Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Pse duhet te flasim per embrionin

Thamë se Kur’ani ka theksuar shumëçka. Sikur të ishte vepër e tjetërkujt nuk do të sillte edhe këto të dhëna. Fjala është për fetusin. Në Kur’anin e Madhëruar All-llahu xh.sh thotë: “Vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga ekstrakti i baltës. Mandej, Ne e kemi vendosur atë si një pikë sperme në një vend të sigurt (mitër). Mandej, Ne e kemi trajtuar (spermën) në mpiksje gjaku; mandej atë mpiksje gjaku e kemi trajtuar në një copë mishi; mandej Ne e kemi shndërruar atë copë mishi në eshtra dhe mandej eshtrave ua veshëm mishin, mandej atë e trajtuam në një krijesë tjetër (u bë njeri), Pra i bekuar është All-llahu që është Krijuesi më i mirë”.51 Ai tregoi këto vërtetësi para se të zbulohen nga shkencëtarët, e më pas shkenca t’i vërtetoi saktësitë e këtyre thënieve të Kur’anit. A thua çka e shtyri Muhammedin a.s.v.s. të merret me sekretet. Dhe ato t’i prezantonte në Kur’an, gjë e cila do ta shkatërronte besimin që nga themeli. Kur’ani është fjalë e All-llahut, leximi i tij konsiderohet adhurim, nuk ka ndry¬shime në të dhe as që mund të zëvendë¬sohet deri në Ditën e Kijametit. Çmund të ndodhë me për¬parimin e shkencës. Sikur të vërtetohet se këto thënje janë të pa vërteta, atëherë si mund të vazhdojë besimi në Zot? Pse Muhammedi të merret më këto sekrete, të cilat do ta rrezikojnë fenë. Askush nuk kërkoi nga ai të na tregojë këto sekrete, dhe askush nuk e sfidoi atë. Jo, jo, kjo ndodhë ngase Krijues është All-llahu. Ai tregoi këto vërtetësi para se të zbulohen nga shkencë¬tarët, e më pas shkenca t’i vërtetoi saktësitë e këtyre thënieve të Kur’anit. Ishte kjo njëra nga sfidat e All-llahut xh.sh.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//: