Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Konspekti i një libri që pretendoi se avancoi mbi A. Ajnshtajni, Stephen W.Hawking: "Një histori e shkurtër e kohës

Duke qënë shqiptarë në thelbin biologjiko - shoqëror dhe duke pasur mbi kokë një pushtet të mbështetur mbi antishqiptarizmin është e kuptueshme që në vazhdimin e kohës do të ndeshemi me të panjohura që bota intelektuale jashtëshqiptare ka shumë e shumë vite që i njeh. Padija e jonë e ka një shpjegim teoriko - praktik dhe faji është i yni, pasi populli e meriton qeverinë. Por çfarë mund të themi për njerëzimin që ka 2500 vjet që gënjen veten me teorira që tentojnë të zgjidhin të panjohurat, por që e thellojnë edhe më tepër këtë të panjohur. Fjala është për një teori të vjetër sa qytetërimi grek klasik i cili për herë të parë dhe të fundit përcaktoi rrugën e zhvillimit të shkencës botërore pa e kthyer asnjëherë kokën prapa për të parë ndonjë gabim të mundëshëm të kësaj rruge. Merita e filozofisë klasike greke ka pamjen e pakundërshtueshme të hapjes së syve të njerëzimit, por ajo mbart mbi vete edhe gabimin e pafalshëm të mos zgjidhjes së një problemi të "vockël" të shkencës nga i cili përfitoi doktrina e krishterimit të hershëm duke shpikur monoteizmin konform mënyrës së drejtimit politik të perandorisë më të madhe të njerëzimit. Prej 2500 vjetësh vazhdon beteja a pazgjidhur e sundimit të ndryshueshmes mbi kostanten natyrore dhe vetëm krishterimi doktrinar ka arritur ta thotë një fjalë edhe pse nuk ka arritur asnjëherë ta vërtetojë praktikisht pretendimin e tij. Por distanca kohore prej 2500 vjetësh përmban brënda betejën vigane të njerëzimit në fushën e filozofisë dhe të fizikës për të zbuluar të panjohurën thelbësore të natyrës. Veçohet Albert Ajnshtajni me dy teoritë e tij mbi relativitetin dhe interpretuesit e tij përgjatë shekullit të XX-të. Libri në fjalë i përket njërit prej tyre me pretendimin e parakalimit të ideve ajnshtajniane edhe pse Ne teorinë e relativitetit e kemi konsideruar një teori me ngjyra të dështuara. Le të shikojmë përmasën e interpretimit të teorisë së Ajshtajnit nga Stephen W. Hawking në librin: Një histori e shkurtër e kohës.
Konkluzionet mbi këtë libër nuk mund të jenë të sakta në qoftë se arsimimi yt është i të njëjtës shkollë. Forma e botëkuptimit është ajo që i jep formë edhe oponencës së këtij libri, që gjithsesi nuk mund të përfshihet në filozofinë materialiste, të cilët, filozofët, autori i konsideron si shkaktarët e dështimit të shkencës edhe pse vetë shpesh herë i merr gjërat brënda kuadrit filozofik. Në fakt kontradiksionet me pikëpamjet e autorit ne i shohim në funksion të dialektikës së natyrës sipas raportit kohor - hapsinor; kështu që ato duhet të konsiderohen të paragjykuara nga ky raport dhe nga kjo dialektikë. Ne muarëm nga ky libër pikërisht ato pika që kontraktohen me këtë raport dhe me dialektikën hegeliane: 
Sipas autorit: 
1-    faqe 23 - Ne duhet ta pranojmë se koha nuk është e ndarë plotësisht dhe nuk është e pavarur nga hapësira, por është e gërshetuar me të për të formuar një objet të quajtur hapësirë - kohë.
Që këtu kemi të bëjmë me një mendim të kulluar filozofik as që duhet vënë në diskutim, por vështirësia qëndron në përcaktimin e llojit të filozofisë. Fakti që autori përdor nocionin: plotësisht në funksion të fjalës mohuese nuk për të krijuar lidhjen e kohës me hapësirën duhet të tregojë se ai nuk është konseguent në atë që thotë duke marrë me mënd për ekzistencën absolute të objektit nën okelion kohë - hapësirë (ky është idealizëm i kulluar, pasi kohë - hapësira nuk është objekt, por forma e ekzistencës së objektit). Pikëpamja është e vjetër, bile tepër e vjetër, pa na dhënë ndonjë zgjidhje të mundëshme. Çfarë është hapësirë - koha dhe çfarë përfaqëson ajo? Si e nënshtron ajo të përgjithshmen gjithësi dhe të veçantat e kësaj gjithësie? Problemi është tepër sinjifikativ dhe shkaktari më kryesor i lindjes së krishterimit doktrinar. Me qënë se filozofia materialiste nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim nuk do të thotë aspak ta lëmë mënjëanë këtë problem, pasi për ne është problemi më kryesor në filozofi (dmth nuk është raporti materie - ndërgjegje problemi themelor në filozofi) dhe pika ku janë mbështetur të gjithë filozofët e njerëzimit duke filluar nga shekulli V pa. Krish. e deri më sot për të zgjidhur atë që nuk zgjidhi mendimi filozofik grek (konstanten e pandryshueshmërisë në kohë - hapësirë të objektit). Tre njerëz tentuan ta zgjidhin këtë konstante: Hegel, Marks, Ajnshtajn; dhe autori as që ka marrë mundimin të zbulojë se ku qëndron sekreti dhe gabimi i postulatit të Ajnshtajnit mbi karakteristikat e ekzistencës së dritës. Konstantja e dritës përbën anën filozofike të postulatit dhe atë që nuk ka zbuluar akoma fizika shkencore. Në qoftë se eksperimenti e Michelson - Morley ka "vërtetuar" se shpejtësia e dritës është konstante të jeni të sigurtë se ai eksperiment është një spekullim në shkencë. Fjala konstante do të thotë i pandryshueshëm duke nënkuptuar përjetshmërinë dhe pikërisht këtë muarën për bazë filozofët e doktrinës së krishterë kur shpikën monoteizmin e krishterë: Vetëm ZOTI është i përjetshëm, të tjerët janë pjellë e Tij! Atëhere ku qëndron sekreti i kostantes së dritës dhe përse i është dashur Ajnshtajnit ky parametër? Ja pra që filozofia është e pashmangëshme për shkencën e fizikës dhe ajo nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa të; zoti Hawking le të shpresojë për të kundërtën. Konstantja e ekzistencës në natyrë duhet të tregojë për mënyrën e lindjes së formacioneve nga makro në mikrokozmos duke realizuar shpjegimin e unitetit të materies, lidhjet e ndërsjellta të këtyre formacioneve, ndikimet që ato kanë mbi njëra - tjetrën, por mbi të gjitha kjo konstante duhet të tregojë radhë kohore të lindjes dhe shpejtësitë e lëvizjeve përkatëse. Të gjitha teoritë e parapara deri më sot nga shkenca lënë për të dëshiruar në këtë drejtim.
Sipas autorit:
2-faqe 33 - Në teorinë e relativitetit nuk ka kohë absolute unike, por çdo njeri ka masën e vet personale të kohës që varet nga vëndi ku ndodhet dhe nga mënyra e lëvizjes.
Kjo pikëpamje nuk tregon vetëm idenë e autorit, por mbi të gjitha dëshirën e Ajnshtajnit për të krijuar absoluten brënda relatives, kur në fakt duhet të jetë e kundërta. Ku qëndron diferenca? Pa asnjë dyshim këtu qëndron thembra e Akilit e kësaj teorie sa revolucionare për kohën aq antirevolucionare për shkencën.
Kur flet për kohën autori ka mohuar kohën absolute, por ka shtuar fjalën unike. Kjo nuk është e njëjtë me mohimin e kohës absolute. Shprehja që thotë se koha nuk është absolute është e pakuptimtë dhe, me të drejtë autori, ka specifikuar me termin unike duke nënkuptuar se gjithëshka ka kohën e vet. Vetëm në këtë drejtim koha nuk është absolute, por kjo ka nevojë për një specifikim të mëtejshëm pasi nuk është i mjaftueshëm pranimi i kësaj përmase të kohës. Në planin individual të kohës së një ngjarjeje, apo të një objekti material, kërkush nuk mund të krijojë kohë nga hiçi. Kjo duhet pranuar pa asnjë lloj hezitimi pasi fenomenet natyrore jetojnë në marrëdhënie dhe kushtëzim reciprok. Kjo do të thotë që teoria e dy binjakëve, po të jetë e saktë, ka për detyrë të argumentojë se kush e humbet kohën kur objekti që lëviz me shpejtësi afër asaj të dritës i zgjatet jeta (dmth i ngadalësohet ecuria e kohëekzistencës). Ky është një boshllëk serioz në teorinë e relativitetit dhe, akoma më tej, boshllëku zgjerohet po të analizohet ngjarja në funksion të kohë - hapësirës. Gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe, të themi V = 0,99 C, a ndryshon hapësira e objektit që lëviz jo vetëm në planin sasior, por edhe në atë cilësor? Të gjitha këto kërkojnë një përgjigje dhe teoria e relativitetit nuk i jep dot përgjigje në atë formë që e ka zbërthyer lidhjen e masës me energjinë.
Autori pranon që çdo njeri (në të vërtetë duhet thënë ngjarje ose objekt, pasi fut në ngatërresë botën e njeriut me shkencën e fizikës) ka kohën e vet personale. Por kjo nuk është relativizëm dhe këtu duhet të kapemi për të zbuluar se çfarë qëndron prapa relativitetit kohor të të gjitha ngjarjeve të gjithësisë. Mos vallë kemi mundësi të ndërtojmë një teori që mbështetet në tjetërsimin e relativitetit ajnshtajnian duke na dhuruar absolutizmin analitik? Fakti që çdo ngjarje ka kohën e vet personale (absolutizëm) jep shpresa për ndërtimin e kësaj teorie.
Sipas autorit koha varet nga vëndi, dmth hapësira, ku ndodh ngjarja (në fakt kjo ka nevojë për një interpretim suplementar pasi në këtë formë që e ka shprehur rezulton që koha është e varur nga hapësira gjë që bie në kundërshtim me materializmin dialektik që pranon se fenomenet natyrore jetojnë në kohë dhe hapësirë pa i dhënë prioritet asnjërës) dhe nga mënyra e lëvizjes. Kjo e fundit nuk ka nevojë për intepretim, por për një mohim absolut pasi duke pranuar se koha varet nga forma e lëvizjes rezulton që lëvizja realizohet në hapësirë, por jo në kohë. Me fjalë të tjera nuk është lëvizja që përcakton kohën, por është koha ajo që përcakton formën e lëvizjes dhe përmasën e saj të shpejtësisë. Kjo duhet të jetë pika kryesore, që kërkon të ndryshohet teoria e relativitetit nga ky pozicion në atë absolut. Kjo është pak e papranueshme për fizikantin e sotëm pasi kërkon të ndryshojë përkufizimet klasike të dhënë nga teoria e relativitetit, por ne jemi partizanë të ndryshimit të çdo formulimi klasik në qoftë se ai bie në kundërshtim me realitetin materialist dhe ne pretendojmë që shkenca botërore e sotme ka harruar diçka pa zbërthyer nga mendimi klasik filozofik grek të para 2300 vjetëve. Kjo është një pikë mjaft interesante që mbështetet në një pyetje fare të thjeshtë: gjithë kjo plejadë gjigande filozofësh, shkrimtarësh e shkencëtarësh për 2300 vjet a e kanë rrugën e saktë të formulimit progresiv në përputhje me zhvillimin e racës njerëzore në Tokë? Pikërisht në këtë pikë jemi kapur për të argumentuar se jo gjithëshka është në përputhje me këtë zhvillim. Kokat njerëzore inteligjente të racës njerëzore kanë bërë një gabim serioz: nuk kanë marrë parasysh nga mendimi filozofik grek formulën dyshuese, dhe të pazgjidhur, të pandryshueshmërisë; e cila kosiston në pyetjen e thjeshtë fare: Çfarë mbetet pa ndryshuare përgjatë ndryshimit absolut të çdo fenomeni natyror? Është pika ku ne pretendojmë se jo gjithëshka është ashtu siç propogandohet dhe teoria e Ajnshtajnit ka meritën e pakundërshtueshme të ringjalljes së problemit, e cila e ka zgjidhjen në kundërshtim me teorinë e tij.
Sipas autorit:
3-faqe 33 - Ashtu sikurse nuk mund të flitet mbi ngjarjet në gjithësi pa nocionin e hapësirës dhe të kohës, po ashtu në relativitetin e përgjithshëm është e palogjikshme të flitet rreth hapësirës jashtë kufijve të gjithësisë. 
Fraza është kontradiktore në formulim. Në qoftë se pranojmë se çdo ngjarje në gjithësi zhvillohet brënda kuadrit të kohës dhe hapësirës, atëhere përse relativiteti i përgjithshëm e përjashton hapësirën jashtë kësaj gjithësie. Pikërisht në këtë pikë qëndron gabimi i materialistëve të shekullit të XIX-të. Ata nuk muarën parasysh hapësirën formuluese të gjithësisë. Pastaj autori duhet të saktësojë përmasën e nocionit gjithësi. Çfarë kupton ai me këtë nocion? Mos vallë kupton ishullin tonë lëndor dhe këtë ishull e quan gjithësi? Në këtë pikë përgjegjësia duhet të bjerë mbi përkthimin dhe në atë që nuk ka kuptuar autori i përkthimit edhe pse ai është kryetari i Akademisë së Shkencave(deri më 2007). Fjala gjithësi, sipas kuptimit tonë në lidhje me librin e autorit të mësipër, duhet të nënkuptojë ishullin tonë lëndor me kufizim maksimal metagalaktikat që largohen ndaj njëra - tjetrës. Dhe po të jetë kështu, atëhere mbetet për tu zgjidhur problemi i formimit të hapësirës së këtij ishulli në momentin e big - bengut; sepse ky big - beng nuk ka si shkak fillestar hiçin, por një formë lëvizje të panjohur të lidhur me hapësirën jashtë lëndore proçes të cilin njeriu nuk ka për ta mësuar kurrë. Por e gjitha kjo nuk mund të na pengojë që në kuadrin filozofik të ngremë hipotezën teorike mbi ekzistencën e një force fillestare që ka çuar në lindjen e bing -bengut dhe vetëm kaq. Njerëzimit nuk mund t'i interersojë më tepër ky fakt, por ai duhet të bëhet promotori i zbulimit të panjohurës me të njohurën dhe lidhjen e tyre. Këtë gjë autori ynë nuk mund ta realizojë dot përderisa e përjashton mundësinë e lidhjes së teorisë së relativitetit të përgjithshëm me hapësirën jashtë lëndore për të realizuar përcaktimin e shkakut lindës të big - bengut. Gjëja më e parëndësishme në dukje dhe interes bëhet shkaku më i parë i zgjidhjes të asaj që nuk zgjidhi dot Ajnshtajni.
Raporti relativitet i përgjithshëm - gjithësi nuk ka kuptim real dhe nuk mund të pranohet si fakt në qoftë se ne gjithësinë e nënkuptojmë të pafundme në kohë dhe hapësirë, por në qoftë se ne me fjalën gjithësi nënkuptojmë ishullin tonë lëndor, atëhere ky raport duhet konsideruar konkret, pasi përtej gjithësisë kemi të panjohurën e përjetshme e cila gjithsesi është e lidhur me kohën dhe hapësirën sipas kushtit konstant. Është pika ku shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën e saj dhe filozofia e ka futur atë në një qorrsokak prej 2500 vjetësh.
Sipas autorit:
4- faqe 46 - Meqënëse matematikanët me të vërtetë nuk mund të manipulojnë numrat infinitë, kjo do të thotë se teoria e përgjithshme e relativitetit (mbi të cilën mbështeten zgjidhjet e Friedmann-it) parashikon se në gjithësi ka një pikë ku teoria vetë shëmbet. Një pikë e tillë është një "singularitet" (pikë e posaçme). 
E keqja qëndron në manipulimin që matematikanët i bëjnë ekuacioneve me elementë të papajtueshëm në planin kohor. Nuk është i mjaftueshme përcaktimi i nocioneve në planin përgjithësues (psh fjala energji) dhe të bëhet lidhja me elementë që formojnë një familje transformuese. Kështë kur bëhet lidhja midis masës dhe energjisë duhet përcaktuar më përpara se për çfarë lloj energjie bëhet fjala pasi natyra disponon energji që nuk ka arritur dot të bëhet masë në një kohë kur energjia që çlirohet nga masa nuk arrin dot të jetë e njëjtë me energjinë e lirë. Në këtë rast mospërputhja mund të vërtetohet eksperimentalisht (në praktikë). Pastaj infiniti nuk është problem i shkencave ekzakte dhe në këtë pikë vetëm filozofia mund të thotë një fjalë.
Teoria sipas singularitetit duhet konsideruar e dështuar pasi e kufizon gjithësinë në një pikë dhe të posaçme. Është pika ku vetëm filozofia mund të flasë pasi në këtë rast ajo do të zgjidhte problemin e pikës fillestare (që nuk ekziston) dhe të posaçmes, që jo vetëm nuk ekziston por ajo mbart mbi vete rrezikshmërinë e shënjtërimit të racës njerëzore në funksion të gjithësisë. Dalëngadalë ne po futemi në problemin më kryesor të filozofisë, e cila nuk është zgjidhur prej 2500 vjetësh jo vetëm nga filozofia klasike greke, por as nga filozofia moderne materialiste dhe kjo përbën pikën ku materializmi filozofik ka dështuar seriozisht.
Sipas autorit:
5- faqe 46 - Për aq sa na përket, ngjarjet para bing-bengut mund të mos kenë ndonjë pasojë, kështu që ato nuk mund të konsiderohen si pjesë përbërëse e një modeli shkencor mbi gjithësinë. Kështu që ne duhet t'i heqim ato nga modeli dhe të themi se koha ka filluar me bing-bengun.
Përcaktimin se çfarë na përket nuk mund ta përcaktojë asnjë fizikant në historinë e njerëzimit për të gjithë kohën e ekzistencës së njeriut në Tokë. Është tjetër punë që materializmi filozofik ka dështuar në këtë drejtim, por të jeni të sigurtë që kjo nuk është e përjetshme. Idealizmi filozofik ndodhet vetëm një hap para materializmit, por ky hap ka mbi 2500 që ndodhet në këtë pozicion. Tendenca për ta shtrirë problemin kryesor të filozofisë vetëm në raportin materie - ndërgjegje është kurthi ku idealizmi e futi materializmin dhe kulmin e pati me Karl Marksin ekzistenca e të cilit argumentoi se nuk mund të vazhdohet më në atë rrugë.
Fakti që autori ynë kërkon të lidhë interesat shoqërore me pasojën e bing - bengut duhet të shërbejë si një argument për të vërtetuar se sa pak e kanë kuptuar domosdoshmërinë e materializmit filozofik në këtë fushë. Pasoja më e parë e problemit është mohimi i formës së parë të lëvizjes që ka çuar në aktin bing - beng. Është kjo formë lëvizjeje që ka përcaktuar heterogjenitetit e dinamikës së bing - bengut dhe relativitetin e zhvillimit të ishullit tonë lëndor. Kjo duhet t'i dedikohet pikërisht ngjarjeve para bing - bengut, të cilat nuk mund të njihen kurrë dhe, për këtë, nuk merren parasysh. Kjo nuk do të thotë që filozofia nuk duhet ta prek problemin, përkundrazi në këtë pikë duhet të fillojë zanafilla e formës së zhvillimit të ishullit tonë lëndor së bashku me të pesë format e lëvizjes. Filozofia është e aftë ta parakalojë të panjohurën pamvarësisht nga zgjidhja e problemit, kur shkenca ekzakte kërkon zbatimin eksperimental. Kjo nuk na pengon aspak të teorizojmë dhe të ndërtojmë modele të tjera nga ato që na ka servirur idealizmi shkencor. Shkenca e sotem duhet ta ndajë një herë e mirë të përgjithshmen nga e veçanta në funksion të materies dhe gjithësisë. Nga ana tjetër duhet saktësuar nocioni kohë në funksoni të kujt thuhet, pasi koha duke qënë e pafundme nuk mund të ketë as fillim dhe as fund, por në funksion të ishullit tonë lëndor koha e ka një fillim dhe mund të pranohet që kjo kohë ka filluar me bing - bengun; dmth koha specifike mund të merret në analizë. Në këtë pikë autori ynë ka abstraguar me qëllim spekulativ.
Sipas autorit
6- faqe 50 - Punimi ynë pati shumë kundërshtarë, pjesërisht rusë për shkak të besimit të tyre marksist mbi determinizimin shkencor, dhe pjesërisht nga ata që e ndjenin se e gjithë ideja e singularitetit ishte e neveritshme dhe e prishte bukurinë e teorisë së Einstein-it.
E gjitha kjo mvaret si kuptohet dhe sipas kategorive shkak - pasojë dhe rastësi - domosdoshmëri nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme. Që pika e fillimit të bing - bengut duhet konsideruar si një rastësi pa asnjë domethënie për materien nuk e besojmë se ka kundërshtarë dhe shkolla sovietike nuk ka pasur pse të dilte në oponencë, por hilja duhet të qëndrojë diku tjetër dhe autori ynë mundohet ta mbulojë me shumë marifet. Singulariteti i komanduar nga një forcë madhore të çon në pranimin e krijuesit imagjinar dhe këtu qëndron mospranimi i punimit të autorit tonë. Pastaj teoria e Einstein-it mund të jetë e bukur për sytë e idealistit, por materialisti fitim prurës e shikon me dyshim këtë bukuri pasi gjëja më kryesore në teorinë e Einstein-it, që i shërben njerëzimit shumë shpejt (teoria e dy binjakëve), nuk ka atë përfundim që ka pretenduar fizikanti më i madh i shekullit të XX-të. Shkolla ruse nuk ka pasur besim marksist dhe ky është një bllof që përdor autori i ynë jo vetëm nga që Marksi nuk ja ka pasur haberin determinizimit shkencor ( ky është difekti i shkencës së sotme moderne), por kryesorja duhet të qëndrojë në frymën idealiste që përçon autori në librin e tij të cilin kërkon ta bëjë të besueshme me kritikën antimarksiste (kjo e fundit është bërë një modë në shkencën e sotme dhe për të marrë titullin shkencëtar duhet hedhur poshtë Marksi me të gjithë mënyrat).
Sipas autorit:
7- faqe 51 - Kështu, në fillim të viteve 1970, ne u detyruam të ndryshojmë drejtimin e kërkimeve tona, për një njohje të gjithësisë nga teoria jonë mbi "jashtëzakonisht të madhen" në teorinë tonë mbi "jashtëzakonisht të voglën". Kjo teori e mekanikës kuantike, do të përshkruhet më tutje, përpara se t'u kthehemi përpjekjeve për të kombinuar të dy teoritë e pjesshme në një teori të vetme, në teorinë kuantike të gjithësisë.
Që autori ynë i ka marë gjërat me shpejtësi të madhe, nuk duhet vënë në dyshim, por avash - avash ne po arrijmë të kuptojmë se ku kërkon të arrijë ai në fund fare. Të ndërtohet një teori e vetme si për mikron ashtu dhe për makron e ishullit lëndor nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse të marrësh në konsideratë formën e ekzistencës së këtij ishulli dhe të pjesëve përbërëse të tij të cilët duke qënë të njëhsuar në këtë drejtim (koha dhe hapësira janë ato që realizojnë këtë njëhsim) me vlera relative midis tyre krijojnë mundësinë e ndërtimit të një teorie të re, por tepër larg asaj që pretendon autori ynë.
Pranimi i një teorie kuantike të gjithësisë (nocioni është i barasvlefshëm për ishullin tonë lëndor) do të kërkojë më përpara barazinë e kohë - hapësirës së këtyre kuanteve duke e hedhur tej përfundimisht materializmin filozofik për të nxjerrë fitimtar idealizmin. Kjo është thjeshtë një lojë letrash që nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin; Hawkingu është përfaqësuesi tipik i një shkolle të përmbysur prej shumë shekujsh përpara (që nga koha e Kopernikut), por që tani kërkon të rilindë në fushën e fizikës për të përmbysur të gjithë shkencën materialiste. 
Sipas autorit:
8- faqe 70 - Ajo (forca elektromagnetike, GH) është shumë më e fuqishme se forca gravitacionale: Forca elektromagnetike ndërmjet dy elektroneve është rreth një milion miliardë, miliardë, miliardë, miliardë herë (1 me dyzet e dy zero pas) më e madhe se forca gravitacionale. 
Ky është thjeshtë një kostatim shumë e vyer, por që shkencës nuk i ka mësuar akoma asgjë. Përcaktimi i kohë - hapësirës së gravitetit dhe asaj të forcës elektromagnetike do të tregojë se lënda nuk duhet të fillojë me gravitetin, por me elektromagnetizmin. Ky përfundim arrihet duke krahasuar dy forcat midis tyre ku diferencimi kolosal i tyre është i aftë të argumentojë se koha e lindjes së gjithseicilit është shumë e diferencuar në planin sasior. Nga ana tjetër, vetë graviteti duhet konsideruar analogu i vetë energjisë lëndore dhe këtu duhet të kapet shkenca për të përcaktuar tullën e ndërtimit të lëndës dhe prej këtej të kalohet në interpretimet e fakteve të zbuluara. Duhet të ekzistojnë formacione materiale, rreth e rrotull ishullit lëndor, që nuk e kanë arritur fazën elektromagnetike në organizimin e tyre dhe kjo për faj të kohës (dmth relativiteti i lindjes - zhvillimit - vdekjes të materies është karakteristikë e materies në pafundësinë e saj kohore dhe hapsinore). Kjo na shtyn të ndërtojmë një model më të pasur dhe më afër konkretes se ai që na propozon Hawkingu duke i dhënë prioritet diferencimit kohor - hapsinor edhe vetë kuanteve që ndërtojnë forcën energjitike lëndore. Të gjitha këto do të kenë vlerë atëhere kur të kërkohet të shpjegohet vazhdimësia e formave të lëvizjes që karakterizojnë ishullin tonë lëndor ku diferencohet edhe vetë cilësia e këtyre formave gjë të cilën modeli i Einstein - it dhe i Hawkingut nuk e realizon dot.
Sipas autorit:
9- faqe 75 - Përderisa eksperimenti nuk e vërtetoi zbërthimin spontan të protonit, mund të llogaritet se jetëgjatësia e përafërt e një protoni duhet të jetë më e madhe se dhjetë mijë miliard miliard miliard vjet.
 Duke i konsideruar të sakta të gjitha këto, vërejmë se shkenca akoma nuk ka përfituar nga shkaku i kohëekzistencës së dukurive natyrore. Në qoftë se pranojmë se protoni paska një jetëgjatësi ekzistence kaq të madhe, duhet pranuar se ai ka edhe një jetëgjatësi formimi po kaq të madhe (vlera numerike nuk ka rëndësi) dhe këtu duhet të fillojë analiza e vazhdimësisë së ishullit tonë lëndor. E gjithë kjo të çon në idenë se përpara se ishulli ynë lëndor të marrë formën që ka sot, ai duhet të ketë pasur një pozicion parakuantik -kuantik dhe pastaj protonik, neutronik apo elektronik. Vetë organizimi i këtyre grimcave në atom përsëri ka kërkuar një kohë vigane dhe proçesi i pasurimit të cilësive të lëndës nuk ka qënë një proçes linear. Gjërat nuk duhet të kenë ecur të kanalizuara vetëm në një hapësirë dhe prej këtej të kenë kaluar në cilësira të reja në mënyrë absolute. Relativiteti ajnshtajnian, në një farë mënyre, duhet të tregojë se proçesi vigan i formimit të cilësive të lëndës duhet të ketë kaluar nëpër paralelizma cilësor dhe këtu duhet të qëndrojë sekreti i çformimit të ishullit tonë lëndor sipas parimeve që imponon raporti kohor - hapësinor (shih artikullin e fillimit të këtij vëllimi).
Vetëm se në këtë përfytyrim gjigand që ne i bëjmë natyrës lëndore analizën e bëjmë në funksion të kohës të matur me metodën vjetore, gjë që nuk duhet të jetë e saktë as me përafërsi pasi vetë sistemet kozmike janë formuar shumë - shumë më vonë se protoni apo neutroni dhe krahasimi është krejt formal; duhet gjetur një kohë tjetër analitike (viti është i lidhur me rrotullimin e Tokës rreth Diellit, kur koha e formimit të protonit nuk ka asnjë lidhje qoftë me Tokën qoftë me Diellin; - këto gjëra "të parëndësishme" janë shkaku i përmbysjes së shkencës materialiste sot dhe dje.
Sipas autorit:
10- faqe 76 - Nuk ka antiprotone ose antineutrone, të prodhuara nga antikuarket, me përjashtim të një sasie të vogël që e prodhojnë fizikantët në përshpejtuesit e grimcave të mëdha. Ne kemi prova nga rrezet kozmike, se e njëjta gjë vlen për të gjithë materien në galaktikën tonë; nuk ekzistojnë antiprotone ose antineutrone, me përjashtim të një numuri të vogël që prodhohen si çifte grimcë/antigrimcë gjatë përplasjeve në galaktikën tonë, ne do të duhej të përthithnim sasi të mëdha rrzatimi në kufijtë, ndërmjet zonave të materies dhe antimateries, ku shumë grimca do përplaseshin me antigrimcat e tyre, duke asgjësuar njëra- tjetrën dhe duke çliruar rrezatim me energji të lartë.
Autori në këtë pikë tregohet materialist konseguent duke eleminuar teorinë idealiste mbi antimaterien, por boshti i tij botëkuptimor nuk i shpëton dot idealizmit filozofik, pasi nuk është i aftë të diferencojë cilësinë e energjisë në funksion të hipotezës grimcë - antigrimcë. Këtu ka një problem për të cilin fizika nuk e ka thënë fjalën e saj në asnjë përmasë. Format e energjisë që çlirohen nga përplasjet e grimcave që marrin pjesë në atom nuk duhet të konsiderohen kurrsesi të njëjta dhe në këtë pikë duhet ta fillojë njeriu rrugën e njohjes së energjisë, e cila më tepër ka karakter intuitiv se sa të argumentojë sipas ligjësisë kohore të formimit dhe, detyrimisht, të përfitimit prej saj.
Sipas autorit:
11-faqe 77 - Në fillimin e gjithësisë të hershme, ka qënë një kohë kur temperatura ishte aq e lartë, saqë energjitë e grimcave do të kenë qënë aq të mëdha sa të lejonin këto transformime (shndërimet e kuarkeve në antielektrone dhe proçesi i kundërt që, antikuarket të kthehen në elektrone, dhe elektronet dhe antielektronet të kthehen në antikuarke dhe kuarke). Por në këtë rast pse janë formuar më shumë kuarke se antikuarke? Arësyeja është se ligjet e fizikës nuk janë të njëjtë për grimcat dhe për antigrimcat.
A është i saktë apo i pasaktë ky pretendim nuk ka asnjë rëndësi teorike, por autori ynë kërkon t'i krijojë vetes një predominim mbi Ajnshtanin pasi hedh poshtë postulatin mbi barazinë e ligjeve të fizikës në çdo sistem inercial referimi. Saktësia e këtij pretendimi qëndron në mundësinë e trajtimit të problemit në frymën e krijimit. Cila është lidhja midis grimcave apo antigrimcave me fushat elektromagnetike? Ka apo nuk ka lidhje; ka apo nuk ka varësi reciproke; ka unitet midis tyre? Për të gjitha këto autori ynë hesht duke e lidhur padijen me unifikimin absolut të mikros përtej grimcave elementare
Sipas autorit: 
12 - faqe 79 - për një numër të madh, të mjaftueshëm grimcash materje, forcat gravitacionale nuk mund të dominojnë mbi gjithë forcat e tjera. Kjo është arësyeja pse graviteti përcakton evolucionin e gjithësisë.
Pa tjetër këtu duhet të ketë një gabim në përkthim pasi frazat janë të pakonceptueshme në lidhjen midis tyre. Në qoftë se pranojmë që forcat e gravitetit përcaktojnë evolucionin e gjithësisë (nocioni gjithësi këtu duhet nënkuptuar baraz me ishullin lëndor), ne i nënkuptojmë forcat gravitacionale si produkte të tullës më elementare që ndërtojnë ishullin tonë lëndor dhe për këtë ato duhet të marrin pjesë se s'bën në të gjitha fenomenet e mëvonshme natyrore që lidhen me dinamikën e mëtejshme të lëndës, akoma më tej, elementi fillestar i gravitetit nuk duhet të ndikojë drejtëpërsëdrejti mbi asnjë grimcë. Është tjetër punë bashkësia e forcave të gravitetit në fazën e sotme, në të kundërtën forca e gravitetit nuk është produkti i tullës fillestare të ishullit tonë lëndor, por pasoja maksimale e dinamikës formuese të lëndës dhe për këtë predominon mbi të gjitha forcat e tjera mikro dhe makro. Është detyrë e fizikantit për të përcaktuar raportin e gravitetit me lindjen e ishullit tonë lëndor, por të jenë të sigurtë që do të zbulohen dhe përcaktohen fakte tepër të habitshme përgjatë dinamikës historike të lëndës pas bing - bengut.
Sipas autorit:
13 - faqe 81 - Në versionin valëzor, reaksioni i dritës ndaj gravitetit nuk është shumë i qartë.
Interesant është fakti që studiuesit e shkencës së fizikës nuk kërkojnë të zbulojnë shkakun fillestar të grimcave elementare, por pasojat e relacioneve të tyre dhe pa dyshim kjo përbën një defekt në punën e tyre. Që të mundësh të zbulosh reaksionin e dritës mbi gravitetin, duhet zbuluar më përpara raporti kohor i lindjes së tyre. Në qoftë se do të përcaktohet që graviteti është parësor kundrejt kuanteve të dritës (Hawkingu pretendon se vetëm graviteti mund të përcaktojë evolucionin e lëndës), atëhere fizikantët janë futur në një rrugë të gabuar, që gjithsesi nuk ka për t'i nxjerrë dot në breg. Por kjo përbën një ndryshim rrënjësor të teorisë së Ajnshtajnit, thelbi i së cilës ka qënë drita dhe jo graviteti. Duke dashur ta kapërcejë këtë thelb (për arësye të panjohur, por që për ne ka vetëm një shpjegim: shkenca, më në fund, e ka zbuluar gabimin e postulimit të konstantes së dritës) autori i librit tonë hidhet nga dega në degë pa dhënë ndonjë shpjegim konkret mbi atë që e mundon shkencën e sotme të fizikës. Kjo do të thotë se kriza e fizikës nuk është zgjidhur akoma, por përkundrazi është thelluar edhe më tepër.
Sipas autorit: 
14 - faqe 82 - Në të vërtetë nuk është shumë logjike ta trajtosh dritën njëlloj si gjylet e topit në teorinë e Newton-it të gravitetit, sepse shpejtësia e dritës është fikse (një gjyle topi e hedhur vertikalisht do të ngadalësohet nga graviteti; do të ndalojë dhe së fundi do të bjerë prapë në Tokë; ndërsa një foton do të vazhdojë trajektoren e tij vertikale me shpejtësi konstante. Atëhere, si mundet që drita të influencohet nga graviteti Newtonian?). Në lidhje me këtë problem, nuk doli asnjë teori e vlefshme përpara se Einstein-i të propozonte relativitetin e përgjithshëm në vitin 1915. Madje edhe atëhere u desh shumë kohë që të kuptoheshin implikimet e kësaj teorie mbi yjet masivë.
Këtu ka një mori pasaktësirash, të paktën njëra është e lidhur me botëkuptimin. Parafrazimi i mungesës së logjikës në trajtimin që duhet t'i bëhet dritës me gjylet e topit tregon se sa pak e kanë kuptuar materializmin filozofik mohuesit e filozofisë. Kemi të bëjmë me dy fenomene të ndryshme që i takojnë dy lëvizjeve me ndryshueshmeri cilësore midis tyre, gjë e pa vënë në dukje edhe nga vetë Njutoni. Është e palejueshme të krahasosh dy fenomene natyrore që i takojnë dy lëvizjeve të ndryshme në cilësinë e përbërësve të pjesmarrësve dhe prej këtej të kalosh në konkluzione. Pikërisht kjo përbën anën idealiste të problemin dhe përkatësinë botëkuptimore të autorit. Pastaj fotoni qoftë praktikisht, qoftë edhe teorikisht, nuk e ka lëvizjen me shpejtësi konstante në mënyrë absolute dhe këtu, përsëri, qëndron defekti në formën botëkuptimore të analizës. Konstantja i duhet autorit për gjë tjetër dhe pikërisht për të argumentuar homogjenitetin e natyrës lëndore, fenomen të cilin do ta analizojmë më poshtë.
Ne kemi frikë që teoria e Ajnshtajnit ka qënë një tendencë zgjidhjeje, por jo sipas hapësirës analitike që na dhurohet nga fizikantët e shekullit të XX-të. Në këtë formë që interpretohet ajo sot bëhet jo vetëm e pavlefshme, por frenuese në zhvillimin e mendimit fizik shkencor, dhe pikërisht pikëpamjet e autorit tonë i nënshtrohen kësaj dukurie 
Sipas autorit:
15 - faqe 117-118 - Rreth njëqind sekonda mbas bing - bengut, temperatura mund të ketë rënë në një miliard gradë që përbën temperaturën e brëndëshme të yjeve më të nxehtë. Në këtë temperaturë protonet dhe neutronet nuk duhet të kenë më energji të mjaftueshme për t'i shpëtuar tërheqjes së forcës të fuqishme bërthamore dhe mund të kenë filluar të kombinohen me njëri - tjetrin për të prodhuar bërthamat e atomeve të deuturiumit (hidrogjen i rëndë) që përmbajnë një proton dhe një neutron.
Me thënë të vërtetën na bën për të qeshur tërësia e këtyre ideve pasi gjërat janë me të vërtetë të pasakta dhe tepër-tepër iluzore. Le ta supozojmë se mbas 100 sekondave na paska ndodhur bing - bengu dhe temperatura na paska rënë në një miliard gradë, por protonet dhe neutronet kur na paskan qënë formuar në raport me bing - bengun dhe 100 sekondëshin e parë? Nëqoftë se fantazia shkencore na paska arritur në këtë shkallë, të jeni të sigurtë se bartësit e tyre i përkasin shkollës së gjeocentrizmit dhe idealizmit filozofik. Në mënyrë absolute të gjitha këto janë pallavra të njerëzve të sëmurë nga mend e kokës. Të jeni të sigurtë që gjëndja e paralëndës në momentin e bing - bengut ka qënë ajo drejt formimit të kuanteve mbi çbazë fillon jeta e dritës, gravitetit, fushave magnetike, elektro-magnetike, lidhjet e dobëta të atomit, lidhjet e forta dhe vetë atomi. Proçesi ka zgjatur me miliarda - miliarda vjet dhe i nënshtrohet dialektikë ligjore sipas tre ligjeve të saj. Në këtë pikë ka shumë gjëra për të thënë dhe autori ynë i ka mohuar me një të rënë të lapsit. Kjo është një pikë shumë - shumë e vjetër e filozofisë greke, ndoshta egjyptiane, dhe është e lidhur me teorinë e sferave, çka do të thotë se ora filozofit tonë ka mbetur 2500 vjet përpara se të lindëte ai; ka qënë koha kur u shtrua për zgjidhje problemi kryesor në filozofi (raporti midis të ndryshuesmes dhe të pandryshuesmes), gjë e pa zgjidhur akoma. 
Sipas autorit:
16 - faqe 118-119 - Vetëm disa orë mbas big - bengut prodhimi i heliumit dhe elementëve të tjerë duhet të ketë ndaluar. Dhe mbas kësaj, për miliona vite që pasuan ose diçka të përafërt gjithësia duhet të ketë vazhduar të zgjerohet, pa ndodhur gjë tjetër për tu shënuar. Së fundi, me rënien e temperaturës në disa mijëra gradë, dhe kur elektronet dhe bërthamat nuk kishin më energji të mjaftueshme për të përballuar tërheqjen elektromagnitike ndërmjet tyre, ata duhet të kenë filluar të kombinohen me njëri - tjetrin për të formuar atomet. Gjithësia në tërësi duhet të ketë vazhduar zgjerimin dhe ftohjen, por në zonat që kanë qënë pak më të dëndura se mesatarja, zgjerimi duhet të jetë ngadalësuar si pasojë e tërheqjes ekstragravitacionale.
Që kjo është një përrallë pa sens edukativ as mos e vini në dyshim. Mjafton vetëm mungesa e argumentimit të këtij konkluzioni për të arritur në përfundimin e mësipërm. Meqënëse këtu kemi një përmbledhje botëkuptimore, dmth mendim i kulluar filozofik, le t'i marrim gjërat me radhë:
Së pari: autori pretendon se mbas disa orëve të bing - bengut prodhimi i heliumit dhe elementëve të tjerë duhet të ketë ndaluar. Dmth formimi i elementëve kimikë nuk ka ndjekur rrugën dialektike të formimit, akoma më tej, nuk nuk pranohet ndarja e lëvizjes fizike nga ajo kimike: ato paraqiten të njëhsuara në një duke pranuar këtë ide. Pastaj kemi tre fakte kokëforta në fushën e realitetit që e hedhin poshtë si të pa vërtetë këtë ide idealiste. Ekzistenca e elementit teknec në sisteme të tjera yjore, por jo në Tokë, argumenton faktin se elementët kimikë nuk janë formuar jo më për disa orë, por as për miliona e miliona vjet. Për të realizuar substratin kimik të lëndës natyrës i janë dashur disa miliarda vjet dhe është gjëja më kryesore e kryesoreve për të përcaktuar lëndën, si formë e ekzistencës së materies së pafundme. Pastaj disa elementë kimikë, radioaktivë, kanë periudhë gjysëm shtanësimi ku ato transformohen në elementë të tjerë më të thjeshtë kimikë, çka do të thotë se dinamika e elementëve kimikë ka një rrugë shumë - shumë më të komplikuar se ajo që e paraqet autori ynë dhe i nënshtrohet tre ligjeve të dialektikës hegeliane. Nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që vdekja të jetë e ndarë nga lindja për strukturat jashtë biologjike. Pastaj sot shkenca ka realizuar, prej më se një shekulli, elementë artificialë dhe a e di njeriu se ai nuk mund të krijojë dhe fantazojë dukuri të paqëna? Është një pikë ku përplaset problemi kryesor i filozofisë me padijen njerëzore dhe me sa kemi kuptuar ka fituar kjo e fundit. Të pranosh formimin e elementëve përpara kombinimit të elektroneve me bërthamat drejt atomit ose është një lapsus i përkthimit, ose autori i këtyre rreshtave kërkon ta kthejë shkencën në kohën e Ptolemeut.
Krijimi i situatave kozmologjike të lidhura me ekstragravitetin janë thjeshtë iluzione pa asnjë domethënie. Atë mund të ekzistojnë në situata krejt të tjera, vetëm pasi është realizuar formimi përfundimtar i lëndës dhe në këtë pikë autori ynë është kokë e këmbë jashtë binarëve.
Sipas autorit:
17 - faqe 128 - Çdo parregullsi në gjithësi thjeshtë duhet të ketë qënë sheshuar nga zgjerimi, ashtu sikurse rrudhat e një balloni sheshohen kur ju e fryni atë. Kështu gjëndja e sotme homogjene dhe uniforme e gjithësisë mund të jetë zhvilluar nga disa gjëndje të ndryshme fillestare, jouniforme.
Për këtë problem autori kërkon të marrë flamurin e filozofit edhe pse ai nuk i honeps dot. Megjithëatë e tërë hapësira analitike e bing - bengut të tij është tepër larg ligjësive të natyrës dhe në kundërshtim të plotë me parimet e materializmit filozofik. Sipas idesë së mësipërme rezulton që natyra në fillim na paska krijuar të komplikuarën dhe pastaj na i paska thjeshtuar gjërat deri në atë masë sa ta kuptojë autori ynë dhe të na e servirë në formën e një postulati. Parregullsitë janë një fantazi e autorit tonë pasi ato përbëjnë rastësinë ku diku kthehen në të domosdoshme për të vazhduar dhe diku mbeten të tilla për të mos vazhduar më rrugën dinamike sipas dialektikës, dmth zhduken nga historia e zhvillimit të lëndës, por gjithsesi ato janë të afta të argumentojnë se fillimisht bing - bengu ka provokuar, në sajë të forcave të jashtme, organizimin më të thjeshtë material deri në kombinimet më të komplikuara, që përfundojnë me njeriun. Dhe përsëri e gjithë kjo rrugë, gjigande në kohë, fillon nga më e thjeshta në të koplikuarën duke mbetur përgjithmonë një rastësi në zhvillimin e materies lëndore. Pikën ku ajo kthehet në domosdoshmëri mund ta argumentojë vetëm ekzistenca e përjetshme e nënës sonë natyrë, të cilën ndaç quheni perëndi, ndaç zot e ndaç matrie. Ky është një problem që nuk ndikon në mënyrë absolute tek natyra, por vetëm tek njeriu dhe kjo në mënyrë kalimtare.
Pastaj gjithësia nuk mund të jetë kurrë uniforme në mikron e saj, vetëm në qoftë se ne e pranojmë në mënyrë postulative për të kapërcyer padijen tonë drejt dijes. Por unë mund të siguroj lexuesin se ekziston një mënyrë analitike, që bashkon filozofinë me shkencën ekzakte, e cila është e aftë të argumentojë lidhjen e mikros me makron jashtë çdo lloj paragjykimi të paraparë. 
Sipas autorit:
18 - faqe 129 - në teorinë kuantike, grimcat mund të krijohen nga energjia në formën e çifteve grimca/antigrimca. Por kjo menjëherë shtron pyetjen se nga ka ardhur energjia. Përgjigja është se energjia totale e gjithësisë është e barabartë me zero. 
Nëfakt përgjigja duhet të ishte (pasi të kishim saktësuar se me fjalën gjithësi parakuptojmë ishullin tonë lëndor): energjia lëndore krijohet nga një energji jashtëlëndore (paralëndore) dhe ky është një proçes që i nënshtrohet lëvizjes mekanike me kusht që këtë formë lëvizjeje ta konsiderojmë të përjetshme dhe krijuesen e lëvizjeve të tjera specifike (fizike, kimike, biologjike e shoqërore).
Por ky fakt ka brënda dhe një diçka tjetër: autori ynë tani rezulton të jetë përfaqësuesi tipik i idealizmit "shkencor" dhe asgjë më shumë. Nuk mund të presësh nga të tillë kapacitete progres shkencor. Këta studiues vetëm sjellin rrëmujë në mendimin shkencor dhe ndikojnë negativisht, sidomos tek shqiptarët.
Sipas autorit:
19 - faqe 136 - Nuk duhet të ketë singularitet ku ligjet e shkencës do të bëheshin të pavlefshme dhe nuk duhet të ketë kufi të hapësirë kohës ku të kërkohet ndihma e Perëndisë ose e ligjeve të reja. Mund të thuhet: "Gjëndja në kufij të gjithësisë është se ajo nuk ka kufi". Gjithësia duhet të jetë krejtësisht e vetpërmbajtshme dhe e pandikueshme nga asgjë jashtë vetvetes. Ajo nuk duhet as të krijohet as të zhduket. Ajo duhet vetëm TË JETË.
Problemi është tërësisht filozofik dhe botëkuptimor; këtu fizika nuk ka vënd dhe autori ynë nuk ka të drejtë të flasë për gjithësinë (jo për lëndën) me këtë shkallë zhvillimi që kashoqëria e sotme dhe të arrijë në përfundime të tilla që gjithsesi reflektojë idealizmin e tij botëkuptimor. Fakti që këto probleme janë të lidhura me konferencën e Vatikanit (1951) ku u kërkua lidhja e ZOTIT me krijimin është e aftë të përligjë pozicionin botëkuptimor të autorit tonë dhe tendencën për të përshtatur idenë e tij me doktrinën e katoliçizmit.
Problemi nuk është i lidhur me ishullin tonë lëndor, por fjala bëhet për Gjithësinë me të cilin njeriu formon një kontradiktë sipas të gjitha teorive të parapara deri më sot. Ajo që e zhduk kontradiktën midis njeriut dhe Gjithësisë është raporti kohor - hapsinor, i cili duke u përcaktuar kostant për strukturën e pafundme dhe 1 për të fundmen tregon se njeriu është pjesë e kësaj të pafundme me të njëjtin përfundim. Trajtimi në mënyrë filozofike të gabuar të këtij problemi çon në përfundime të gabuara dhe me sa kemi kuptuar ky gabim ka filluar prej gati 2500 vjet përpara dhe ka vazhduar me të njëjtin ritëm. Tendenca për ta zgjidhur këtë problem, me sa duket, vetëm nën pamjen e dialektikës hegeliane ka gjetur rrugë të hapur se sa për Ajnshtajnin dhe pasuesit e tjerë ai ka mbetur akoma i errët. Ne jemi munduar të japin një zgjidhje sipas hapësirë - kohës dhe nuk e besojmë se mund të shkohet më tej. Gjithësia duke qënë e pafundme në kohë dhe hapësirë as nuk mund të merret në konsideratë nga njeriu sa do i fuqishëm të bëhet ai, pasi një ditë prej ditësh edhe ai do të zhduket nga skena e kësaj gjithësie për tu çfaqur rastësisht diku tjetër dhe në një kohë tjetër.
Sipas autorit:
20 - faqe 140-141 - Përderisa gjithësia ka pasur një fillim, ne mund të supozojmë se ajo ka pasur një krijues. Por në qoftë se gjithësia është me të vërtetë krejtësisht vetë-përmbledhëse, pa kufi ose pa anë, ajo nuk duhet të ketë as fillim dhe as fund: ajo thjeshtë duhet të jetë. Në këtë rast, a ka vënd për një krijues. 
Autori është treguar arbitrar dhe ngatërrohet me këmbët e veta. Nga një anë kërkon të lidhë krijuesin me fillimin, nga ana tjetër vë në diskutim vetë krijuesin. Kjo nuk është as shkencë dhe as filozofi. Që të mund të flasësh për gjithësinë e pafundme, dmth për nënën tonë natyrë, duhet pasur parasysh se ajo është kaq e pafundme sa nuk mund të ketë kurrë një krijues. Krijimi i perëndive ka ndjekur një rrugë larg njohjes njerëzore, kështu që nuk ja vlen të merremi me një problem që njeriu nuk ka për ta zgjidhur kurrë. Me fjalë të tjera njeriu është krijues i perëndisë, por ai është pjesmarrës tek perëndia. Autori nuk është konsegunt në mendimet e tij dhe kërkon të zgjidhë atë që duhet ta zgjidhë filozofia me hapësirën që merr në analizë shkenca e fizikës. Me keqardhje i themi që të gjitha këto janë lodra fjalësh pa asnjë përfundim konkret dhe shkenca e fizikës kot sorollatet nga dega në degë; asaj i ngelet të përcaktojë kufijtë e vet të lëvizjes, hapësirën që i ka dhuruar natyra dhe pastaj le të gjejë kohën që i korespondon kësaj lëvizjeje dhe në fund do të arrijë në përfundimin që raporti kohë - hapësirë është gjithmonë konstant dhe i pavarur nga njeriu dhe krijuesi imagjinar.
Sipas autorit:
21 - faqe 148 - Përse gjithësia gjatë gjithë kohës nuk ka qënë, është, në një gjëndje çrregullimi të plotë? Në fund të fundit, një gjë e tillë do të na dukej më e mundëshme. Dhe përse drejtimi i kohës në të cilin çrregullimi rritet është i njëjtë me atë në të cilin gjithësia zgjerohet?
Këtu ka shumë probleme për të diskutuar, por kryesorja duhet të qëndrojë në mënyrën e të kuptuarit të gjëndjes së gjithësisë, të cilin autori e quan çrregullim, kur në fakt ajo është brënda dinamikës së saj natyrore duke na dhënë shumëllojmërinë e organizimeve, që gjithsesi nuk mund të quhen çrregullime. Është një gjuhë shpjeguese shumë irrituese e cila nuk të çon kërkund tjetër veçse në mjegullime të situatës aktuale (që mund të ketë gabime të përkthime dhe papërgjegjshmëri në këtë proçes nuk e diskutojmë). Marrja në konsideratë e gjëndjes së ishullit tonë lëndor dhe paraqitja si e gjithësisë është arbitraritet dy përmasor. Së pari, ne nuk mund të barazojmë ishullin tonë lëndor me gjithësinë dhe, së dyti, informacioni i marrë për gjëndjen e ishullit tonë lëndor është bërë me anë të sinjaleve elektromagnetike dhe pamjeve teleskopike, përbërja e të cilave është e devijuar nga gravitetet nëpër të cilat ato kanë kaluar për miliarda e miliarda vjet dhe nuk paraqesin realitetin jo vetëm të sotëm për as të kohës kur ato kanë filluar. Shkenca e sotme nuk është e aftë t'i kthejë ato në pozicionin fillestar dhe spekullon mirëfilli.
Pastaj dinamika e asaj që autori i quan çrregullime nuk duhet të jetë dhe krejt ashtu jo vetëm si fakt, por edhe si interpretim. Përputhja e drejtimit të kohës të dinamikës së ishullit të lëndës me atë të zgjerimit të saj, është e natyrshme që duhet të jetë e njëjtë, por, duke përjashtuar influencat e jashtme mbi ishullin tonë lëndor, kjo përputhje nuk është e barabartë përgjatë gjithë kohës së ekzistencës së këtij ishulli dhe këtu qëndron sekreti botëkuptimor i asaj që nuk mund të zbërthejë autori ynë. Ka mundësi që ne të ndodhemi në proçesin e thjeshtimit të problemit, ose diku aty afër, dhe koha e mospërputhjes së pasurimit të llojshmërive të lëndës (për autorin janë çrregullime) me kohën e zgjerimit të ishullit tonë lëndor të marrë fund së shpejti, por të gjitha këto gjëra as që kanë rëndësi për jetën tonë këtu në Tokë dhe ky duhet të jetë këndvështrimi real i studimit të ishullit tonë lëndor.
Sipas autorit :
22 - faqe 149 - Por eziston një mënyrë më e shpejtë për të mësuar se çfarë do të ndodhë: të kërcesh në një vrimë të zezë. Tkurja e një ylli për të formuar një vrimë të zezë i përngjan stadeve të fundit të tkurjes të gjithësisë në tërësi.
Kemi mbëritur në pikën më interesante të filozofisë, që shpjegon dinamikën e një fenomeni natyror sipas trinomit absolut lindje - zhvillim - vdekje. Në funksion të idesë së autorit ngelet për tu saktësuar raporti kohor midis lindjes së ishullit tonë lëndor dhe Vrimave të Zeza. Por e gjithë kjo do të jetë e vlefshme në qoftë se ne do të hiqnim dorë nga ideja që jeta e gjithësisë, në parim, është vetëm tkurje - zgjerim (ky është një përfytyrim i gabuar i jetës principale të gjithësisë sipas filozofisë klasike greke dhe të huazuar nga materializmi i shekullit të XIX-të). Ne pretendojmë se kjo nuk duhet dhe nuk mund të jetë ashtu pasi organizimi i gjithësisë së pafundme në kohë dhe hapësirë është i pafundëm, por dueti zgjerim - tkurje është një fragment i saj dhe i papërsëriteshëm ndonjëherë në pafundësinë e gjithësisë.
Puna është të bëhet përcaktimi i mësipërm përpara se të arrihet në përfundime fikse, pasi mundësia e ekzistencës së Vrimave të Zeza duhet t'i dedikohet njërës nga të dy oset: 1-Vrimat e zeza lindin së bashku me ishullit tonë lëndor duke përcaktuar formën e vdekjes së ishullit nga njëshi, drejt pambarimisht të mëdha, deri në pushtimin e të gjithë ishullit tonë lëndor. 2-Vrimat e Zeza janë shkaktarët e lindjes së ishullit tonë lëndor duke ardhur nga pambarimisht të mëdha drejt zhdukjes së tyre. Ky është një problem që astrofizika duhet ta zgjidhë me lehtësi për të përcaktuar raportet kohore midis formave dhe gjëndjes së ishullit tonë lëndor.
Sipas autorit:
23 - faqe 152 - Për ta përmbledhur, ligjet e shkencës nuk bëjnë dallim ndërmjet drejtimeve të ardhshme dhe të shkuarës së kohës. Megjithëatë, të paktën ka tre shigjeta kohe që dallojnë të shkuarën nga e ardhmja. Këto janë shigjeta termodinamike, drejtimi i kohës në të cilën çrregullsia shtohet, shigjeta psikologjike drejtimi i kohës në të cilin ne kujtojmë të kaluarën dhe jo të ardhmen; dhe shigjeta kozmologjike, drejtimi i kohës në të cilën gjithësia zgjerohet në vënd që të tkuret. Unë tregova se shigjeta psikologjike esencialisht është identike me shigjetën termodinamike, kështu që të dyja gjithmonë synojnë në të njëjtin drejtim.
   Me sa duket autorin e ka pushtuar shigjeta e dytë dhe sajon fantazira pa asnjë domethënie. Materialistët kanë pranuar që ligjet e shkencës nuk bëjnë dallim përgjatë ecurisë së kohës, por këtë nuk kanë ditur ta argumentojnë. Asnjeri deri më sot nuk ka qënë i aftë të vërtetojë, qoftë dhe brënda kuadrit filozofik, përse ligjet e natyrës mbesin konstante edhe pse ndryshon koha dhe hapësira përkatëse. Ky fakt, sinjifikativ për shkencës, është i lidhur me boshllëkun e mendimit filozofik klasik grek, me tentativën zgjidhëse të filozofisë klasike gjermane dhe me gabimet e njëpasnjëshme të relativistëve të mbarë botës ku përfshihet edhe autori ynë. Ndarja e shigjetës së kohës, për të vënë dallimin midis të shkuarës dhe të ardhmes, pa dyshim që është një shaka e autorit. Të realizosh një kufizim të tillë të dallimeve cilësore të strukturëzimeve lëndore është një idealizëm i kulluar dhe mohim i formave kryesore të lëvizjes. Fizikantët kanë filluar ta vlerësojnë pak si tepër veten e tyre duke nënvlerësuar gjithëshka para dhe pas lëvizjes fizike, por duke harruar që janë analizatorët e pjesës lëndore më pak të rëndësishme për interesat e njerëzimit. Kjo është pikërisht pika kryesore që duhet të zgjidhë mendimi filozofik botëror përpara se të lejojë mendimin fizik të thotë fjalën e tij. Fizikantët kërkojnë me çdo çmim të kapërcejnë krizën e identitetit të tyre duke pushtuar shkencën botëror me teorinë e kuanteve dhe këtë kërkojnë ta realizojnë me shigjetën e termodinamikës, por harrojnë se kjo është pasoja e djepit të ishullit tonë lëndor dhe ajo që nuk i intereson jetës së përditshme në Tokë.
Sipas autorit:
24 - faqe 155 - Sikurse u shpjegua në kapitullin e parë, do të ishte shumë e vështirë të ndërtohej një teori krejtësisht e njëhsuar dhe e vlefshme për çdo gjë në gjithësi. Por në vënd të kësaj ne kemi ecur përpara duke gjetur teori të veçanta që përshkruajnë një varg të kufizuar ngjarjesh duke lënë pas dore pasoja të tjera ose duke bërë përafrime (për shëmbëll kimia, na lejon të llogarisim ndërveprimet midis atomeve pa njohur asgjë nga struktura e brëndëshme e bërthamës së atomit). Në fund të fundit, megjithëatë, shpresohet të gjëndet një teori e plotë, logjike dhe e njëhsuar, që t'i përmbledhë të gjitha këto teori të veçanta si përafrime, teori që nuk ka nevojë të përshtatet për tu përputhur me faktet duke zgjedhur vlerat e disa numurave arbitrarë në teori.
Janë rreshtat e vetëm të të gjithë librit ku autori mundohet të vërë në pah një boshllëk në shkencë, por pa e evidentuar atë. Vështirësia për të ndërtuar një teori të njëhsuar dhe të vlefshme për çdo strukturë materiale në gjithësi paraprakisht është e lidhur me gabimin e mendimit filozofik grek (ata qenë të parët që vunë në dukje kërkesën për të zbuluar të pandryshueshmen në brëndësi të ndryshueshmes), me paaftësinë e mendimit filozofik klasik gjerman (ata qenë të parët që tentuan të zgjidhin atë që nuk zgjidhi mendimi filozofik grek me tre përfaqësuesit e shkollës së tyre: Hegel - Marks - Ajnshtajn) dhe me rrugën e gabuar që po ecën mendimi shkencor njerëzor prej 2500 vjetësh pa ja dalë në krye për asnjë problem ku filozofia të lidhet me specifikën shkencore.
Teoritë e veçanta me të vërtetë kanë arritur suksese, por sot është e nevojshme të përbashkohen në thelbin e tyre. Psh në qoftë se D.I.Mendelejevi (1834 - 1907) në Rusi zbuloi tabelën e renditjes së elementëve kimikë dhe H. G.J.Moseley (1887 - 1915) zbuloi barazinë e elektroneve të çdo elementi me renditjen në tabelën e Mendelejevit, asnjeri nuk arriti të nxjerrë prej këtyre zbulimeve dinamikën kohore të elementëve kimikë dhe prejardhjen prej njëri - tjetrit, nga më e thjeshta drejt të komplikuarës. Dinamika e elementëve kimikë është një tjetër barierë që duhet kaluar nga shkenca përpara se të ndërtohet teoria universale e shpjegimit të fenomeneve të natyrës, por që pikëpamjet e autorit tonë e pengojnë këtë proçes.
Të kërkosh këtë teori është e nevojshme të gjënden elementët e përbashkët të tyre ku koha dhe hapësira, në parim, duhet të na çojnë në përfundimin e kërkuar. Por lexuesi për një gjë duhet të jetë i sigurtë: do të përmbysen shumë tabu dhe do të shikohet se shumë - shumë shpjegime kanë qënë mashtrime të mirëfillta.
Sipas autorit:
25 - faqe 165 - 166 - Por a mund të ekzistojë realisht një teori e tillë e njëhsuar? Apo vetëm po ndjekim një mirazh? Duket se ekzistojnë tri mundësi:
1-Ekziston një teori krejtësisht e njëhsuar, të cilën ndonjë ditë do ta zbulojmë në qoftë se do të tregohemi mjaft të zgjuar.
2-Nuk ekziston një teori definitive e gjithësisë; por vetëm një varg i pafund teorish që përshkruajnë gjithësinë në mënyrë gjithmonë më të saktë.                                                                                                                                           1-Ekziston një teori krejtësisht e njëhsuar, të cilën ndonjë ditë do ta zbulojmë në qoftë se do të tregohemi mjaft të zgjuar                                                                                                                                           2-Nuk ekziston një teori difinitive gjithësisë; 3-Nuk 3-Nuk ekziston as një teori e gjithësisë; ngjarjet nuk mund të parashikohen përtej një shkalle të caktuar, por ndodhin në mënyrë të rastësishme dhe arbitrare.                                                                                                                                           3-Nuk ekziston as një teori e gjithësisë; ngjarjet nuk mund të parashikohen përtej një shkalle të caktuar, por ndodhin në mënyrë të rastësishme dhe arbitr
Autori, pasi ka tentuar në të tërë librin të bëjë një bllof, më së fundi, e nxjerr kokën dhe qëllimin për të cilin e ka shkruar këtë libër. Por ne jemi të sigurtë se qëllimi i tij ka qënë thjeshtë instiktiv i pa mbështetur në asnjë argument faktik. Po të kishte ndjekur rrugën historike të zhvillimit të shkencës së fizikës autori do të kishte zbuluar se idetë e tij vetëm e thellojnë krizën në fizikë, kur kanë qënë të gjitha mundësitë për ta shkëputur atë nga pozicioni shterp.
Së pari shkenca nuk ndjek një mirazh, por kërkon gjithmonë e më shumë të futet në të fshehtat e natyrës lëndore dhe në këtë drejtim historia e shkencës botërore, së bashku me filozofinë, i janë afruar të vërtetës absolute: ka ngelur vetëm shpallja. Kështu që duhet pranuar pika e parë e autorit vetëm se të gjitha këto duke u ndarë nga idetë kryesore të tij, të cilat e përmbysin realitetin objektiv dhe absolutizmin analitik në thelbin e tij.
Së dyti nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që dija njerëzore të udhëhiqet nga shumë rrugë dhe që të gjitha të konvergojnë me saktësinë absolute, në të kundërtën duhet të kishim shumë bing - benga dhe për të gjitha strukturat lëndore. Është pika ku problemi kryesor në filozofi nxjerr përfaqësuesin e vet ideor duke zgjidhur atë që mendimi filozofik grek dhe ai gjerman nuk e zgjidhën dot.
Së treti ekziston një teori e absolutizmit analitik dhe përsëri ngjarjet zhvillohen në mënyrë absolute, por të rastësishme për gjithësinë. Është tjetër puna që në funksion të njeriut këto ngjarje duhen konsiderohen të domosdoshme, të cilin njeriu e shkel me këmbën e tij duke qënë forma më e lartë cilësore e organizimit të kësaj natyre në nivelin e njeriut nga pikëpamja hapsinore. 
Sipas autorit:
26 - faqe 173 - Në këtë libër unë jam përqëndruar në mënyrë të veçantë tek ligjet që drejtojnë gravitetin, sepse është graviteti ai që i jep formë strukturës në shkallë të gjërë të gjithësisë, edhe pse ai përbën forcën më të dobët nga të katër kategoritë e forcave. Ligjet e gravitetit ishin të papajtueshme me pikëpamjen që akoma pranohej deri para pak kohësh, se gjithësia nuk ndryshon me kohën: fakti që graviteti është gjithmonë tërheqës kërkon që gjithësia të jetë ose në zgjerim ose në tkurje.
Deri këtu çdo gjë është e qartë si drita e diellit (duke i konsideruar të sakta konstatimet e autorit mbi raportin e katër kategorive të forcave), por autori duhet të deklarojë:
1 - Ka avancuar përtej teorisë së relativitetit të A.Ajnshtajnit duke e ndryshuar atë në thelbin e vet. Nuk merr për bazë strukturën e dritës dhe vetë atë, por gravitetin pa i përcaktuar strukturëzimin material. Në këtë drejtim çdo gjë është unifikuar që në parim dhe kjo duhet të përbëjë pasaktësinë e tij pamvarësisht nga e vërteta.
2 - Autori nuk është i aftë të shpjegojë përse graviteti është forca më e dobët në raport me tre kategoritë e tjera të forcës. Por këtu duhet të ketë ndonjë pasaktësi interpretimi pasi graviteti e devijon rrezen e dritës dhe autori duhet të ketë marrë për bazë arbitrarisht nivelin e forcës së gravitetit. Problemi nuk duhet të jetë tamam kështu.
3 - Fakti që gjithësia ndryshon me kohën, por raportet hapsinore të kategorive të forcave nuk ndryshojnë kundrejt njëra - tjetrës fsheh pikërisht atë që kërkon të mbulojë autori me padijen e tij, rezultat i arsimimit shtetëror.
4 - Fraza e fundit tregon që autori nuk e ka kuptuar dialektikën (ndoshta nuk e pranon atë) dhe nuk arrin të kuptojë se vetë graviteti është sinonim i zgjerimit dhe ato nuk mund të ekzistojnë pa njëra - tjetrën.
Sipas fjalorit të termave që bashkëshoqëron librin:
27 - faqe 184 - Forcë e fortë: më e forta nga të katër forcat themelore, që ka edhe rreze veprimi më të vogël. Ajo mban së bashku kuarket brënda protoneve dhe të neutroneve dhe mban së bashku protonet dhe neutronet për të formuar atomet. 
Nuk e cituam kot këtë fjalë të fjalorit që bashkëshoqëron këtë libër. Janë një sërë vetish që mund të përbashkohen sipas rrjedhimeve të teorisë së absolutizmit analitik. Fakti që forca themelore e atomit (themi kështu pasi ajo mban protonet dhe neutronet së bashku duke formuar atomin) është më e forta në raport me forcat e tjera duhet të tregojë:
1-Është forca e fundit e krijuar në kuadrin e lëvizjes fizike në natyrë dhe forca që përcakton lëvizjen kimike. E gjitha kjo në sajë të fortësisë specifike; ajo mban të ndrydhura të gjithë shpejtësitë fizike në natyrë dhe paskëtaj fillon shpejtësia kimike që duhet t'i mbivendoset të parave. Është kjo arësyeja që shpejtësitë fizike ne i konsiderojmë më të ultat në natyrë (shih artikullin hyrës të vëllimit) dhe të gjithë shpejtësitë e tjera të lëvizjeve, pas asaj fizike, të mbihypura mbi shpejtësinë e dritës. Problemi nuk duhet të jetë vetëm filozofik (dmth përgjithësues), ai duhet të shërbejë për të zbërthyer të fshehtat e strukturëzimit të ishullit tonël lëndor jashtë metodikave të përndjekura deri më sot.
2-Është forca e krijuar më shpejt në natyrë nga pikëpamja e gjatësisë kohore dhe rrjedhimisht do të ketë jetën më të shkurtër në natyrë. E gjitha kjo e hedh poshtë idenë e autorit mbi formimin e elementëve kimikë për 100 sekondat e parë të bing bengut. Kjo forcë duhet të jetë përgjegjëse për formimin e ishullit tonë lëndor dhe mbart sekretin e shumëllojshmërisë së thjeshtë, apo të përbërë, të strukturëzimit të kuanteve energjitikë.
 
    Konkluzione
Që libri është interesant dhe mbart ide të reja nuk diskutohet nga ana e jonë, por këto ide, duke qënë në kundërshtim me dialektikën hegeliane dhe raportin kohor - hapsinor bëhtë papranueshme nga ana e jonë. Ato na shërbejnë për të ndërtuar dinamikën e ishullit tonë lëndor sipas spondeve indirekte të ideve të autorit tonë. Mirë - keq kjo është një mënyrë analitike e ndjekur nga ana e jonë dhe ne pretendojmë se ajo mund të na japë diçka të re, në fund të fundit.
E reja kosiston në argumentimin e dinamikës së ishullit tonë lëndor sipas idesë së Bing - Bengut. Në gjurmët e dialektikës dhe raportit kohor - hapsinor kjo dinamikë është: 
Bing - Bengu është pasojë e disa forcave natyrore të panjohura nga njeriu, që do të mbeten të tilla përgjithmonë. Në këtë drejtim ato nuk kanë pasojë të drejtëpërdrejtë mbi botën e njeriut dhe i nënshtohen lëvizjes mekanike. dmth bing - bengu nuk duhet konsideruar me shkak të brëndëshëm sipas parimit tkurje - zgjerim. Pafundësia e organizimit të materies na çon në përfundimin se kemi të bëjmë me një nga format e këtij organizimi dhe bing - bengu është një fragment e kësaj të pafundme. Strukturëzimi material i bing - bengut duhet të merret për bazë në fazën e krijimit të përbërësve të kuanteve, dmth porcioneve të energjisë, dhe konsiderimi i këtyre porcioneve si strukturëzime absolutisht të barabartë hedh poshtë dinamikën diferencuese të bing - bengut dhe mohimin e shumëllojshmërisë së produktit kryesor të tij, që është lënda. Shkencës, nga pamundësia për tu futur në thellësi të përbërësve të grimcave elementare, i lëverdis sot për sot t'i konsiderojë këto grimca të barabarta në llojin e vet. Diferencimi kimik i elementëve, përsa i përket fortësisë specifike, brënda një klase (psh alkalinet) nuk ka si shkak thjeshtë vetëm numurin e shtresave elektronike, por vetë elektronet e shtresës së jashtme të cilat duhet të kenë si shkak themelor dinamikën diferencuese të vetë bing - bengut. Për ne i gjithë ky problem duhet të shërbejë si një argument për të shpjeguar fenomenet shoqërore sipas parimit: ekstremet përputhen dhe asgjë më shumë (për shfrytëzim energjitik nuk e besojmë se mund të përdoret). Proçesi i lindjes së bing - bengut duhet t'i përkasë një kohe tepër - tepër të largët, e rendit 100 miliard vjet po themi. Kjo kohë duhet të ndahet veçanërisht për të katër forcat themelore që formojnë strukturën lëndore nga pikëpamja fizike dhe raportet e tyre duhet të jenë në funksion të rrezes së veprimit specifik. Koha e formimit të hapësirës fizike duhet konsideruar shumë më e madhe se koha e formimit të hapësirës kimike, biologjike dhe shoqërore të marra së bashku. Idetë e dhëna nga autori i këtij libri nuk kanë asnjë argument mbi këto madhësi dhe raportet kohore të formave lëndore, sipas ideve të autorit tonë, janë të disproporcion jashtëzakonisht të madh me realitetin hapsinor.
Pas kohës, që i korespondon hapësirës fizike dhe që përmbledh grimcat elementare të atomit, fillon koha kimike me elementin e parë hidrogjenin. Në këtë pikë duhet përcaktuar koha e fillimit të shtresave elektronike të atomit të raport me atomin e hidrogjenit dhe kjo pikë duhet të shërbejë si argument mbi mënyrën se si kanë lindur yjet e nivelit të Diellit. Lëvizja kimike është përgjegjëse për formimin e elementëve kimikë dhe komponentëve të tyre dhe këtu ka shumë punë për të bërë pasi formimit i elementëve fundorë të tabelës së D.I.Mendelejevit duhet të jetë paralelizuar me formimin e komponentëve nga elementët e parë të tabelës dhe e gjithë dinamika e formimit të elementëve kimikë duhet të jetë përgjegjëse e formimit të sistemeve yjore, galaktikave dhe metagalaktikave. Pra proçesi i formimit të substancave kimike është paralelizuar me formimin e strukturave kozmike ku largimi i nga njëri - tjetri ka filluar në të njëjtën kohë me bing bengun. Kjo do të thotë se proçeset fizike dhe kimike janë të diferencuara në planin kohor dhe rrjedhimisht edhe në atë hapsinor dhe nuk ka asnjë mundësi teorike, praktike jo që jo, që strukturat kimike të jetë të njëkohëshme me strukturat fizike. Koha e formimit të të parave është shumë herë më e madhe se koha e formimit të të dytave çka do të thotë se 100 sekondat e para të bing bengut, sipas ideve të autorit tonë, janë thjeshtë një fantazi jashtë realitetit. Shtritshmëria hapsinore e formave kimike është shumë - shumë më e vogël se ajo fizike sipas madhësive euklidiane, ndërsa sipas madhësive relativiste ato duhet të përbëjnë masën më të madhe të ishullit tonë lëndor (raportet hapsinore nuk duhet të paraqesin interes).
Tërësia e të tre formave të para të lëvizjes, me të gjithë hapësirat përkatëse, duhet konsideruar përgjegjëse, kush më shumë e kush më pak, për formimin e lëvizjes biologjike, e cila mbart mbi vete të gjitha format e parapara me përmasa maksimale në raport me të tjerat. Koha e formimit të lëvizjes biologjike duhet konsideruar tepër minore në raport me atë kimike dhe shtritshmëria hapsinore tepër e kufizuar. Rastësitë kimiko - fizike duhen konsideruar ekstreme përsa i përket mundësisë së lindjes të lëvizjes biologjike. Në vetvete lëvizja biologjike është një formë më e lartë se lëvizjet e tjera (mekanike, fizike dhe kimike) dhe duhet të përbëjë një rastësi ekstreme të dinamikës së ishullit tonë lëndor. Ne nuk përjashtojmë mundësinë e zhvillimit të lëvizjes biologjike vetëm deri tek bimët në disa planete, deri tek njëqelizorët tek disa të tjere, apo vetëm deri tek kafshët. Problemi i llojshmërisë së botës biologjike është i varur kryekëput nga dinamika e botës kimike, nga e ka prajardhjen direkte bota biologjike. Alternimi rastësore që lëvizja kimike bën me atë fizike për t'i dhënë mundësi botës biologjike për të lindur, e më vonë zhvilluar, duhet të përbëjë një rastësi ekstreme të dinamikës së ishullit tonë lëndor dhe një hop cilësor jashtë përmasave kimike dhe fizike. Kjo rastësi, duke u mbështetur në atë që ne njohim deri më sot, duhet konsideruar kaq e kufizuar sa ajo nuk mund të çojë në asnjë domosdoshmëri të mëtejshme. E vetmja domosdoshmëri që duhet t'i dedikohet lëvizjes biologjike është predospoziteti për të krijuar lëvizjen shoqërore, si një rastësi fundore pa asnjë domethënie për ishullin tonë lëndor, si forma më e lartë e organizimit të tij, pa asnjë ndikim konkret mbi jetën e këtij ishulli.
Lëvizja shoqërore duhet të konsiderohet si forma më e lartë, në të gjithë përmasat dhe vetitë që disponojnë format e lëvizjeve të tjera, që arrin kjo pjesë e materies që quhet lëndë. Në qoftë se për lëvizjen shoqërore ekzistenca e lëvizjeve të tjera është një domosdoshmëri jetike, e kundërta është thjeshtë një rastësi pa asnjë domethënie duke argumentuar se ekzistenca e njeriut në Tokë nuk ka asnjë pasojë në jetën e ishullit tonë lëndor. Studiuesit e shkencave, që konsiderohen të sakta, nuk janë të sinqertë në punën e tyre pasi indirekt çdo gjë që studiojnë dhe konkludojnë është në funksion të këtij njeriu dhe pa përcaktuar hapësirën dhe kohën konkrete nuk mund të thuhet se puna e bërë është e saktë. Në këtë drejtim shkenca botërore ka kohë që ka bërë kapërcime të palejueshme dhe si rrjedhojë realiteti material nuk po arrihet nga mendimi shkencor. Sot për sot lëvizja shoqërore i ngjan një mankthi instiktiv ku irealja po e suprimon realen në përmasa të përbindëshme dhe libri që muarëm në konsideratë i përket kësaj përmase.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free