Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Përgëzime të xhenetit për gratë besimtare


Dy rekate namaz të një gruaje dijetare e të devotshme, janë më me vlerë se sa 80 rekate namaz të një gruaje të rëndomtë.

Një nënë gji-dhënëse shpërblehet për çdo pikë qumështi që pi fëmija i saj.

Kur burri kthehet nga puna në shtëpi, i lodhur e me plot brenga, dhe gruaja e tij i shprehë mirëseardhje të ngrohët dhe e ngushëllon me fjalë të mira, ajo merr shpërblime sa gjysma e një xhihadi.

Një grua e cila është e lodhur nga pagjumësia të cilën e shkaktojnë të qarat e fëmijës gjatë natës, merr shpërblime sikur t’i lironte 20 skllevër.

Nëse burri dhe gruaja e shikojnë njëri-tjetrin me plot dashuri dhe simpati të ndërsjellët, Allahu do ti shikoj ata me plot dashuri dhe simpati.

Një grua, e cila e dërgon burrin e saj në rrugën e Allahut dhe rri në shtëpi vetëm, duke e ruajtur nderin dhe dinjitetin e vet (duke e mbrojtur vetën nga joshja dhe amoraliteti) do të hyj në xhenet 500 vite para burrit të saj, ndërkohë që 70,000 engjëj dhe hyri do ta shërbejnë atë. Asaj do t’i epet gusul ne Xhenet, dhe e ulur në malet me margaritar do ta pres ardhjen e burrit te saj.

Një grua, e cila për arsye të fëmijës së saj të sëmur është çdoherë e lodhur, e që megjithatë mundohet ta rehatoj fëmijën e saj, Allahu i Madhërishëm ia fal asaj të gjitha gabimet dhe i jep shpërblime nga 12 vite të pranuara në ibadet (namaz)

Nëse gruaja duke e mjelur lopën, delen etj., e përmend Allahun xh.sh. vazhdimisht, duke thënë “Bismilah”, kafsha e saj për të bënë dua te Allahu.

Kur gruaja thotë “Bismilah”, duke e përgatitur brumin e bukës, të ardhurat e saj financiare do të rriten (ajo do të merr bereqet në rrëskun e saj).

Kur gruaja bënë “Bismilah” kur pastron, i merr shpërblimet sikur ta ketë pastruar shtëpinë e Allahut xh.sh. - Qaben.

Një grua e pastër dhe e ndërgjegjshme në namaz dhe rrësk (furnizim) që po ashtu i bënë shërbime burrit të saj, të gjitha dyert e Xhenetit për të janë të hapura, ajo mund të hyj në të nga cila derë të doje.

Namazi dhe ibadeti i një gruaje që nuk e respekton dhe dëgjon burrin e saj, nuk e arrin Xhenetin.

Çdo natë e një gruaje e cila pret të bëhet nënë (gruaja e cila është shtatzënë) i numërohet sikur t’a kishte kaluar në namaz, ndërsa çdo ditë e saj numërohet sikur t’a kishte kaluar në agjërim.

Gruaja e cila lindë një fëmijë, merr shpërblime për 70 vjet namaz dhe për dhembjet që i ndjen gjatë lindjes në çdo pjesë të trupit të saj, ajo merr sevape sikur ta kishte kryer një Haxh.

Nëse gruaja vdes brenda 40 ditëve pas lindjes së fëmijës, Allahu i Madhërishëm i jep asaj statusin e shehidit (d.m.th. vdes si shehid)

Kur fëmija qanë natën dhe nëna e ushqen atë me gji-dhënie, pa e mallkuar atë, ajo pranon sevape sikur të bënte namaz një vit.

Kur fëmija e përfundon periodën e pirjes së qumështit nga nëna e tij (dy vite), një melek vjen dhe i jep nënës një lajm shumë të mirë, ai lajm është se Allahu xh.sh. e ka bërë të obligueshëm Xhenetin për atë grua.

Kur burri vjen në shtëpi në mbrëmje dhe gruaja i sjell atij ushqim për të ngrënë, Allahu i Madhërishëm i jep asaj sevapet e 12 viteve ibadet.

Nëse një burrë vdes, ndërkohë që gjatë jetës së tij ishte i lumtur me gruan e tij, Xheneti bëhet i obligueshëm për atë grua.

Në parajsë njerëzit do të shkojnë ta vizitojnë Allahun e Madhëruar, ndërsa Allahu i Madhëruar do të shkoj ta vizitoj gruan e cila ka qenë e mbuluar sa ishte në këtë botë.

Gruaja e cila veshë rroba të ngushta dhe të tejdukshme, që me to provokon meshkujt, apo rri me meshkujt me të cilët e ka të ndaluar islamikisht dhe është e pa mbuluar (sipas mënyrës islame), ajo kurrë nuk do të hyj në Xhenet, e as që do ta ndjejë erën e tij.

Një grua, e cila ka vuajtur shumë dhe ka pasur jetë të mundimshme në këtë Botë, në Botën tjetër ajo do të klasifikohet në statusin e hazreti Asias (r.a.) (Ajo ishte gruaja e Faraonit, e cila edhe pse ishte gruaja e tij, ai e torturoi në mënyrë që ajo të heqë dorë nga besimi i saj. Ajo vdiq nga torturat por asnjëherë nuk e braktisi fenë).

Çdo grua e cila shkon në Xhehnem do të merr me vete katër burra xhenetlinjë, nëse ata nuk menduan dhe nuk u kujdesën në këtë botë për fenë dhe besimin e saj, e ata janë: babai i saj, vëllai i saj, burri i saj dhe djali i saj.

Nëse një femër hedh një shikim të shpejtë (epshor) në një mashkull, të cilin ajo e ka të ndaluar ta shikoj sipas sheriatit, Allahu i Madhërishëm e mallkon atë, kjo është e ndaluar edhe për mashkullin i cili e shikon me epsh një femër të cilën ai e ka të ndaluar ta shikoj.

O Allah i Madhëruar! Jepi çdo muslimani dhe muslimaneje udhëzim që të jenë të fortë në rregullat e Islamit dhe ndihmoi të largohen nga mëkatet!


Jeta është sikur pasqyrë

Çdo gjë kthehet prapë

E mira, e keqja e vërteta

Jepja botës të mirat e tua

Dhe të mirat do të kthehen prapë te ti