Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Ngjitja e lëngut të mpiksur në mitër.

Nëse do të vazhdonim t'i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, ne do të hasim shumë mrekulli shkencore të rëndësishme.
Kur qeliza spermatozoite bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit që do të lindë. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin "zigotë", fillon menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe më pas shndërrohet në një "copë mishi" të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.

Por, embrioni gjatë periudhës së zhvillimit nuk qëndron në zbraztirë. Ai ngjitet në mitër si rrënjët e një bime, të cilat janë të fiksuara fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme të jetës.
Këtu, në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Allahu përdor në Kuran fjalën "alek" , e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij.

"Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alek-ut. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!(El Alek 1-3)

Nga ana gjuhësore fjala alek ka tre kuptime:
1) shushunjë
2) diçka e varur
3) gjak i mpiksur


1-Po të krahasojmë një shushunjë me embrionin e njeriut, do të vërejmë një ngjashmëri të madhe.
Gjithashtu, embrioni në këtë fazë e merr ushqimin nga gjaku i nënës ashtu si shushunja që ushqehet me gjakun e të tjerëve.


Shushunje
Embrion

2-Kuptimi i dytë i fjalës alek është "diçka e varur". Kjo varje e embrionit gjatë fazës së alek-ut në mitrën e nënës mund të shihet mjaft qartë në fotot më poshtë.

3-Kuptimi i tretë i fjalës alek është "gjak i mpiksur". Po të vëzhgojmë embrionin do të vëmë re se pamja e tij e jashtme si dhe e enëve të tij të gjakut, gjatë fazës së alek-ut, është e ngjashme me pamjen e gjakut të mpiksur. Kjo për shkak të prezencës së një sasie relativisht të madhe gjaku në trupin e embrionit gjatë kësaj faze. Gjithashtu, gjatë kësaj faze gjaku nuk qarkullon derisa embrioni të arrijë në javën e tretë të tij. Kështu embrioni në këtë fazë është si gjak i mpiksur.

Siç shihet, të tre kuptimet e fjalës "alek" korrespondojnë saktësisht me përshkrimin e embrionit në fazën e alek-ut.
Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale në një mënyrë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Allahu, nga Zoti i të gjithë Botëve.

Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket një zigotë, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës "alek", që nënkupton "diçka që ngjitet dhe varet në në një vend" dhe përdoret për të përshkruar shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free