e dëgjimit të tij s’pranon veçse çka i përgjigjet zemrës së nxirë e gjakut të prishur. Njerëzit janë pika të ngjizura. Sa të vegjël janë në sytë e besimtarëve!
Po pasha Allahun sa i vogël më je në sytë e mi, o krijesa të Zotit tim, e sa rëndë më vjen, juve, pabesimtarë, t’ju lë afër emrit të Zotit tim, o krijesa kundërshtuese të Krijuesit të çdo gjëje.
Zoti udhëzon, po u kërkua udhëzimi i Tij.
Sa i Butë, i Urtë e i Mëshirshëm që është Zoti im, Zoti i çdo gjëje!
* * *

Besimtari me zemër të plasur duke thirrur pabesimtarin me zemër të përplasur

O ju që luftoni Islamin; O ju që luftoni kundër Zotit; O ju që ju pengojnë mësimet e Islamit; O ju që ju pengon veshja e muslimanes; O ju që ju pengon mjekra e muslimanit; O ju që ju pengon veshja e muslimanit; O ju që ju pengon thirrja për adhurim ndaj Zotit;

O ju që hani pasurinë e njerëzve me të padrejtë; O ju që shkelni nderin e njerëzve të ndershëm; O ju që zot keni epshin; O ju që shitët Jetën e Përjetshme për jetën e përkohshme; O ju që vetëm trupin të gjallë e keni; O ju që i frikësoheni krijesave e jo Zotit të krijesave;

O ju që madhëroni bukurinë e krijesave, e nuk madhëroni Krijuesin e tyre; O ju që ju magjeps urtësia dhe bukuria e krijimtarisë, e nuk ju bën të njiheni me Krijuesin e tyre; O ju që jetoni në tokë, ecni në të, furnizoheni në të, e shfrytëzoni atë, e nuk pyesni kurrë se kush e krijoi atë;

O ju që duke shijuar begatitë e Zotit në tokë, mendoni se do ta trashëgoni atë përjetësisht; O ju që shihni sesi njerëzve u përfundon jeta, braktiset prej njerëzve më të afërm e më të dashur të tij, e s’merrni mësim; O ju shihni sesi gjithçka në tokë mbin, rritet, pastaj vyshket e vdes, e kur e prek uji, drita, rilind, e s’merrni mësim;

O ju që kur ju kaplon lodhja e plogështia, e kapakët e syve mezi i mbani të hapur, shtriheni në shtratin e gjumit, e s’dini kë të falënderoni; O ju që zgjoheni prej gjumit të çlodhur, të këndellur e të pushuar, e nuk mendoni për jetën pas vdekjes;

Më thuaj, a e meriton të jetosh, e Zotin që t’i dha të gjitha, të mos e njohësh e të mos e adhurosh?!



All-llah na ruaj prej devijimit.!! Eselam Alejkum vllezer e motra..!! mos me harroni.