Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Shirku është dem??

Shirku është dëmi më i madh


Bismil-lahirr Rrahmanirr Rrahim
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë falje dhe ndihmë. Nga Allahu kërkojmë të na mbrojë nga veset dhe veprat tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, s’ka kush që e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush që e udhëzon.
Dëshmoj se s’ka zot tjetër që meriton adhurimin pos Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, është rob dhe i dërguari i Tij.
Thënia më e vërtet është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. Salavatet dhe selamet qofshin për te, për familjen e tij fisnike, shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem deri në Ditën e Fundit.
Allahun sikur tërë kohën ta falënderonim nuk do të mjaftonte. Sepse tërë kohën po t’i numronim të mirat që na i ka dhuruar, sërish nuk do të arrinim t’ju dilnim në skaj.
Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato.” (En – Nahël 18)
Falënderojmë Allahun për të mirat që na i ka dhënë neve në veçanti si individ siç është udhëzimi në rrugë të drejtë, shëndeti, familja, pasuria… dhe falënderojmë Allahun për të mirat që na i ka dhënë neve në përgjithësi gjegjësisht si shoqëri siç është: dërgimi i perjgamberëve, dërgimi i librave të shenjtë, dërgimi i dijetarëve të drejtë, të cilët janë pasardhësit e pejgamberëve…
Falënderojmë Allahun, subhanehu ve teala, që rrugën e tij e ka bërë të qartë si drita e ditës dhe të kthjellët si pika e lotit.
Numrin e fundit të “revistës” “Albislam” më ra në sy kryetitulli në mes të ballinës “Votimet, mes dëmit dhe dobisë” dhe fillova ta shfletojë “revistën” nga fillimi dhe kur mbërrita në faqen 10 takova shkrimin që për titull kishte kryetitullin në ballinën e kësaj “reviste”. Autorin nuk është rëndë t’ia qëlloni se kush ishte: një hoxhë, bashkëpunëtor i BDI - së.

Autori në fjalë është i njohur si nxitës për dalje dhe votim gjatë procesit të zgjedhjeve. Ai këtë e ka bërë shpesh gojarisht, por kësaj rradhe kishte shkruar tekst edhe ate kishte mbushur 12 faqe të revistës me “argumentet” e tija.
Tema në të cilën do të debatojmë ka shumë argumente të qarta nga Libri i Allahut, subhanehu ve teala, Sunneti i Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, dhe thënie e fetva të dijetarëve më eminent të historisë islame, prandaj nuk ka nevojë të mbjellet mjegull në xhematë duke gjurmuar pas argumenteve muteshabih, sepse Allahu, subhanehu ve teala në Kur’an thotë:
Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentimin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes” (Ai Imran 7)







Autodemanti

Kohëve të fundit nëpër vëllezër është duke qarkulluar një fetva e dhënë nga autori i shkrimit “Votimet, mes dëmit dhe dobisë” në një tribunë të organizuar nga një shoqatë me emër “Bashkësia Islame – Ikre” si dhe në gjuhën gjermane “Islamische Gemeinschaft – Ikre”, e cila mund të gjendet në web – faqen www.youtube.com.
Aty nuk shkruan se ku është mbajtur kjo tribunë, gjithashtu nuk shkruan se kur është mbajtur kjo tribunë.
Askush më mirë se sa ai vet nuk e demanton shkrimin e tij me titull ”Votimet, mes dëmit dhe dobisë”.
I pyetur në tribunë, se “A lejohet formimi i partive politike në Islam dhe si e komentoni situatën aktuale në trojet shqiptare” ai përgjigjet në këtë mënyrë:

“Islami është fe dhe si e tillë duhet të propagandohet, nuk përzihet me sistemet e ndryshme njerëzore dhe tokësore. Islami është mbi të gjitha ata, andaj nuk është e lejueshme fetarisht që të bëjmë koncesione edhe kompromise për t’u futur na në lojëra që në esencë, në pikënisje, në bërthamë nuk përputhen me ligjet e Allahut subhanehu ve teala, andaj nuk ka nevojë që muslimanët të prezantohen me kësi variante dhe kësi ide se e djegin kartën e Islamit edhe mirësinë e madhe që e ka kjo fe, po mjafton të thërrasim në fenë e Allahut e cila bartë në vetvete të gjitha segmentet edhe elementet, mirëpo assesi nuk toleron që të zbresim me Islamin nën nivelin e ligjeve njerëzore siç është demokracia apo liberalizmi, apo nihilizmi e kështu me radhë. Islami është mbi të gjitha, andaj me Islam si fe mundet të arrihet ta ndryshojmë shoqërinë edhe pse ky ndryshim të cilin na e flasim dhe e promovojmë është i ngadalshëm edhe është afatgjatë por ta dini se është i sigurt, e variantet tjera i kanë dëshmuar muslimanët, kanë përdorur që edhe nëpërmes partive politike të cilat nuk kanë sufiksa dhe prefiksa islame mirëpo nënkuptohen se janë bartësit e tyre muslimanët, kanë provuar që të arrijnë në pushtet edhe nëpërmjet pushtetit të ndryshojnë gjendjen e muslimanëve mirëpo kanë dështuar si në Turqi, si në Algjeri, si në Egjipt e shumë vende ku kanë provuar këtë lloj variante sepse janë futur me Islamin në lojën e shejtanit sepse demokracia dhe ligjet njerëzore janë thjesht një produkt i shejtanit i cili mundohet nëpërmes njeriut të ofron pushtetin e vet edhe i cili nëpërmes këtyre rregullave dhe ligjeve mundohet të sfidon pushtetin e Allahut subhanehu ve teala, andaj ne mendojmë se të gjitha variantet tjera përveç davetit dhe thirrjes në fenë e Allahut, në mënyrë të qetë, në mënyrë të butë, me fakte dhe argumente nuk korr sukses, kjo është variant e gjatë, mirëpo është e sigut. “
E bravos të qoftë bre se shumë mirë e ke sqaruar se pse nuk bën të votohet në zgjedhjet demokratike dhe se pse nuk bën të anëtarësohemi dhe kontribuojmë në partitë politike.
Mirëpo kisha dashur të bëjë një plotësim të vogël, kur thua: “... e variantet tjera i kanë dëshmuar muslimanët, kanë përdorur që edhe nëpërmes partive politike të cilat nuk kanë sufiksa dhe prefiksa islame mirëpo nënkuptohen se janë bartësit e tyre muslimanët, kanë provuar që të arrijnë në pushtet edhe nëpërmjet pushtetit të ndryshojnë gjendjen e muslimanëve mirëpo kanë dështuar si në Turqi, si në Algjeri, si në Egjipt e shumë vende ku kanë provuar këtë lloj variante...” plotësimi është se e kanë dëshmuar edhe në Maqedoni e këtë e ke vërtetuar ti me shokët tuaj gjatë katër vjet qeverisje të BDI – së.




Cilit grup i takoni ti dhe shokët tuaj?

Autori tekstin e fillon në këtë mënyrë:
“Si zakonisht, kur afrohet koha e votimeve dhe e zgjedhjeve, në vende të ndryshme të myslimanëve nisin edhe debatet rreth qëndrimit të shëndoshë në lidhje me këto procese dikush mban qëndrim refuzues, madje, kategorik ndaj tyre, duke i etiketuar me mosbesim të secilit që përkrah pjesëmarrjen në këto procese , të tjerët zhyten tërësisht në këto procese dhe harrohen në aksion dhe i shmangen qëllimit, kurse të tjerët mundohen të jenë të përpiktë dhe të mundohen që qëndrimin e tyre rreth këtyre fenomeneve ta ndërtojnë në bazë të vlerësimit të interesit të myslimanëve në këto procese.”
Sa do që mundohet, autori i këtyre radhëve në këtë shkrim veten ta fut në grupin e fundit, ai në praktikë ka dëshmuar se i takon grupit të dytë, respektivisht grupit që “zhyten tërësisht në këto procese dhe harrohen në aksion dhe i shmangen qëllimit.” Këtë ai e ka dëshmuar duke qenë pjesëmarrës nëpër kongreset dhe tubimet të organizuara nga partia e tij edhe atë duke u ulur nëpër rendet e para krah për krah me funksionarët më të lart partiak duke u ngritur në këmbë gjatë këndimit të himnit kombëtar në të cilin mohohet pushteti, fuqia dhe fjalët e Allahut subhanehu ve teala, marrja pjesë nëpër kampanja parazgjedhore dhe propagimi për partinë e tij duke premtuar premtime të ndryshme, nxitja e njerëzve për të kontribuar për partinë e tij, mosndalimi i njerëzve që ka ndikim tek ata që mos t’i mbushin kutitë e votimit me kallashnikovë, pjesëmarrja e bashkëmendimtarëve dhe shokëve të tij në festim të a.q. viti i ri të organizuara nga partia e tij, pjesëmarrja nëpër tubime me karakter nacional (kombëtar) ...



Të “vegjëlit” dhe të “mëdhenjtë”

Pastaj autori vazhdon: “Ajo që e dallon zakonisht këtë proces është zhurma e madhe që ngrihet në disa vende mes të rinjve, të cilët nuk janë mësuar të dëgjojnë dijetarët rreth këtyre çështjeve, por i marrin nga njerëz të vegjël në dije dhe u imponojnë qëndrimin se në këto raste duhet vendosmëri dhe paluhatshmëri, sepse në pyetje është imani dhe kufri.”
Nuk është hera e parë që ky person cilëson të tjerët që nuk i kanë mendimet e tija si të “vegjël në dije”. Mendon se vetëm ai dhe kompania e tij janë të “mdhenj në dije” kurse të tjerët të cilët kanë mendime të ndryshme nga ai janë të “vegjël në dije”. Vetëm dijetarët të cilët i përshtaten mendimeve të tij janë dijetarë kurse të tjerët që nuk i përshtaten mendimeve të tij nuk janë dijetarë. E pastaj fillojnë cilësimet si “të vegjël në dije, të devijuar, të skajshëm...”. Gjithashtu të rinjtë që nuk pajtohen me mendimet dhe fetvatë e tij i cilëson si “nuk janë mësuar të dëgjojnë dijetarët”. Kur mungojnë argumentet, fillojnë edhe cilësimet dhe etiketimet!
Modestia është tipar i dijetarëve kurse, kibri (mendjemadhësia) është tipar i injorantëve.
Ky kaherë ka dashur ta monopolizon diturinë islame, ta ketë të drejtën ekskluzive për fetva, mirëpo fatmirësisht sharra i ka zënë në gozhdë. Sepse, elhamdulilah të rinjtë e posaçërisht studentët nuk janë mësuar që për argument të pasojnë emra të personave, por argumente sheriatike. Kjo më herët ka qenë edhe këshilla e tij drejtuar atyre që çdoherë ata të kërkojnë argumente e jo vetëm të pasojnë verbërisht emra të personave. Të rinjve si duket iu është dukur e arsyeshme kjo këshillë prandaj edhe me të madhe po e zbatojnë.
Sado që nuk i konvenon ky realitet e ngushëllojmë që ta pranon si të tillë e mos t’i cilëson dhe etiketon të rinjtë me lloj-lloj etiketimesh, sepse kjo nuk ndryshon diçka në favor të tij por përkundrazi stimulon të rinjtë që edhe më tepër të jenë këmbëngulës në këtë parim.
Këta ”të vegjël në dije” atij dhe kompanisë së tij i kanë bërë thirrje për debat konstruktiv në xhami në prezencë të xhematit dhe kamerave, me qëllim që t’u qartësohen çështjet xhematit, mirëpo këta “të mëdhenj në dije” i kanë refuzuar me arsyetime banale dhe qesharake. Oferta edhe më tutje vazhdon!
Edhe ky më herët është përçarë me grupacionet të cilat i përmend në shkrimin e tij për çështje të ndryshme të fesë, disa për këto çështje për të cilat diskutojmë, me disa për gjatësinë e mjekrës,... mirëpo nuk ka faj i shkreti sepse atëherë ka qenë “i vogël në dije” kurse tani është rritur dhe është bërë “i madh në dije”
Në vazhdim do të shohim se çfarë argumentesh kanë këta të “vegjël në dije”.


Mohimi i tagutit – mision pejgamberik

Në shkrimin e tij edhe ai shkruan se pushteti i takon vetëm Allahut dhe se demokracia është në kundërshtim me këtë rregull. Edhe ai shkruan se “kushdo që qeverisë dhe nuk i përmbahet urdhërit dhe ligjeve të Allahut është tagut” Sipas kësaj rrjedh se edhe deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët janë tagutë.
Elhamdulilah që i ka të qarta këto çështje, mirëpo nuk mjafton vetëm me kaq. Sepse edhe një gjë është shumë me rëndësi në Islam e ajo është: raporti ynë me tagutin, e këtë për fat të keq ai nuk e ka të qartë. Prandaj në vijim, në pika të shkurta do të mundohem që t’ia bëjë të qartë se si duhet të jetë raporti i besimtarit me tagutin.
Para se të filloj të shkruaj për raportin që duhet ta ketë besimtari me tagutin dua ta shkruaj një definicion për tagutin që e ka dhënë dijetari i njohur imam Temimi:
“Tagut është çdo gjë që adhurohet përveç Allahut subhanehu ve teala dhe ai (taguti) është i kënaqur me adhurimin që i bëhet e kjo përmbledh, ato që adhurohen, pasohen dhe që i binden përveç Allahut subhanehu ve teala – të gjithë këta janë tagutë.”
Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë:
Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte):”’Adhuroni Allahun dhe shmanguni tagutit’” (En – Nahël 36)
D.m.th. ky ka qenë misioni i të gjithë pejgamberëve nga Ademi alejhi selam deri te pejgamberi i fundit, Muhamedi salAllahu alejhi ve selem. Kështu Nuhu alejhi selam popullit të vet i ka thënë 950 vjet. Për këtë urdhër Ibrahimi alejhi selam, babai i pejgamberëve është hedhur në zjarr, këtë urdhër ia ka kumtuar Musai alejhi selam Faraonit dhe popullit të vet, për këtë urdhër beni israilët kanë dashur ta kryqëzojnë Isain, birin e Merjemes, alejhi selam, për këtë urdhër e kanë gjakosur në Taif, Pejgamberin tonë salAllahu alejhi ve selem, për këtë urdhër ka ndodhur beteja e Bedrit, Uhudit, Hendekut e betejat tjera në vijim.
Këtë kuptim e ka edhe fjala “La ilahe ilAllah”. “La ilahe” mohon çdo gjë që adhurohet krahas Allahut subhanehu ve teala, mohon çdo tagut sipas definicionit të lartëshënur të imam Temimit dhe pastaj “ilAllah”, pohon adhurimin vetëm në Allahun subhanehu ve teala. Kjo është baza e Islamit, esenca e fesë sonë. Prandaj të lëshohet pe në këtë çështje për përfitime të vogla, vërtet nuk ka kurrfarë kuptimi.
Muhamedi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: Kush thotë ‘La ilahe ilAllah’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë haram.” D.m.th. në këtë hadith Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ka përmendur dy herë mohimin e tagutit dhe një herë adhurimin e Allahut Një dhe të Vetëm. Hera e parë në fjalën “La ilahe” dhe hera e dytë në “mohimin e çdo gjëje që adhurohet pos Allahut subhanehu ve teala”. Këtu shihet qartë se çfarë rëndësie ka mohimi i tagutit në fenë e Allahut subhanehu ve teala.
Allahu subhanehu ve teala thotë:
“...Ai që mohon tagutin dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” (El – Bekare 256)
“Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i tagutit e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi. “ (Ez – Zumer 17)
Në ajetet e lartëshënuara Allahu subhanehu ve teala na urdhëron që ta mohojmë tagutin para se të besojmë në Allahun. Mirëpo askush më mirë se sa dijetarët nuk i komentojnë ajetet e Allahut subhanehu ve teala, askush më mirë se ata nuk na mësojmë se si duhet ta mohojmë tagutin.
Imam Temimi thotë: “Sa i përket mënyrës së mohimit të tagutit – ajo është: të jesh i bindur se çdo adhurim që i bëhet dikujt tjetër pos Allahut është e kot dhe të largohesh nga ajo, ta urresh dhe t’i shpallësh kafir tagutët dhe ndaj tyre të shprehish armiqësi.”
Ata që janë të inkuadruar nëpër parti politike a thua e kanë njërën nga këto pika?
Allahu subhanehu ve teala thotë:
A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe pejgamberëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e tagutit, ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” (En – Nisa 60)
Allahu subhanehu ve teala nuk ua ka quajtur besim atyre që vetëm kanë pohuar se besojnë në shpalljen e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem dhe pejgambereve para tij, alejhimu selam, ndërkohë që ata kanë dashur gjykimin e tagutit dhe nuk janë shmangur nga ai. D.m.th. nuk është besim i vërtet pa mohimin e tagutit. Kjo është feja e pastër e Ibrahimit alejhi selam, të cilin Allahu subhanehu ve teala e bëri shembull për të gjithë ata që vijnë pas tij.
Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: ’Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju adhuroni në vend të Allahut, ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm.” (El – Mumtehine 4)


Imami i Teuhidit, Ibrahimi alejhi selam, nuk u ka thënë mushërikëve të kohës së tij vetëm “ne shkëputemi nga ato që ju adhuroni në vend të Allahut” por ka thënë “ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju adhuroni në vend të Allahut”. Nuk mjafton vetëm të shkëputemi nga demokracia, si sistem i kufrit dhe shirkut por duhet të shkëputemi edhe nga demokratët.
“Ai që dëshiron të arrijë mëshirën e Zotit e cila është përgatitur për ata që u largohen tagutëve atëherë le t’i largohet atyre dhe le t’i ruhet shirkut të tyre... Kurse ata që kënaqen me fenë e tyre (tagutëve) të kotë dhe i pasojnë ata, në Ditën e Kijametit do të thërret një thirrës: “Çdo kush le të pasojë atë që ka adhuruar, dhe fillojnë ata që kanë bërë ibadet Diellin ta pasojnë Diellin, ata që kanë bërë ibadet hënën ta pasojnë hënën dhe ata që kanë bërë ibadet tagutët t’i pasojnë tagutët...) dhe në fund të hadithit qëndron se besimtarët mbesin në vend dhe nuk lëvizin, i thuhet atyre: “Çfarë po ju mban këtu pasi që shkuan njerëzit? Thonë: “Ne jemi ndarë me ata kur kemi qenë më se të nevojshëm për ta, ne kemi dëgjuar një thirrës që çdo popull të pasojë atë që e ka bërë ibadet, e ne presim Zotin tonë.” ( Mutefekun Alejhi, pjesë e hadithit “Pamja e besimtarëve Zotin e tyre në Ditën e Kijametit”)
Mendo në fjalin e besimtarëve “...ne jemi ndarë me ata kur kemi qenë më se të nevojshëm për ta...”, kanë për qëllim se jemi ndarë nga ata kur kemi pas nevojë për dinarin dhe dirhemin e tyre dhe për çështjet e dunjasë” ( Fragment i marr nga shkrimi “Letër vëllezërve në Maqedoni – Shkup”)


Muhamedi salAllahu ajehi ve selem – shembulltyra jonë

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, 13 vite ka thirrur vetëm në fjalën “La ilahe ilAllah”, të mos adhurohet askush pos Allahut subhanehu ve teala. Idhujtarët mekas kësaj thirrjeje të Muhamedit salAllahu alejhi ve selem i thanë: “A mos dëshiron o Muhamed, që një mori zotash t’i shndërrosh vetëm në një Zot? Ti je njeri i çuditshëm!”
A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!” (Sad 5)
Atyre më tepër nga thirrja e Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem i pengonte mohimi i tagutit respektivisht, mohimi i zotave të tyre, nënçmimi i tyre duke thënë se ata nuk bëjnë as dëm e as dobi. Kjo i ashpërsoi ata dhe i detyroi të ndërmerrnin masa të rrepta në ndëshkim të Muhamedit salAllahu alejhi ve selem dhe pasuesve të tij. Prej ndëshkimit më të ashpër që ndërmorën ata ishte izolimi (burgosja) në kamp – përqendrim. Idhujtarët i burgosën besimtarët tre vjet rresht. Besimtarët nuk kishin çka të hanin e të pinin. Thonë shokët e Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem se kanë ngrënë gjethe e kanë dalë jashtë ashtu siç dalin jashtë bagëtitë. Edhe pas kësaj gjendje, Pejgamberi ynë salAllahu alejhi ve selem nuk lëshoi pe në bazën e fesë që është, mohimi i tagutit.
Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ishte më i mëshirshëm për besimtarët se sa ata që ishin ndaj vetvetes së tyre. I dhimbseshin atij, më tepër seç atyre i dhimbsej vetvetja e tyre.
Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (Et – Teube 128)
Po duhej të lëshohej pe në këtë çështje me siguri Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem do të lëshonte pe sepse ai ishte shumë i ndijshëm dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve. Mirëpo tre vjet burgosje ai nuk lëshoi pe në këtë parim fetar.
Atëherë si munden të vijnë disa njerëz pas tij, të cilët pretendojnë se e pasojnë rrugën e tij e të lëshojnë pe pa pasur argumente të shëndosha!
Transmeton Muslimi në Sahihun e Tij, nga Amër bin Abese Sulemij i cili tha: Në xhahiljet (periudhën paraislamike) unë mendoja se njerëzit janë në lajthitje dhe se nuk kanë ndonjë të vërtetë duke i adhuruar idhujt.
Thotë: dëgjova për një njeri në Meke i cili tregonte disa lajme. I hipa deves time dhe erdha tek ai. Kur e pash të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ve selem. I fshehur nga ndjekësit e popullit të tij. Hyra tek ai në mënyrë të fshehur, në Meke. I thash: Çka je ti? Më tha : unë jam Nebij. I thash: ç’është Nebij? Më tha: Më ka dërguar Allahu. I thash: me çka të ka dërguar? Më tha: Më ka dërguar që të mbaj lidhje farefisnore t’i thej idhujt, të njesohet Allahu dhe të mos i përshkruhet shok atij asgjë. I thash: kush është me ty së bashku në këtë? Më tha: një i lirë dhe një rob. Tha: atë ditë ishin me te Ebu Bekri dhe Bilali radijAllahu anhu nga ata që besuan.
Utbe bin Rebia ishte nga udhëheqësit e kurejshitëve. Ai I propozoi Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem duke i thënë: “E përçave xhematin tonë, nënçmove fenë tonë, shave zotat tanë, na nënçmove tek arabët. O ti njeri nëse ti e ke për post (kryetar), atëherë ta japim besën dhe të bëjmë kryetar tonin, nëse dëshiron nder dhe pozitë të bëjmë zotri tonin, nëse dëshiron sundim të bëjmë mbret tonin. Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem i refuzoi dhe ua lexoi fillimin e sures “Fusilet”
Shejh Albani thotë: “Këtë ngjarje e nxorri Ibën Is’haku në “Megazi” (185/1) nga sireja e Ibën Hishamit me varg të mirë nga Muhamed bin K’ab Kuredhij mursel. Mirëpo këtë e vazhdoi Abd bin Humejdi, Ebu Ja’la dhe Begaviu nga një rrugë tjetër, nga hadithi i Xhabirit siç është në tefsir të Ibën Kethirit 90 – 91/ 4 vargu është hasen inshAllah, këtë hadith e kanë bërë të vërtet edhe dijetarë tjerë bashkëkohor.


Si depërtoi shirku në umet?

Shejtani, armiku më i madh i njeriut, ia ka hapur rrugën shirkut në umet duke i turbulluar çështjet e qarta në fe. Ai i ka zbukuruar disa mëkate duke ua ndryshuar emrin atyre. Këtë e ka shpërndarë në umet te njerëzit të cilët mendojnë se rregullat fetare janë të lidhura për emra dhe se esenca dhe kuptimi i gjërave nuk janë të rëndësishme kur kanë emra tjerë nga ajo që përmenden në Kur’an dhe Sunnet. Në këtë mënyrë ai ka përhapur shirkun në shoqërit islame duke quajtur me emra dhe sllogane të bukur.
Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: ”Njerëzit e umetit tim do të pijnë alkool duke e quajtur me emra tjerë.” Për këtë ne sot jemi dëshmitarë se, i mallkuari, ka ndryshuar emrin e alkoolit, zinasë, kamatës, kufrit, shirkut dhe mëkateve tjera duke i quajtur me emra tjerë, duke shkaktuar kështu huti në shoqërit islame dhe njëkohësisht duke përhapur këto mëkate më lehtë në shoqërit muslimane. Mirëpo dijetarët e vërtet i kuptojnë këta kurthe të shejtanit dhe luftojnë këta dukuri ndonëse kanë emra të bukur dhe tërheqës. Ata gjithashtu e dijnë se emrat nuk e ndryshojnë kuptimin e gjërave.
Shejh Muhamed bin Abdul – Latifi, Allahu e mëshiroftë thotë:” Të shumt nga ky umet kanë hyrë në shirk duke quajtur ate (shirkun): ndërmjetsim, kërkim shefati dhe duke e quajtur me emra tjerë, duke mos marr parasysh se emri nuk e ndryshon esencën e saj as ndryshimin e gjykimit me ndryshimin e emrit edhe pse njerëzit e quajnë me emra tjerë.”
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë thotë: ”Ai i cili therrë kurban për shejtanin, e thërret dhe kërkon ndihmë prej tij, i afrohet atij me punët që ai i donë, ate e adhuron madje nëse këtë ibadet e quanë shfrytëzim të shejtanit.”
Në këtë kurth të shejtanit ka rënë edhe sot umeti islam. E posaçërisht me procesin e votimit dhe inkuadrimit në partit politike laike. Shejtani në këtë rast emrin e shirkut e ka ndryshuar në: demokraci, socializëm, liberalizëm, konzervatorizëm, radikalizëm...
Mirëpo këta emra nuk e ndryshojnë kuptimin e shirkut ashtu siç nuk e ndryshon kuptimin e kamatës emri kredit. Ky ndryshim i emrit të shirkut ka bërë që muslimanët të bien më lehtë në këta lloje shirkesh. P.sh. ndonjë parti demokratike po të quhej Partia e shirkut nga ajo parti do të largohej çdo musliman apo së paku shumë më rëndë do të anëtarësohej në te. Mirëpo shejtani ka bërë që emri i shirkut të zëvendësohet me një emër më “tërheqës” apo ndonjëherë mbase edhe me emra islame që ashtu tufa – tufa dhe grupe – grupe muslimanët të bien në këta kurthë të shejtanit, Allahu e mallkoftë.
Shirku është barazim i krijesës dhe Krijuesit. Demokracia është shirk sepse cilësinë e ligjdhënies që i takon vetëm Allahut subhanehu ve teala ia jep njerëzve. Prandaj detyrë e jona është që t’i alarmojmë shoqëritë tona që të largohen nga ky lloj shirku.


Zbulimi i dyshimit: Nexhashiu

Argumentimi me Nexhashiun, mbretin e Abisinisë, nuk është analogji e mirë për ata që tentojnë t’i lejojnë votimet dhe inkuadrimin në parti politike. Sepse Nexhashiu ishte mbreti, më i larti i shtetit, nuk kishte qeverisje mbi te. Argument për këtë është rasti me kurejshitët kur erdhën që t’i kërkojnë besimtarët të cilët kishin emigruar në Abisini, ndërsa ai nuk i dorëzoi në asnjë mënyrë ndonëse të gjithë patriarkët ishin të një mendje që ai t’ua dorëzojë idhujtarëve të cilët i kërkonin besimtarët. Nexhashiu nuk i morri parasysh kërkesat e tyre por përkundrazi u tha besimtarëve se ishin të lirë në vendin e tij. Ndërsa ministrat dhe deputetët e ditëve tona nuk e kanë këtë mundësi sepse ata detyrimisht duhet t’u nënshtrohen ligjeve të tagutit sepse përkundrazi ata mund të paditen në gjyq apo të përjashtohen nga institucionet në të cilat janë.
Nexhashiu e pranoi Islamin duke qenë mbret ndërsa kanditatët për ministra dhe deputet dëshirojnë t’i kenë këta poste dhe nxisin popullin që t’i zgjedhin ata të jenë përfaqësues të qeverive të tagutit, duke e pasur të qartë në Kur’anin fisnik se ligjëdhënia i takon vetëm Allahut subhanehu ve teala.
Nuk ka ndonjë argument të vërtet dhe të qartë që pohon se Nexhashiu ka kundërshtuar ndonjë urdhër, i cili ka ardhur nga Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem. Kurse ata që inkuadrohen në parti politike kundërshtojnë me dhjetëra urdhra të Allahut dhe Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem.
Argumentimi me analogjinë e Nexhashiut bie ndesh me tekste të qarta nga sheriati.. Argumentimi me rastin e Nexhashiut është prej argumenteve të paqarta ndërkohë kur kemi me dhjetëra argumente të qarta nga libri i Allahut subhanehu ve teala dhe Sunneti i Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem të cilët tregojnë për kufrin e të gjykuarit me ligj tjetër pos ligjit të Allahut subhanehu ve teala.
Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentimin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes” (Ai Imran 7)
Zbulimet e dyshimeve tjera mund t’i gjeni te libri “Realiteti i zgjedhjeve demokratike”

Cilit grupacion i takon shejhul Islam Ibën Tejmije?

Shejhul Islam i pyetur për tatarët e kohës së tij të cilët kanë gjykuar me ligjin e Allahut po njëkohësisht edhe me ligje tjera pos ligjeve të Allahut, thotë:
“Nëse ka kush I lufton këta (tatarët) në mënyrë të plotë, kjo është vepër më e mirë për ta kënaqur Allahun, të ngritet fjala e Tij, të zbatohet feja e Tij dhe të respektohet I Dërguari I Tij. Por nëse ata që I luftojnë (tatarët) janë mëkatarë, kanë qëllime të këqija, I luftojnë për post dhe e teprojnë në disa çështje kundër tyre. Në këtë rast lënia e luftës bashkë me këta mëkatarë do të ishte më e keqe për fenë se sa lufta bashkë me ata kundër tatarëve. Luftimi (I tatarëve) në këtë mënyrë është vaxhib, për të larguar të keqen më të madhe, duke e vepruar të keqen më të vogël.” Sipas Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, lufta me mëkatarët dhe zullumqarët kundër tatarëve të cilët nuk kanë gjykuar tërësisht me ligjin e Allahut subhanehu ve teala është e keqe më e vogël se sa mosluftimi I tatarëve.
Në fund shejhul Islam Ibën Tejimije, Allahu e mëshiroftë thotë:
“Kjo është mënyra e njerëzve të mirë nga umeti, në kohën tonë dhe më herët. Kjo është rruga mesatare, mes formës së harurive (havarixhëve) dhe të ngjajshmëve që ecin pas rrugës së devotshmërisë së prishur si rezultat I diturisë së paktë dhe formës së murxhive dhe të ngjajshmëve që ecin pas rrugës së kryetarëve në mënyrë të përgjithshme edhe nëse nuk janë të mirë. (Mexhmuul – Fetava 28/502)
Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: “Tatarët dhe të ngjajshmit me ata janë më të larguar nga Sheriati Islam se sa ata që nuk e dhanë zekatin dhe se havarixhët e Taifit të cilët nuk u ndalën nga kamata. Kush dyshon në luftimin e tyre, ai është prej njerëzve më injorant në fenë islame. Ngase luftimi I tyre është obligim edhe nëse në mesin e tyre ka të detyruar me dhunë, kjo sipas pajtimit të të gjithë muslimanëve. “Mexhmuul – Fetava” (547/28)
Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë në “Mexhmuul – Fetava” (476/14) thotë: “Me të vërtet në shirkun, të folurit për Allahun pa dituri, amoraliteti I dukshëm dhe I fsheht nuk ka diç të dobishme (nuk ka interes të përgjithshëm as të veçant)”
Poashtu në Mexhmuul – Fetava (476/14) shejhul Islam Ibën Tejmije thotë:
“Ajo që është e ndaluar për çdonjërin në çdo rast dhe se nuk lejohet prej saj diçka janë: amoraliteti, zullumi, shirku dhe të flasësh për Allahun pa dituri”


Votimet, mes urtësisë së dijetarëve dhe epshit të epsharakëve

Në vijim I kemi shkruar disa fetva të dijetarit të njohur, shejh Gunejman
Pytja e parë
U është e njohur juve ajo me çka janë sprovuar shumë prej vendeve. Me kuvende parlamentare të cilët i japin të drejtën e ligjëdhënies në përgjithësi, kjo e cila nuk i takon vetëm se Allahut, ia japin këtë popullit. Pra, ligjdhënia në këto kuvende është lidhur për antarët e udhëheqjes ligjdhënëse. Këto antar, çdonjëri prej këtyre konsiderohet si ligjdhënës, ai ka të drejt ligjdhënëse në përgjithësi. Ai ka të drejt të propozon kanune. Ky lloj i ligjeve përfshin atë ligjvënie administrative dhe ligjvënie fetare dhe të sheriatit.
Për çdo çështje të sheriatit (fetare) për të cilën ka gjykuar Allahu, ky kuvend ka të drejt të përgjithshëm në nxjerrjen e ligjeve apo në refuzimin apo pranimin e ligjeve të sheriatit. Ato pra me këtë çështje mund të ndërrojnë ligjet….
Nëse këto kuvende janë në këtë mënyrë që përmendëm dhe kjo është e përmendur tekstualisht në kushtetutën e tyre apo kundër tyre në realitet dhe adet të tyre.
Pytja këtu është :
Çfarë është dispozita e atij i cili kandidon veten për këtë udhëheqësi dhe bëhet antar prej antarëve të saj, merr formën e ligjdhënësit dhe vëndon në këtë pozitë
Pyetja e dytë
Çfarë është dispozita e njerëzve të thjeshtë të cilët votojnë për ato, apo e vëndon apo zgjedhë që ai të jetë në pozitën e ligjvënësit, ai në këtë rast ia jep cilësinë e ligjvënësit dhe kjo me anë të kësaj të kandidohet për këtë vend ?
Pytja e tretë
Synimet e mira dhe qëllimet e mira a konsiderohen në këto çështje, ku thonë disa se ato nuk veprojnë këtë vetëm se për shkak të përmisimit, që mos t’ua lënë këto pozita ithtarëve të së keqës?
Përgjigje:
Nuk ka dyshim se imani është fjalë dhe vepër dhe vepër e zemrës se këto tre janë të përmbledhura në iman.
Imani është i përbërë nga këto tre çështje. Me këto, dijetarët ehli sunnnetit e kanë definuar imanin. Nëse njëra nga këto tre mungon atëherë imani është i mangët, ai është ose në tërësi i zhdukur ose i padobishëm.
Njeriu i cili beson, e sjell imanin, pastaj vjen me një vepër e cila është në kundërshtim me këtë besim dhe me fjalën të cilën u ka thënë, ky person e prish imanin, besimin. Qëllimi i mirë nuk bën dobi. Njeriu duhet patjetër të jetë i dijshëm për atë që vepron duke zbatuar urdhërin e Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem duke ecur në rrugën e tij me të cilën i ka urdhëruar krijesat.
Dihet se Allahu i lartësuar ka veçori me të cilën është veçuar dhe se nuk lejohet që ndonjëri nga krijesat t’i përshkruan ortak. Siç është dituria mbi të fshehtën në përgjithësi. Dituria ndaj të fshehtës është prej veçorive të Allahut të lartësuar .Siç ka lajmëruar se nuk e dinë të fshehtën vetëm se Ai. Ai është I dijshëm për të fshehtën dhe të dukshmën.
Ai njeri i cili i përshkruan ortak në këtë dhe pretendon se ndonje krijesë e dinë të fshehtën ai e prish imanin e tij .
Po ashtu edhe në çështjen e ligjvënënies dhe gjykimit. Vetëm Allahut një i takon gjykimi Këtu për gjykim e ka për qëllim gjykimin tek krijesat e tij.
Mu për këtë janë pajtuar dijetarët se sheriati është ajo që Allahu e ka vendosur si ligj ajo me të cilën ka ardhur I Dërguari i Allahut nga Allahu. Nuk lejohet që njeriu ta adhuron Allahun me diçka për të cilën nuk ka ardhur Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem.
Sheriati është dispozitë e përgjithshme për të gjithë robërit duke e vepruar ate si afrim dhe adhurim tek Allahu.
Po ashtu edhe çështja e arbitrimit duhet që arbitrimi të jetë tek Allahu, pra tek libri I Tij dhe tek Sunneti i Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem
Kush arbitrohet në diç tjetër pos librit të Allahut dhe Sunnetit të Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem, ky vetëm se u ka arbitruar tek jo sheriati. Kjo është prej arbitrimit tek taguti dhe kush mohon tagutin dhe i beson Allahut vetëm se është kapur për litarin më të fortë.
Tagut është çdo vepër që e prish sheriatin e Allahut apo pengon nga zbatimi i sheriatit të Allahut. Qoftë kjo një kuptim prej kupimeve abstrake, apo njeri i cili thërret që të adhurohet ai vet, apo të adhurohet dikush tjetër, apo thërret që të braktiset libri i Allahut, të hedhet ai apo të zëvendësohet me ligje të nxjerrura nga njerëzit.
Mirëpo kush është prej kokave të tagutit. Tagutët janë të shumt. Ibën Kajimi e definon tagutin me fjalën e tij “çdo gjë me të cilën robi e kalon kufirin prej të adhuruarve, të pasuarve apo të respektuarve. Pra, këto tre sende i bëri tagutë: të adhuruar, të pasuar, të respektuar jashtë sheriatit të Allahut. Sa i përket fjalës së tij, çdo gjë me të cilën robi e kalon kufirin, dihet se robër janë të gjithë krijesa të Allahut, ndërsa robi zbaton urdhërin e zotriut të tij. Pason fjalën dhe sheriatit e tij dhe sa ai nuk është i barabart me Zotin, nuk shtyhet me Zotin në ligjdhënien dhe në gjykim mes njerëzve. Nëse ai e merr pozitën ai shtyhet, ai është në pozitën e Faraonit dhe të tjerëve prej tagutëve të mëdhenj të cilët thërrasin në adhurimin e vetes, apo që të adhurohet dikush tjetër pos Allahut. Kjo çështje është e qartë nga libri i Allahut, nga jetëpërshkrimi i Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem dhe nga shpjegimi i dijetarëve.
                        

Njerëzit kanë nevojë shumë që të sqarohen këto. T’i njohin këto. Për këtë ai i cili e merr një krijesë nga njerëzit duke e vendosur, duke e zgjedhur, apo duke thënë: “ky është në vendin tim”, apo se “ky është si ligjdhënës të ligjeve tek të cilat ligje do të arbitrohen dhe do t’i zgjedhë problemet mes njerëzve dhe kështu të ngjajshme sikur kjo”. Ky person ka vepruar një negacion të imanit, ky duhet që të kthehet nga kjo dhe të pendohet që mos të bjen në shirk, i cili është mëkat i madh prej mëkateve. Nga Allahu kërkojmë që të na mbron që të gjithve nga shirku …
Pyetja:
Disa thojnë vepra e tij nuk ka qëllim të keq pra ai nuk është kandiduar që të jetë ligjëdhënës sikur Allahu, por që të përmirëson dhe mos t’ua lë ato vende njerëzve të këqinj, me qëllime të këqija. Këtu qëllime I keq a është ai I cili e përcakton kufrin e ligjdhënësit apo kjo është shtojcë në kufër dhe qëllimet e mira a mirren parasysh në këto çështje?
Përgjigje
Kur njeriu vepron një vepër e cila është në kundërshtim me sheriatin këtu qëllimi i mirë i tij nuk i bënë dobi. Ai i cili thotë se “unë e kam qëllimin e mirë”, ky në esencë e ka kuptuar se do të jetë ortak i Allahut në gjykim, kjo është në kundërshtim me librin e Allahut dhe gjykimin e Tij.
Gjykimi nuk i takon askujt vetëm se Allahut.
Qëllimi i cili u përmend në të vërtetë i bën dobi njeriut apo i bën dëm kur ajo vepër në esencë është e ligjshme, pra qëllimi këtu mund të jetë i ngjajshëmë.
Njeriu ka mundësi të ketë për qëllim disa punë të kësaj bote apo të tjera siç është xhihadi, apo kërkimi i diturisë, ai mëson që ta njohë dispozitën e Allahut dhe ta ndjekë atë, ta njohë urdhrin e Allahut dhe ta zbaton atë. Kemi njerëz që kërkojnë dituri për të marrë ndonjë pozitë, apo ndonjë qëllim tjetër të kësaj bote, apo ndonjë post tek njerëzit dhe kështu të ngjashme.
Pra, qëllimi këtu ndryshon, ngase esenca e kërkimit të diturisë është obligim dhe e ligjshme. Sa i përket vendosjes së njeriut si ligjdhënës që ta merr pozitën e ligjdhënësit, kjo në esencë është e ndaluar dhe këtu qëllimi nuk ndikon
Pyetje:
Ajo që u kuptua nga fjalët tua, se ai i cili bën këtë duke e patur qëllimin e mirë, që mos t’i bëhet Krijuesit ortak nga ndonjë krijesë, ky qëllim i tij nuk i bënë dobi
Përgjigje:
Po pra, nëse ai e dinë se është kandiduar që të jetë ligjdhënës dhe e dinë se vetëm ligji i Allahut ka të drejtë. Nëse ai thotë ”unë dua të hy që mos ua lë vendin të prishurve, do ta zgjedh këtë njeri”, kjo nuk i bënë dobi, ngase zgjedhja në esencë nuk lejohet dhe se qëllimi bënë dobi kur vepra në esencë është e lejuar. Siç ka ardhur në hadith kur iu përmend një njeri i cili ka bërë hixhret që të martohet, ai tha: ”me të vërtet veprat janë sipas qëllimit, çdo personi i takon ajo që ka pasur për qëllim. Ai i cili bënë hixhret për Allahun dhe të Dërguarin e tij, ai e ka shpërblimin tek Allahu dhe I dërguari I Tij. Kush bën hixhret për këtë botë që e fiton apo ndonjë grua ta marton, ai hixhretin e ka bërë për atë që e ka bërë….
Pra, qëllimi ndryshon kur çështja është e ligjshme mirëpo kur vepra është e paligjshme qëllimi për të keq atëherë është shtojcë në mëkat. Kur bën me qëllim të mirë kjo nuk I bënë dobi, ky qëllim…
Pyetje:
A e keni për qëllim se nijeti nuk bën dobi në haram në përgjithësi apo vetëm në çështjen e shirkut?
Përgjigje:
Harami në përgjithësi, kur e dimë se një njeri ka hyrë në një haram e cila në origjinë nuk është e ligjshme, në këtë rast njeriu i cili e merr këtë post është në kundërshtim me librin e Allahut. Ai nëse thotë se nijetin e ka të mirë, kjo nuk i bën dobi. Ngase në origjinë zgjedhja e këtij kandidati nuk lejohet, por ai ka rënë një prej negacioneve të imanit…
Pyetje:
Çfarë është këshilla e juaj për njerëzit në përgjithësi të cilët i kanë kandiduar dhe i zgjedhin ligjdhënës?
Përgjigje:
Këshilla ime është që njeriu të kapet për fenë e tij, ai duhet të kapet për Teuhidin e Allahut, ta adhuron Atë. Kur ai bien në gabim të këtillë duhet të pendohet të kërkon falje, të ripërtërin imanin e tij, ngase bota e tij nuk i bën dobi hiç. Nëse ai vendos ligjdhënës që të gjykon mes njerëzve, duke e ditur ai se gjykimi i Allahut apo sheriati i Allahut ekziston, e lë atë, i merr mendimet e njerëzve apo të kanuneve të vendosura nga njerëzit të cilët vijnë nga tokat e kafirave dhe vendeve të tjera. Kjo nuk lejohet të mos dihet. Muslimani nuk guxon që mos ta dinë këtë çështje ngase kjo është në kundërshtim me sheriatin me të cilin ka ardhur I dërguari I Allahut. Allahu subhanehu ve teala ka thënë:
A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: ‘Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan’
“Ata janë që Allahu i mallkoi, e atë që e mallkon Allahu, për të nuk ka ndihmëtarë.” (En – Nisa 51,52)
Njeriu duhet që të largohet nga këto punë duke u penduar, ta ripërtrijë fenë e tij, nëse bjen në një negacion prej negacioneve. Pra, nëse e vendos një krijesë të jetë ligjdhënës tek njerëzit, të pasohet ligji i tij, të mos pasohet ligji i Allahut, kjo është prej kufrit të qart…
Pyetje:
Ti o shejh përsërite duke thënë “nëse bën ligjdhënie” disa njerëz mendojnë nëse ai hynë duke mos pasur për qëllim të bën ligjdhënie, në këtë rast nuk bënë kufër, por ky nijet a i sjell dobi?
Përgjigje:
Nëse ai hynë në atë qeveri e cila ka ligjdhënie apo kanune, ai patjetër duhet jetë kënaqur me këtë çështje, ndërsa të kënaqurit me ligje tjera pos ligjeve të Allahut kjo është prej kufrit. Nëse ai p.sh. vendos veten si ligjëdhënës, atëherë kjo nuk është kufër i thjesht, por ky është prej kokave të tagutëve, ngase tagutët janë të shumtë. Mirëpo ky është prej kokave të tyre ngase ai e bën gjykimin për të e jo për Allahun…
Apo mos vallë edhe shejh Gunejmani është “i vogël në dije”?! Shejh Gunejmani është ligjërues në xhaminë e Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem, në Medine.
I është parashtruar Sektorit të dijetarëve të Arabisë Saudite kjo pyetje:
Fetva nr. 1674
Pyetje:
Çfarë është hukmi I Islamit për partitë dhe a lejohen partitë në Islam siç janë partitë “Hizbu tahrir” dhe “Ihvanul muslimin”?
Përgjigje:
Nuk lejohet që muslimanët të përçahen në parti në fenë e tyre duke mallkuar, sulmuar njëri – tjetrin, sepse përçarja është nga çështja që ka ndaluar Allahu subhanehu ve teala dhe e ka nënçmuar atë që e ka shpikur këtë apo I ka pasuar të përçarit dhe u ka premtuar dënim të madh.
Allahu subhanehu ve teala dhe i Dërguari i Tij janë distancuar nga ai që vepron kështu.
Allahu subhanehu ve teala thotë:
Dhe kapuni që të gjithë për litarin e Allahut e mos u përçani… deri te fjala e Allahut “… dhe mos u bëni si ata që u përçan dhe u kundërshtuan pasi që u erdhën argumentet dhe ata kanë dënim të madh.”
Përgjigjja është dhënë negative për partitë që kanë sufikse dhe prefikse islame po si do të ishte përgjigjja për partitë sekulariste siç janë partitë në trojet ballkanike?
Edhe vet nënkryetarja e BDI – së në një press-konferencë pati deklaruar se paria e saj është parti sekulariste.

Pyetje:
A I lejohet – ndalohet muslimanit të merr pjesë me krishterin në procese politike dhe shoqërore?
Përgjigje:
Lejohet shoqërimi i muslimanit me krishterin në gjërat që nuk janë në kundërshtim me Islamin.

Pyetje:
Na shpjegoni për disa muslimanë që betohen në Allahun subhanehu ve teala për mbrojtjen e kushtetutave shpikëse që vijnë në kundërshtim me Sheriatin, a është kjo vepër haram? Pasi që në disa parlamente betohet deputeti pas zgjedhjeve për mbrojtjen e kushtetutës.

Përgjigjje:
Nuk lejohet kjo edhe sikur mos të betohet, e s’ka dyshim se nëse betohet mëkati është edhe më i madh.
Abdul – Aziz bin Baz
Abdurrezak Afifi
Abdullah ibën Gadejan
Abdullah ibën Kauud

Sa I përket fetvasë së shejh Albanit, ai fetvanë e ka dhënë për në Algjeri e jo për në Maqedoni. Ndërsa ti e dinë shumë mirë se një fetva që vlen për një vend nuk donë të thotë se vlen edhe në vend tjetër. Ndërsa unë po të shkruaj shkurtimisht se pse nuk vlen fetvaja e shejh Albanit për vendin tonë.
Ata fetvanë e kanë dhënë për parti islame ndërsa partitë e vendeve tona janë sekulariste, numri i votuesve që kanë votuar për këta parti ka arritur 80 % - shin ndërsa partitë e vendeve tona nuk e arrijnë as 10 % - shin, qëllimi i partive ku janë dhënë fetvat ka qenë se nëpërmjet atyre ata ta marrin pushtetin dhe ta instalojnë Sheriatin, ndërsa partitë e vendeve tona e luftojnë Sheriatin. Dhe krejt në fund a nuk kemi marr mësim nga këta vende se si kanë pësuar nga kjo politikë. Përkujtoje vetëm rastin e Algjerisë! Ndërsa sa i përket shejh Makdesit, ai pse nuk i bën tekfir votuesit nuk d.t.th. se e lejon procesin e votimit. Sa i përket çështjes së Kardavit, a pajtohesh me fetvat e tij, a pajtohesh me thëniet e shejh Albanit dhe shejh Ibën Uthejminit lidhur me te. Dhe në fund të këshillojë që ta kesh frikëAllahun dhe të mos bësh lajka dhe hile me fetvat e dijetarëve.


Gabimet që ndodhin në këtë proces dhe komenti i ajetit 140 të sures “Nisa”

Prej gabimeve të cilat I ka numëruar dhe komentuar gjatë kësaj veprimtarie është edhe dijetari I njohur nga Egjipti, Muhamed Kutub. Ai në librin e tij “Vakiunal Muasir” ndër të tjera thotë:
“Gabimi I parë është gabimi në akide. Si ka mundësi t’i lejohet besimtarit, të cilin feja e tij e urdhëron që të arbitrohet vetëm tek Sheriati i Allahute jo te ligjet tjera? Të cilit i thotë feja e tij se çdo gjykim tjetër pos gjykimit të Allahut është gjykim i xhahilijetit, nuk lejohet të pranohet, as të kënaqesh me të, as të marrish pjesë në të. Si mund t’i lejohet atij të merr pjesë në një kuvend ku vëndohen ligje jashtë asaj që ka zbritur Allahu, ku ai shfaq kënaqësin e tij në mënyrë veprore, gjatë çdo rasti sepse ai refuzon arbitrimin sipas sheriatit të Allahut.
E mos të flasim për betimin të cilin e jep se denjësisht do ta ruan kushtetutën nga të cilat dalin ligjet.
Allahu subhanehu ve teala thotë:
Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe ju do të jeni si ata. Allahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në xhehenem.” (En – Nisa 140)
Fjalët e tyre të përhershme janë në kundërshtim me sheriatin e Allahut, ata nuk kanë fjalë tjera që njeriu të pret të mbarojnë e të kalojnë në temë tjetër...si është puna nëse ai ulet me ata?
Gabimi i dytë është mosqartësimi i kësaj çështje ndaj masës së gjërë. Ne i themi masës së gjërë, gjatë çdo rasti se gjykimi me ligj tjetër pos ligjit të Allahut është i kot. E pastaj marrim pjesë në atë që i kemi thirrur njerëzit që të largohen, si është rezultati ynë!

Për ajetin e lartëshënuar të sures Nisa:
Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe ju do të jeni si ata. Allahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në xhehenem.” (En – Nisa 140)
Sulejman bin Abdila Ali Shejh thotë:
“Kuptimi I këtij ajeti është ashtu siç lexohet nga jashtë, që njeriu kur të dëgjon se bëhet kufër me ajetet e Allahut, bëhet tallje me ato, e njeriu ulet me ata kafira që tallen, duke mos pasur dhunë, duke mos refuzuar, duke mos u larguar nga ata deri sa të kalojnë në temë tjetër, ky njeri është kafir sikurse ata edhe nëse nuk vepron veprën e tyre ngase kjo d.t.th.se ai kënaqet me këtë, ndërsa të kënaqurit me kufrin është kufër.” (“Mexhmuatu Teuhid” fq. 48)
Imam Kurtubiu rreth këtij ajeti thotë:
ju do të jeni si ata’, kush nuk largohet nga ata, vetëm se është pajtuar me ata. Pajtimi me kufrin është kufër. Çdonjëri I cili ulet në një kuvend të mëkatit, ai është I njëjtë në mëkat.” (“Xhami” 418/5)
Shejh Sheukani në fjalën e Allahut: ju do të jeni si atathotë:
“Nëse ju nuk I ndalni atëherë ju jeni të njëjtë në kufër.” (“Tefsir Sheukani” 527/1)
Askund më tepër se në parlamentet demokratike nuk bëhet tallje dhe nëpërkëmbje me Librin e Allahut subhanehu ve teala.
E si është halli I atyre që ditë e natë punojnë që të marrin pjesë në kësi tubime e kuvende. Si është halli I atyre që ua mundësojnë pjesmarrjen në këta tubime e kuvende? E si është halli I atyre që I nxisin në veprime të tilla?

Dëmi nga inkuadrimi në parti politike dhe nga zgjedhjet demokratike

Dëmin në inkuadrim në parti politike më mirë praktikisht e ka vërtetuar rasti i bastisjes së shtëpis botuese ”Nun” (drejtor i së cilës është autori i shkrimit ”Votimet...”), shoqatës humanitare ”Bamirësia”, studios ”D&K” dhe shtëpinë e drejtorit të sh.h. ”Bamirësia” nga ana e policisë maqedonase më 8 Maj 2008 për akuza të ndryshme. Gjatë bastisjes këtyre shoqatave iu janë konfiskuar 20 kompjutorë , disa hard disqe dhe materiale tjera. E gjithë kjo bastisje sipas autorit të shkrimit ”Votimiet...” është bërë ”me prapavijë politike, e sidomos duke pas parasysh se sipas kampusit politik na d.t.th. bashkpunojmë me patinë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe mendojmë se edhe kjo ka, një pikë të rëndësishme në gjthë këtë bastisje” (deklaratë dhënë televizionit ”Alsat”, e enjte 8 Maj 2008 ). Deklaratat e tij dhënë për mediat në Maqedoni meritojnë vëmendje dhe analiza më të hollësishme, por këtë do ta lëmë për ndonjë rast tjetër.
Në një reagim me titull “Këshillë vëllezërore atyreve që marin përsipër organizim të
seminareve me titull ‘dialog mes civilizimeve’" që i shkruan autori i shkrimit “Votimet...” drejtorit të shtëpisë botuese ”Logos – A” ndër të tjera i shkruan:”Ne si musliman jemi të obliguar t’ua paraqesim tjerëve Islamin, tu bëjmë dave e asesi të miremi vesh me ta dhe të bëjmë kompromis në principet tona fetare. Përndryshe si do të komentohej urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Ne si musliman jemi të urdhëruar të thërrasim në të mirë dhe ndalojmë nga e keqja kurse e keqja më e madhe është shikru dhe kufri, nëse ne nuk mundohemi t'i largojmë këto gjëra atëherë parashtrohet pyetja se sa kemi iman në zemrën tonë, siç tregon hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”



Ai në vijim shkruan: Në vazhdim do të paraqes shkurtimisht disa pika, të cilat janë dukuri të miqësimit të kafirave, gjë që është e ndaluar dhe shumë herë dërgon në kufër, të nxjerura shkurtimisht nga libri: "El-Velau vel-Berau fil-Islam", fq. 230-247.

3- Besimi i disa gjërave të tyre ose arbitrimi në ligjet e tyre përpos të All-llahut [subhanehu ve teala]
...
14- Pjesmarja në parti laike, nacionaliste dhe masonerike.”
Apo mos vallë atëherë kur e ke shkruar këtë reagim ke qenë ”i vogël në dije”?!
Edhe unë po të pyes ashtu siç e ke pyetur ti drejtorin e shtëpisë botuese ”Logos – A” :”A e kemi harruar shkakun e zbritjes së sures El-Kafirun, ”
Dëmet nga inkuadrimi në partitë politike janë të shumta. Po t’i shkruaja të gjitha ata do të behesha i bezdisshëm sepse do t’ju merrja shumë kohë. Prandaj në pika të shkurta do të mundohem që sa më shkurt t’i përmendi vetëm ata më të rëndësishmet.
Nuk është mirë të inkuadrohemi në parti politke sekulariste sepse përçajmë muslimanët
Muslimanët edhe ashtu janë shumë të përçarë, po qe se do të përçaheshin edhe në baza partiake atëherë dy muslimanë bashk s’do mund t’i bënim. Prandaj nuk është mirë të përçahemi në partia sepse Allahu subhanehu ve teala na urdhëron:
Të gjithë ju kapuni për litarin e Allahut e mos u përçani.
Përçarja pra duhet të bëhet vetëm për hir të Allahut, për kapjen për litarin e Allahut e jo për parti politike.
Dëm tjetër nga inkuadrimi në parti politike është edhe pengesat në davet (thirrjen islame)
Ata që votojnë për partinë kundërshtare është rëndë t’u bëhet davet sepse menjëherë të etiketon si i partisë tjetër dhe fillon shfaqja e urrejtjes partiake prandaj edhe është shumë rëndë t’u afrohemi këtyre njerëzve e aq më tepër t’u bëjmë thirrje në rrugë të Allahut.
Shkaktim të pasivitetit dhe përtacisë te muslimanët gjatë procesit të studimit
Ata që janë të inkuadruar në parti politike nuk kujdesen fort për kualitetet e tyre profesionale sepse shpresojnë që me ardhjen në pushtet të partisë së tyre ata mund ta gjejnë një vend të mirë pune.
Pabarazia profesionale
Ky dëm është i lidhur ngusht me dëmin e sipërpërmendur. Ata që janë të përgatitur mirë profesionalisht dhe që nuk janë të anëtarësuar nëpër parti politike i masin rrugët sepse vendet të cilat i kanë merituar ata ua kanë zënë sharlatanët partiak.
(Kinse)Pengimi i përkohshëm i të keqes
Qeverisja në sistemet pluraliste (shumëpartiake) është e përkohshme respsektivisht zgjat disa vjet e pastaj mund ta humb qeverisjen partia në pushtet po qe se nuk i fiton zgjedhjet. Prandaj nuk duhet ta lakmojmë këtë përparësi të përkohshme sepse kur të vjen në pushtet partia kundërshtare mund të na hakmerret dhe ta pezullon veprimtarinë tonë.










Dilema

Nga këndvështrimi islam të gjitha partitë që kanë për synim gjykimin me ligj tjetër pos ligjit të Allahut subhanehu ve teala janë parti të kufrit dhe shirkut. Mirëpo nga aspekti sociologjik ata mund të dallohen. Njëra më tepër jep liri fetare se sa të tjerat, më tepër ndihmon fenë e Allahut, e kështu me rradhë. Këto mbase janë edhe argumentet e autorit të ”Votimet…” kur tërë kohën thotë që të zgjedhet e keqja më e vogël nga dy të këqijat.

Edhe pse unë i them se kjo rregull në Islam, kur është në pyetje kufri dhe shirku, vlen atëherë kur ushtrohet dhunë, megjithatë mirë do të ishte të shërbehemi me vokabularin e tij dhe për pak çastesh ta analizojmë logjikën e tij ”largpamëse”.
Mirë be hoxhë do të thoshin disa po cila është e keqja më e vogël?
Atëherë edhe do të fillonte debati i zjarrtë mes simpatizantëve të partive rivale.
Disa do të thonin se gjatë qeverisjes së kësaj partie kishim liri më të madhe fetare, të tjerët do të thonin se gjatë qeverisjes së kësaj partie u instalua nëpër shkolla mësim – besimi. Kjo parti po ndihmon në ndërtimin e xhamive, kjo parti ka orientim marksist – leninist.... dikush mund të vjen e ta citon kryeredaktorin e kësaj ”reviste” ku shkruan:
” "Mjaft me kisha dhe xhamia", pas disa sekondave: "Mjaft me xhamia", pak më vonë: "...nëse është patjetër, atëherë t'i kthehemi rrënjëve të vërteta, kishave katolike shqiptare...".Kështu shprehej zonjusha Ermira Mehmeti, të dielën e kaluar në emisionin "Piramida".”
”Sepse, fjalë të ngjashme me këto, po dëgjojmë edhe nga anëtarë tjerë të asaj partie.”
Të tjerë mund të citojnë kërcënime të ndryshme të funksionarëve të partisë oponente...dhe po mundem të përfytyrojë se si do të përfundonte ky debat – me ngritje zërash, ofendimesh e mbase edhe me shpulla e grushta.
Dilemë e madhe është kjo e posaçërisht për ata që janë emocionalisht të lidhur për ndonjë parti, apo kanë interes nga ndonjëra parti, apo dikush ka vëllain, kusheririn, dajën... anëtarë në njërën nga këta parti. E pastaj vijnë e lansojnë lloj – lloj ”argumentesh” se partia që ai preferon është e ”keqja më e vogël nga dy të kqijat”.
Si ta zgjedhim këtë dilemë?





Përfundim

Dhe në fund të këshillojë t’i frikësohesh Allahut dhe të pendohesh. Të heqësh dorë nga mendimet që ke sepse ata janë të bazuara në argumente të paqarta (muteshabih), ndërkohë që në këtë temë ka shumë argumente të qarta, disa nga të cilat shumë shkurtimisht i përmenda në këtë shkrim.
Të këshillojë që të jesh i drejtë dhe mos t’i shtrembërosh fetvat e dijetarëve, sepse nuk është mirë fillimisht për ty e pastaj duhesh ta dish se këta dijetarë, të cilët e kanë kaluar tërë jetën e tyre në shërbim të diturisë islame, nuk meritojnë t’u shtrembërohen fjalët e tyre. Nuk është mirë as për xhematin tënd sepse i fut në ujra të turbullt.
Shpresojë që këta argumente të ekspozuara në këtë shkrim do të nxisin që edhe njëherë t’u kthehesh fetvave të disa dijeatrëve që i ke përmendur në shkrimin tënd dhe me më tepër vëmendje dhe pa paragjykime t’i studiosh. T’i studiosh edhe argumentet në këtë shkrim.

E imja është vetëm ta tërhoqi vëmendjen dhe të këshillojë.
Aty ku ia kam qëlluar është prej Allahut ndërsa aty ku kam gabuar është prej meje dhe shejtanit.
O Allah mundësoma ta kuptoj të vërtetën si të vërtet dhe udhëzomë në të, ndërsa të kotën si të kotë dhe më largo prej saj!
Ndërsa lutja ime e fundit është: Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të Gjithësisë!