Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Shkenca Islame

Shkenca Islame[1] është shkenca e cila buron nga Kur’ani dhe është e bazuar në doktrinën e Njëjësisë (TeuhiditBesimit në një Zot të vetëm) e cila e përbën qendrën e Shpalljes Kur’anore. Ajo është zhvilluar brenda kornizës së të kuptuarit islam mbi universin nga njëra anë dhe të shkencës nga ana tjetër.

Ekziston një trup i një diturie të organizuar, e cila mund të quhet shkencë islame dhe e cila është islame, jo pse është kultivuar nga ana e myslimanëve, por për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me të. Asnjë shkencë nuk mund të quhet islame vetëm pse etimologjikisht rrjedh prej fjalës sciencia, e cila është ekuivalente e fjalës el -‘ilm, ose nga fakti se një mysliman, pa marrë parasysh devotshmërinë e tij, e zhvillon dhe i kontribuon asaj. Për më tepër se një milenium, shkencëtarët myslimanë e kanë zhvilluar këtë trup të shkencës duke u inspiruar nga traditat e mëhershme shkencore, mirëpo këtë gjithnjë e kanë bërë duke e integruar atë që e kishin adoptuar nga këto burime në botëkuptimin islam dhe kështu kanë krijuar njërën ndër traditat më të njohura shkencore në botë. Pra, mu kjo është ajo tradita që e përbën atë të cilën ne e quajmë shkencë islame.[2][3]

Shkenca Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV, vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame.[4] Kjo shkencë gjithashtu njihet edhe si shkenca arabe, shkaku se shumica e teksteve të kësaj periudhe u shkruan në gjuhën arabe, lingua franca e civilizimit Islam. Civilizimi Islam në vete përfshiu shkencëtarët më produktivë të kohës, të cilët nuk ishin të gjithë arabë, por nga ata kishte jo arabë si dhe jo myslimanë e që të gjithë vepronin në ombrellën e civilizimit Islam në territoret Islame.

Një numër i madh i shkencëtarëve modernë si Bertrand Russell,[5], Robert Briffault, Will Durant, Fielding H. Garrison[6], Alexander von Humboldt, Muhammad Iqbal, Abdus Salam dhe Hossein Nasr konsiderojnë se shkenca moderne ka lulëzuar nga shkencëtarët myslimanë, të cilët ishin pionierë të metodave shkencore duke paraqitur qasjen moderne empirike, eksperimentale dhe kuantitative të hetimeve shkencore. Disa skolastikë, si Donald Routledge Hill, Ahmad Y Hassan,[7] Abdus Salam,[8] dhe George Saliba,[9] i referohen arritjeve si: "Revolucioni shkencor Islam".[10][11]

[redakto] Përmbledhje

[redakto] Lindja e shkencës Islame

Artikulli kryesor: Vitet e arta islame

Gjatë zgjerimit të hershëm të territoreve Islame, arabët myslimanë fillimisht të udhëhequr nga Khalid ibn al-Walid pushtuan Perandorinë Sassanido-Persiane dhe më shumë se gjysmën e Perandorisë Bizantine- Romake dhe themeluan Perandorinë Arabe përmes Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikës Veriore përcjellë nga zgjerimet tjera përmes Pakistanit, Italisë jugore dhe Gadishullit Iberian. Si rezultat i këtij zgjerimi qeveria Islame trashëgoi diturinë dhe aftësitë e Lindjes së Mesme Antike, Greqisë Antike, Persisë Antike si dhe Indisë dhe këto dituri i zhvilloi dhe zgjeroi më tej gjatë gjithë Viteve të Arta Islame. Studiuesit myslimanë dituritë e gjetura në territoret në të cilat shtrihej shteti Islam i zgjeruan dhe zhvilluan më tej në një shkallë shumë të lartë shkencore si dhe bënë zbulime të reja në lëmit përkatëse.[12]

Arti i prodhimit të letrës u mor nga dy të burgosur kinezë të Betejës së Talasit në vitin 751, ku si rezultat i kësaj u krijuan fabrika letre në Samarkand dhe Bagdad. Arabët përparuan teknikën kineze duke përdorur lecka lineni në vend të livorevemanit.

Shkencëtarët myslimanë dhe bizantinë dallonin shumë në qëndrimet e tyre ndaj shkencës. Bizantinët shtuan shumë pak në shkencën e huazuar nga greko-romakët duke qëndruar në tmerr të prirësve të tyre. Kjo mund të sqarohet nga fakti se zgjerimi Islam jashtë Arabisë kishte përfshirë tre nga qytetet e tyre prodhuese, si Aleksandria, Kartaga dhe Antiohi. Për shkak të humbjes së qeverisë shumë të aftë dhe të centralizuar si dhe për shkak të zgjerimit arab në Anatoli, shumica e qyteteve Bizantine nuk mund t'i përkushtoheshin arti dhe shkencës dhe me të madhe iu kthyen zhvillimit të bujqësisë ekzistenciale për të siguruar ekzistencën.

Shumica e shkencëtarëve shumë të njohur arabë dhe iranianë jetuan dhe vepruan gjatë viteve të arta islame.

Numri i punimeve origjinale në gjuhën arabe, të shkruara në shkencën e matematikës është shumë më i madh se numri i punimeve të shkruara në gjuhën greke dhe latine së bashku.[13]

[redakto] Metoda shkencore

Shkencëtarët myslimanë i vunë theks më të madh eksperimentimit se sa popujt e civilizimeve më të hershme, (shembull filozofët grek më shumë i vunë theks racionalitetit se sa eksperimentimit), kjo ishte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur'an dhe sunnet,[14][15]

[16][17] dhe për shkak të themelimit rigoroz të metodave historike në shkenën e hadithit.[14] Ata paraqitën për herë të parë kuantifikimin, vrojtimin preciz, eksperimentin e kontrolluar dhe përshkrimin e kujdesshëm. Qasja e tyre e re ndaj hetimit shkencorë çoi drejt zhvillimit të metodës shkencore në botën Islame. Në praktikë vrojtimi eksperimental dhe eksperimentet kuantitative të Ibn al-Haytham (Alhacen) në librin e tijë të Optikës (1021) shihen si fillimi i metodës moderne shkencore. Zhvillues tjerë të metodës shkencore llogariten edhe Geber, Ibn Sina, dhe Abū Rayhān al-Bīrūnī. Zhvillimi më i rëndësishëm i metodës shkencore, përdorimi i eksperimentimit dhe kuantifikimit për të dalluar mes teorisë garuese shkencore, u bë kryesisht me orientimin empirik që u paraqit nga shkencëtarët myslimanë.

Rosanna Gorini shkruan: Sipas shumicës së historianëve al-Haytham ishte pionieri i metodës moderne shkencore. Me librin e tijë ai ndryshoi kuptimin e termit optikë dhe themeloi eksperimentet si normë e dëshmimit në këtë fushë. Hulumtimet e tijë nuk janë të bazuara në teori abstrakte, por në dëshmi të eksperimentuara dhe eksperimentet e tijë ishin sistematikë dhe të përsëritshëm."[18]

Metodat e mëhershme eksperimentale u zhvilluan nga Geberi (metodat për kimi), Muhammad al-Bukhari (metodat për histori dhe shkencën e hadithit),[14] al-Kindi (metodat për shkencat e tokës), Avisina (metodat për mjekësi), Abū Rayhān al-Bīrūnī (metodat për astronomi dhe mekanikë),[19] Ibn Zuhr (metodat për operim) dhe Ibn Khaldun (metodat për shkencat shoqërore). Zhvillimi më i rëndësishëm i metodës shkencore, i përdorimit të eksperimentimit dhe kuantifikimit për tu shquar nga teoria konkurruese shkencore e vënë në orientimin e përgjithshëm empirik, u paraqit nga shkencëtarët myslimanë.

Ibn al-Haytham, pionieri i optikës moderne,[20] përdori metodën shkencore për të arritur rezultatet e paraqitura në librin e tij Libri i Optikës. Në praktikë ai kombinoi vrojtimet, eksperimentimet dhe argumentet racionale për të treguar se teoria e tijë moderne e të pamurit, ku rrezet e dritës janë të emituara nga objekti e jo nga syri, që është shkencërisht saktë, e që në teorinë antike të të pamurit, përmbajtur nga Ptolemeu dhe Euklidi (ku mendonin se syri është ai që emiton rreze ndaj objektit) dhe ajo e përmbajtur nga Aristoteli (ku objektet emitojnë grimca kah syri) ishin gabim.[21] Dihet se Roger Bacon kishte njohuri mbi punën e bërë nga Ibn al-Haytham.

Ibn al-Haytham zhvilloi metoda rigoroze eksperimentale të testimit shkencorë të kontrolluar me qëllim të vërtetimit të hipotezës teorike dhe hamendjes induktive të mbështetur në dëshmi. Metoda shkencore e Ibn al-Haythamit ishte shumë e ngjashme me metodën shkencore moderne dhe përbëhej nga procedurat vijuese:[22]

  1. Vëzhgimi
  2. Paraqitja e problemit
  3. Formulimi i hipotezës
  4. Testimi i hipotezës duke përdorur eksperimentin
  5. Analiza e rezultateve të eksperimentit
  6. Interpretimi i të dhënave dhe formulimi i konkludimeve
  7. Publikimi i zbulimeve

Zhvillimi i metodës shkencore konsiderohet të jetë bazik për shkencën moderne dhe disa, posaçërisht filozofët e shkencës dhe shkencëtarët praktikë, i konsiderojnë hetimet e mëhershme të jenë para-shkencore. Për këtë arsye disa e konsiderojnë Ibn al-Haythamin si "shkencëtari i parë".[23]

Modeli i Lëvizjeve, Ibn al-Haytham gjithashtu përshkruan një version të hershëm të briskut të Okamit, ku ai vë në veprim një numër minimal hipotezash duke marrë parasysh tiparet që e karakterizojnë lëvizjet astronomike, siç ai tenton t'i eliminojë nga modeli i tij planimetrik, hipotezat kosmologjike, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Toka.[24]

[redakto] Institutet Shkencore

Një numër i madh i instituteve të pa njohura në botën antike, njihen nga bota mesjetare islame. Si shembuj më të mirë janë: spitalet publike (që i zëvendësuan tempujt shërues dhe tempujt për fjetje)[25] dhe spitalet psikiatrike,[26] bibliotekat publike dhe bibliotekat e huazimit, diplomat akademike, observuesi astronomik si instiut hulumtues[25] (si kundërshtim ndaj vrojtimit privat që ishte rast në antikë),[27] dhe ligji i besimit (Waqf).[28][29]

Universitetet e para që nxjerrin në qarkullim diploma ishin: universiteti mjekësorë - spitalorë i mesjetës islame në Bimaristan ku diplomat mjekësore që nga shekulli XIX u jepeshin studentëve të Mjekësisë islame, të cilët ishin të kualifikuar të punonin si mjekë. Sir John Bagot Glubb shkroi:[30]

"Në kohën e Mamunëve, shkollat mjekësore ishin shumë të aktive në Bagdad. Spitali i parë i lirë publik u hap në Bagdad në kohën e Kalifatit n Haroon-ar-Rashid. Sikur që sistemi zhvillohej, mjekët dhe kirurgët emëroheshin të ligjëronin në shkollat mjekësore dhe të nxjerrin në qarkullim diploma për ata, të cilët konsideroheshin të kualifikuar për të praktikuar mjekësinë. Spitali i parë në Egjipt u hap në vitin 872 dhe pastaj spitale publike u hapën në gjithë perandorinë nga Spanja dhe Magribi gjer në Persi."

Libri i Rekordeve Botërore të Genisit njeh Universitetin Al KaraouineFez, Maroku si universitetin më të vjetër në botë, i themeluar në vitin 859.[31] Universiteti Al-Azhar i themeluar në Kairo, Egjpt në shekullin e X ofronte lloje të ndryshme të gradave, duke përfshirë edhe gradat post diplomike dhe shpesh llogaritet si universiteti i parë i plotë.

Një numër i madh i vetive të dallueshme të bibliotekës moderne për herë të parë u paraqitën në botën islame, ku bibliotekat nuk shërbyen vetëm për mbledhjen e dorëshkrimeve siç ishte rasti me bibliotekat antike, por gjithashtu shërbyen si biblioteka publike, si biblioteka huazimi, si qendra udhëzimi, si qendra për shpërndarjen e diturisë shkencore dhe ideve si vende për takime dhe diskutime dhe në disa raste edhe si bujtina për shkollarët ose si konvikte për nxënësit. Koncepti i katalogut të bibliotekës gjithashtu u paraqit në biblioteka mesjetare islame ku librat u organizuan në gjini dhe kategori specifike.[32]

Një veti tjetër e përbashkët gjatë Viteve të arta islame ishte numri i madh i gjenive universalë myslimanë, dijetarë të cilët kontribuuan në fusha të ndryshme të diturisë. Gjenitë e përgjithshëm myslimanë njiheshin si "Hakiim" dhe kishin dituri të gjerë në fusha të ndryshme të besimit islam dhe të mësimit jofetar, të njëjtë sikur Leonardo da Vinci, i periudhës së rilindjes evropiane. Dijetarët e tillë ishin aq të shumtë gjatë Viteve të arta islame sa që ishte e rrallë të gjesh dijetar i cili ishte i përqendruar dhe i specializuar në vetëm një fushë studimi në një kohë.[33] Ndër gjenitë universal myslimanë njihen: al-Biruni, al-Jahiz, al-Kindi, Abu Bakr Muhammad al-Razi, Ibn Sina, al-Idrisi, Ibn Bajja, Omar Khayyam, Ibn Zuhr, Ibn Tufayl, Ibn Rushd, al-Suyuti[34] Geber, al-Khwarizmi, Banū Mūsā, Abbas Ibn Firnas, al-Farabi, al-Masudi, al-Muqaddasi, Alhacen, Omar Khayyám, al-Ghazali, al-Khazini, Avempace, al-Jazari, Ibn al-Nafis, Nasīr al-Dīn al-Tūsī, Ibn al-Shatir, Ibn Khaldun, Taqi al-Din si dhe shumë të tjerë.[33]

[redakto] Rishikimi shoqërorë

Përshkrimi i parë, i dokumentuar, i rishikimit shoqërorë, (ang.: peer review) është gjetur në librin Etika e fizikanit të shkruar nga Is'haq bin Ali al-Rahwi, i cili jetoi gjatë viteve 854931al-Raha, Siri. Ai përshkruan procesin e rishikimit të parë shoqërorë mjekësor. Në punimin e tij, sikurse në manualët e tjerë mjekësor arab, shkruan që mjeku duhet gjithmonë të bëjë kopje të shënimeve të gjendjes shëndetësore të pacientit në çdo vizitë. Pasi që pacienti të jetë shëruar ose të ketë vdekur, shënimet janë ekzaminuar nga këshilli mjekësor lokal i mjekëve tjerë, të cilët do të rishikonin shënimet e mjekut për të vërtetuar nëse shoqja e tij/saj përmban standardet e kërkuara të kujdesit mjekësor. Nëse rishikimet e tyre janë negative, mjeku mund të ballafaqohej me hedhje në gjyq për keqtrajtim të pacientit.[35]

[redakto] Rënia

Shkenca islame dhe numri i shkencëtarëve myslimanë besohet se ka filluar të bie që nga shekulli XII ose XIII. Besohej se pas shekullit XIII nga civilizimi islam akoma do të lindin shkencëtarë të rastit, por ata u bënë përjashtim e jo diçka e zakonshme. Disa dijetarë, sërish vënë në pikëpyetje "fotografinë" tradicionale të rënies, duke vënë në pah aktivitetet e vazhdueshme astronomike si shenjë të vazhdimit të traditës shkencore krijuese përtej shekullit XVI, nga të cilët puna e astronomit dhe shkencëtarit Ibn al-Shatir, (13041375), në Damask konsiderohet si shembulli më i vlefshëm dëshmues.[36][37] Ngjashëm ishte edhe për sferat tjera të shkencs islame si mjekësia, ku njihen me punët e tyre Ibn al-Nafis dhe Şerafeddin Sabuncuoğlu si dhe shkencat shoqërore ku dallohet Ibn Khaldun me veprën Muqaddimah (1370), që vetvetiu dëshmon se shkenca po binte në Irak, al-Andalus dhe Magrib, por po vazhdonte të rrjedhë në Persi, Siri dhe Egjipt.[38]

Një nga shkaqet e rënies konsiderohet ngjarja kur shkolla ortodokse Ash'ari teologjikisht sfidoi shkollën teologjike më racionale në Mu'tazili, ku shembull i shquar është libri nga al-Ghazali, Moskoherenca e Filozofëve. Disa dijetarë e kanë vënë në pyetje këtë pikëpamje ku një numër i konsiderueshëm vënë në pah se shkolla Ash'ari përmbante shkencën dhe kundërshtonte filozofinë spekulative dhe se disa nga shkencëtarët e mëdhenj myslimanë si Alhazen, Biruni, Ibn al-Nafis dhe Ibn Khaldun ishin pasues të shkollës Ash'ari.[34][38]

Ndër arsyet tjera për rënien e shkencës islame njihen: konflikti mes myslimanëve sunitë dhe shiave, luftërat e kryqëzatave, luftërat me Perandorinë Mongole në tokat Islame mes shekujve XI dhe XIII, posaçërisht Perandoria Mongole në shekullin e XIII pati ndikim të madh. Mongolët shkatërruan bibliotekat islame, vrojtuesit, spitalet dhe universitetet, duke arritur kulmin në Betejën e Bagdadit në vitin 1258. Pushtimi i qytetit Abbasid që ishte qendër kapitale dhe intelektuale në vitin 1258 shënoi fundin e Viteve të Arta Islame.[39]

Që nga shekulli XIII disa myslimanë tradicionalë besonin se pushtimit e Kryqëzuesëve dhe Mongolëve kanë qenë dënim për myslimanët nga Zoti për shkak të largimit nga sunneti, qëndrim i cili u mbajt edhe nga gjeniu universal Ibn al-Nafis.[40] Ata besonin gjithashtu se ai zëvendësim arriti nga numri i madh i luftërave dhe konflikteve që krijuan klimën në të cilën shkenca Islame ishte më pak e suksesshme se më parë. Arsye tjetër për përshkrimin e kësaj rënie merret edhe përçarja në ciklet e paanësisë bazuar në modelin e famshëm Asabiyyah krijuar nga Khalduni (lindja dhe rënia e kombeve) që vë në pah se rënia është rezultat i faktorëve ekonomik dhe politik e jo religjioze.[38] Me rënien e Spanjës Islame në vitin 1492, zhvillimi shkencor dhe teknologjik përgjithësisht ra në duart e të krishterëve evropianë dhe qoi në atë që sot njihet si Rilindja evropiane dhe revolucioni shkencor.

[redakto] Ndikimi në shkencën evropiane

Kontribut drejt rritjes së shkencës evropiane ishte kërkimi i skolastikëve evropianë për dituri të reja, të cilat mund të gjendeshin vetëm në mesin e myslimanëve posaçërisht në Spanjën Islae dhe në Sicili. Këta skolastikë përkthyen tekstet e reja shkencore dhe filozofike nga gjuha arabegjuhën latine.

Njëri nga përkthyesit më produktiv në Spanjë ishte Zherardi nga Kremona i cili përktheu 87 libra nga arabishtja në latinisht, duke përfshirë: nga Muhammad ibn Mūsā al-Khwārizmī librin Algjebra dhe Almukabala, nga Jabir ibn Aflah librin Elementa astronomica,[41] nga al-Kindi librin Në Optikë, nga Ahmad ibn Muhammad ibn Kathīr al-Farghānī librin Në Elementet e Astronomisë në Lëvizjet Qiellore, nga al-Farabi librin Klasifikimi i Shkencës,[42] arritjet nga al-Razi në alkiminë dhe mjekësinë Islame,[43] arritjet nga Thabit ibn Qurra dhe Hunayn ibn Ishaq,[44] si dhe arritjet nga Arzachel, Jabir ibn Aflah, Banū Mūsā, Abū Kāmil Shujā ibn Aslam, Abu al-Qasim dhe Ibn al-Haytham (duke përfshirë edhe Librin e Optikës).[45]

Punimet e tjera të përkthyera nga arabishtja në latinisht gjatë shekullin të XIII janë: arritjet nga Muhammad ibn Jābir al-Harrānī al-Battānī dhe Muhammad ibn Mūsā al-Khwārizmī,[41] arritje e Abu al-Qasim (duke përfshirë librin al-Tasrif),[46][45] nga Muhammad al-Fazari librin Great Sindhind (bazuar në Surya Siddhanta, arritjet nga Brahmagupta), [47] arritjet nga al-Razi dhe Ibn Sina (duke përfshirë Libri i Kurimit dhe Kanuni i Mjekësisë),[48], arritjet nga Averroes,[46] arritjet nga Thabit ibn Qurra, al-Farabi, Ahmad ibn Muhammad ibn Kathīr al-Farghānī, Hunayn ibn Ishaq dhe të nipit të tijë Hubaysh ibn al-Hasan,[49], arritjet nga al-Kindi, nga Abraham bar Hiyya librin Liber embadorum, nga Ibn Sarabi librin De Simplicibus,[46] arritjet nga Qusta ibn Luqa,[50], arritjet nga Maslamah Ibn Ahmad al-Majriti, Ja'far ibn Muhammad Abu Ma'shar al-Balkhi dhe al-Ghazali,[45] arritjet nga Nur Ed-Din Al Betrugi duke përfshirë librin Mbi Lëvizjet e Qiejve,[51][43] nga Ali ibn Abbas al-Majusi librin enciklopedik , Libri Komplet i Artit Mjekësor,[43] nga Abu Mashar librin Hyrje në Astrologji,[52] arritjet nga Maimonides, Ibn Zezla (Byngezla), Masawaiyh, Serapion, al-Qifti, dhe Albe'thar.[53] nga Abū Kāmil Shujā ibn Aslam libri Algjebra,[41], arritjet e Geberit në alkimi dhe De Proprietatibus Elementorum, një libër arab mbi gjeologjinë shkruar nga pseudo-Aristeli.[43] Në fillim të shekullit XIII Marku nga Toledo përktheu Kur'anin si dhe arritje të ndyshme mjekësore Islame.[54]

Fibonacci prezantoi llogaritësin e parë komplet evropian të sistemit numerik Hindu-Arabik nga burimet arabe në librin e tij Liber Abaci (1202).[43] Nga Al-Khazini libri Zij as-Sanjari u përkthye në gjuhën greke nga Gregory Choniades në shekullin e XIII dhe u studjua në Perandorinë Bizanine.[55] Përmirësimet astronomike ndaj modelit Ptolemeik të bëra nga al-Battani, Averroes, Mo'ayyeduddin Urdi (Urdi lemma), Nasīr al-Dīn al-Tūsī (Tusi-couple) dhe Ibn al-Shatir më vonë u adoptuan në modelin heleocentrik Kopernikan. Ligji i gravitacionit nga Al-Kindi (Alkindus) ndikoi në fizikanin Robert Hooke në definimt e gravitetit celestial i cili më vonë inspiroi në definimin e ligjit univerzal të gravitetit nga Isak Njutën. Librat nga Abū al-Rayhān al-Bīrūnī, Ta'rikh al-Hind dhe Kitab al-qanun al-Mas’udi u përkthyen në latinisht si Indica dhe Canon Mas’udicus. Komenti nga Ibn al-Nafis në pjsën e fundit nga libri i Ibn Sinas Kanuni i Mjekësisë u përkthye në latinisht nga Andrea Alpago, (vdiq në vitin 1522) dhe u botua në Evropë në vitin 1547. Libri nga Ibn al-Nafis, Komente mbi Anatominë e Kanunit të Avicenës, që fillimisht përshkruante qarkullimin pulmonar, gjithashtu mund të jetë përkthyer në gjuhë latine dhe të jet bërë e qarkullueshme në Evropë gjatë kohës së njëjtë dhe mund të ketë patur ndikim në studjuesit Michael Servetus dhe Realdo Colombo.[56] Përkthimi i arritjeve nga Omar Khayyám në algjebër dhe gjeometri, më vonë ndikuan në zhvillimin e gjeometrisë jo eEuklidiane në Evropë gjatë shekullit të XVIII[57][58] Libri nga Ibn Tufail, Hayy ibn Yaqdhan, u përkthye në gjuhën latine nga Edward Pococke në vitin 1671 dhe në gjuhën angleze nga Simon Ockley në vitin 1708 dhe u bë një nga librat më të rëndësishëm që lajmëroi Revolucionin Shkencor."[59] Libri nga Ibn al-Baitar, Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufrada, gjithashtu kishte ndikim në Evropë pasi u përkthye në latinisht në vitin 1758.[60]

[redakto] Fushat e studimit

Mesjetë, posaçërisht në Vitet e Arta Islame skolastikët myslimanë bënë arritje të dukshme në shkencë, matematikë, mjekësi, astronomi, inxhinieri dhe në shumë fusha tjera. Gjatë kësaj kohe filozofia e hershme Islame u zhvillua dhe ishte qendrore në diskutimet shkencore, ku figura kryesore ishin shkencëtarët dhe filozofët.

[redakto] Shkencat agrokulturore

Pompa për nxjerrje të ujit e konstruktuar nga Al Jazari.

Gjatë revolucionit agrokulturorë të myslimanëve, shkencëtarët myslimanë bënë përparime të dukshme në botanikë dhe qaun në themelimin e shkencave agrokulturore. Botanikët dhe agronomët myslimanë demonstruan dituri të përparuara agronomike, agroteknike dhe ekonomike në sferat si meteorologjia, klimatologjia, hidrologjia si dhe në ekonominë dhe menaxhimin e ndërmarrjeve agrokulturore. Ata, gjithashtu, demonstruan dituri agrokulturore në sferat si pedologjia, ekologjia agrokulturore, ujitja, përpunimi i tokës, mbjellja, shpërndarja e plehut, zhdukja e barërave dëmtuese, mbjellja, prerja e druve, shartimi, krasitja e hardhive, profilaksisë, fitoterapia, kujdesi dhe zhvillimi i kulturave bimore dhe mbledhje dhe grumbullim të të vjelave.[61]

Në shekullin e XIII Ibn al-Baitar botoi librin Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufrada që konsiderohet një nga përpilimet më të mëdha botanike që përmban detaje të së paku 1,400 bimëve të ndryshme nga të cilat 200 nga këto bimë ishin zbulime të tija origjinale.[60]

[redakto] Shkencat e aplikuara

Fielding H. Garrison në librin e tij Historia e Mjekësisë shkruan: "Saracenët ishin origjinues jo vetëm të algjebrës, kimisë dhe gjeologjisë, por të shumë përparimeve ose përmirësimeve të civilizimit siç janë dritat e rrugëve, kanatat e dritareve, fishekzjarrët, instrumentet spango, kultivimi i frutave, parfumet, erëzat etj."

Në shkencat e aplikuara një numër i madh i arritjeve të dukshme u bënë nga shkencëtarët dhe inxhinierët myslimanë të mesjetës duke përfshirë shkencëtarët si Abbas Ibn Firnas, Taqi al-Din dhe pjesërisht al-Jazari, i cili konsiderohet pionier i robotikës dhe i inxhinierisë së ditëve tona.[62] Disa nga zbulimet që u bënë nga myslimanët e mesjetës janë: kamera obskura, kafeja, fluturakja me ajër, sipërfaqet kontrolluese të fluturimit, sapuni, shamponi, destilimi i pastër, lëngëzimi, kristalizimi, purifikimi, oksidimi, avullimi, filtrimi, alkooli i destiluar, acidi urinor, acidi nitrik, alembik, boshti dhëmbor, valvula, pompa piston këmbyesve thithëse, ora mekanike të nxitura nga uli dhe pesha, roboti humanoid i programueshëm, mbyllësi me kombinim, kuiltimi, çarku i ngritur me majë, bisturi, sharra e dorës, forcepsët, katguti kirurgjik, mulliri me erë, inokulimi, vaksina kundër smallpoksit, pena me ngjyrë, kriptoanaliza, analiza e frekuencës, , qelqi i zbukuruar dhe qelqi kuarc, qilimi Persian, çeku modern, globi qiellorë, raketat eksplozive, torpedo dhe kopshtet artificiale të kënaqësisë.

[redakto] Astrologjia

Artikulli kryesor: Astrologjia islame

Astrologjia Islame, (arabisht: ilm al-nujum), paraqet studimin e qiejve nga ana e myslimanëve të hershëm. Në burimet e hershme arabe fjala ilm al-nujum përdorej për të nënkuptuar së bashku astronominë dhe astrologjinë. Në kohën e mesjetës u bë dallimi i qartë mes termit ilm al-nujum (shkenca e yjeve) dhe termit ilm al-falak (shkenca e orbitave qiellore) që i referohet astrologjisë dhe ilm al-haya (shkenca e kuptimit të qiejve), që i referohet astronomisë. Që të dyja fushat i kishin rrënjët në traditën greke, persiane dhe indiane. Skolastikët myslimanë dituritë rreth këtyre shkencave i mësuan nga traditat e këtyre popujve, i studiuan dhe i zhvilluan në nivel shumë të lartë për përdorim praktik në jetën e tyre.

Dallimi i parë semantik mes astrologjisë dhe astronomisë u bë nga al-Biruni në shekullin e XI, megjithëse ai vetë refuzoi të studiojë astrologjinë.[63] Studimi i astrologjisë ishte gjithashtu u përgënjeshtrua edhe nga astronomë tjerë myslimanë të asaj kohe, nga ata ishin al-Farabi, Ibn al-Haytham, Abisina dhe Averroes. Arsyet e tyre për përgënjeshtrimin e astrologjisë ishin edhe për shkak të metodave të përdorura nga astrologët që ishin hipotetike e jo empirike edhe për shkak të pikëpamjeve të astrologëve që shkaktonin konflikt me islamin ortodoks.[64]

[redakto] Astronomia

Artikulli kryesor: Astronomia Islame
Nasir el-Din Tusi ishte polimati, i cili zgjodhi probleme domethënënse në sistemin gjeocentrik me çiftin-tuzi që laujti rol të rëndësishëm në Heliocentrizmin Kopernikan.

astronomi punët e astronomit egjipitano-grek Ptolemi, pjesërisht në librin Almagest dhe arritjet indiane të Brahmaguptës dukshëm u rafinuan gjatë viteve nga astronomët myslimanë. Tabelat astronomike tëEl-Kuarizmit dhe Maslamah Ibn Ahmed el-Majritit shërbyen si burim shumë i rëndësishëm i informimit për mendimtarët e latinizuar evropianë për rizbulimin arritjet në astronomi, ku u shkurajua interesi ekstensiv në astrologji.

Në shekullin XI, astronomët myslimanë filluan të dyshojnë në sistemin e Ptolemeut, një ndër mendimtarët që dyshote ishte Ibn el-Haytham dhe ishin të parët që mbikëqyrën eksperimentet e elaboruara të lidhur me fenomenet astronomike, duke filluar me njoftimin e Ebū el-Reyhān el-Bīrūnī me metodën eksperimentale në astronomi.[65] Shumë nga ata bënë ndryshime dhe përmirësime në modelin e Ptolemeut dhe propozuan modele alternative jo Ptolemeike me strukturë gjeocentrike. Pjesërisht, kritikat dhe përmirësimt nga el-Battani, Ibn el-Haytham, dhe Averroes dhe modelet jo-Ptolemeike nga astronomët në Maragha, Nasir el-Din el-Tuzi (çifti-Tuzi), Mo'ayyeduddin Urdi (Urdi lemma) dhe Ibn el-Shatir më vonë u adoptuan në modelin heleocentrik Kopernikan,[66][67] dhe argumentet e Kopernikut për rrotullimin e Tokës, ishin të ngjashme me ato nga el-Tusi dhe Ali el-Qushji. Disa i referohen arritjeve nga shkolla Maragha si "Revolucioni Maragha", "Revolucioni Shkollor Maragha", ose "Revolucioni shkencorë para Rilindjes".[9]

Ndër kontributet tjera nga astronomët myslimanë përfshijnë zbulimin e Rrugës së Qumështit nga el-Biruni i cili mendonte që është tërësi e shumë yjeve nebularë,[65] zhvillimin e modelit planetarë pa asnjë epicikël nga Ibn Bajjah (Avempace),[68] shkrimet optike nga Ibn el-Haytham që më vonë kanë shpier në themelimin e astronomisë teleskopike evropiane,[69] zhvillimin e astrolaboratorëve universal [70] zbulimin i një numri të madhë të instrumenteve tjera astronomike, vazhdimin e kërkimeve rreth lëvizjes së planetëve pasi Ja'far Muhammed ibn Mūsā ibn Shākir zbuloi se trupat e rëndë dhe sferat qiellore bien nën ligje të njëja fizike sikur Toka,[71] eksperimentet e para të shtjelluara lidhur me fenomenet astrnomike dhe dallimin e parë mes astronomisë dhe astrologjisë nga Abū al-Rayhān al-Bīrūnī,[72] përdorimin e vrojtimit të saktë empirik dhe teknikave eksperimentuese, [73] ndarjen e filozofisë natyrore nga astronomia nga Ibn al-Haytham,[74] dhe dëshminë e parë të vrojtimit empirik të rrotullimit të Tokës nga al-Tusi dhe al-Qushji.[75] Disa astronomë myslimanë, gjithashtu kanë diskutuar mundësinë e modelit heleocetrik dhe orbita eliptike[76], ndër to janë Ja'far ibn Muhammed Ebu Ma'shar el-Balkhi, Ibn el-Haytham, Ebū el-Rayhān el-Bīrūnī, Ebu Said Sinjari, 'Umar el-Katibi el-Qazwini dhe Qutb el-Din el-Shirazi.[77]

[redakto] Kimia

Artikulli kryesore: Alkimia islame dhe Alkimia
Jabir ibn Hayyan (Geber) ishte polimat, i cili llogaritet si babai i kimisë dhe themelues i industrisë së parfumeve.

Kimisti i shekullit të XIX-të Geber (Jabir ibn Hayyan), konsiderohet babai i kimisë,[78][79][80] për shkak të shtjellimit të metodës së parë shkencore eksperimentale në kimi, gjithashtu edhe të alembikut, retortit, distilimit të pastër, lëngëzimit, kristalizimit, purifikimit, oksidimit, avullimit dhe filtrimit.[80]

Al-Kindi ishte i pari i cili refuzoi studimin e alkimisë tradicionale dhe të teorisë së transformimit të metaleve,[81] i përcjellë nga Abū Rayhān al-Bīrūnī,[82] Ibn Sina,[83] dhe Ibn Khaldun. Ibn Sina, gjithashtu zbuloi distlimin e avullt dhe prodhoi vajin e parë thelbësor që qoi në zhvillimin e armaterapisë. Razi i pari distiloi vajgurin, zbuloi vajgurin dhe llampat me vajgur, brumin e sapunit dhe formulën për sapun dhe antiseptikë. Në librin e tijë Dyshime rreth Galenit, al-Razi ishte gjithashtu i pari që përmes përdorimit të metodës shkencore dëshmoi se teoria e elementeve klasike e Aristotelit dhe toria e humorizmiz e Galenit ishin të gabuara. Në shekullin e XIII Nasīr al-Dīn al-Tūsī filloi një version të hershëm të ligjit të ruajtjes së masës, duke vë në pah se trupi i lëndës është në gjendje të ndryshojë, por nuk është në gjendje të zhduket.[84] Alexander von Humboldt i sheh kimistët myslimanë si themelues të kimisë.[85]

George Sarton në librin e tijë Introduction to the History of Science shkroi:

"Ne gjejmë në shkrimet e tija (Jabir, Geber) pikëpamje të shquara mbi metodën e hulumtimit shkencorë kimikë, teorinë mbi formimin gjeologjik të metaleve (gjashtë metalet ndryshojnë thelbësisht për shkak të proporcioneve të ndryshme të sulfurit dhe merkurit në to); përgatitjen e substancave të ndryshme, arsenit dhe antimonit nga sulfidet e tyre)."[65]

[redakto] Shkencat e tokës

Shkencëtarët myslimanë, posaçërisht Abū Rayhān al-Bīrūnī, realizuan një numër të madh kontributesh mbi shkencat e tokës.[86] Biruni llogaritet babai i gjeodezisë për kontributet e tija të rëndësishme në këtë fushë,[87]H. Mowlana (2001). "Information in the Arab World", Cooperation South Journal 1. - (Anglisht) </ref> gjithashtu dhe me kontributet e tija në gjeografi dhe gjeologji.

Përveç shkrimeve tjera rreth gjeologjisë në librin e tijë gjeologjia i Indisë Biruni shkroi:

"Por nëse shikon baltën e Indisë me sytë e tu dhe mediton në natyrën e sajë, nëse merr parasyshë gurët e rrumbullakët të gjetur në tokë, me gjithë gjërmimin e thellë, gurët që janë të mëdhenjë gati sa malet dhe ku lumenjtë kanë rrymë të dhunshme, gurët që janë me përmasa më të vogla në largësi më të mëdha nga malet dhe ku rrymimet rrjedin më ngadalë, gurët që paraqiten të pluhurosur në formën e rërës, ku rrymimet fillojnë të stagojnë afër gojave të tyre dhe afër detit - nëse konsideron gjithë këtë mezi do të mendosh se India dikur ishte deti, që nëpërmjet shkallëve ka qenë e mbushur nga stogjet e rrjedhave."[88]

John J. O'Connor dhe Edmund F. Robertson në librin e tyre MacTutor History of Mathematics archive shkruajnë:

"Kontribute të rëndësishme në gjeodezi dhe gjeografi gjithashtu ka dhënë al-Biruni. Ai paraqiti teknikat e matjes së tokës dhe distancave duke përdorur trekëndëzimin. Ai e gjeti se radiusi i tokës është 6339.6 km, vlerë e pa arritur në perëndim gjer në shekullin e XVI. Masudic canon i tijë përmbanë tabelë me koordinata të 600 vendeve, ku gati për të gjitha vendet kishte njohuri direkte."

Në gjeologji Ibn Sina në librin e tijë Libri i Kurimit dha dy hipteza rreth maleve. Në kartografi, Harta nga Piri Reis krijuar nga hartografi osman Piri Reis në vitin 1513, ishte një nga hartat më të hershme të botës që përfshinë Amerikat dhe siç duket e para që pëfshinë Antartikun. Harta e tijë e botës kosiderohej më e sakta gjatë shekullit të XVI-të.

Traktatet më të hershme të njohur e që kanë të bëjnë me ambientalizmin dhe shkencën anbientale e posaçërisht me ndotjen ishin traktatet arabe të shkruara nga al-Kindi, al-Razi, Ibn Al-Jazzar, al-Tamimi, al-Masihi, Ibn Sina, Ali ibn Ridwan, Abd-el-latif, dhe Ibn al-Nafis. Punimet e tyre mbuluan një numër të madhë të temave lidhur me ndotjen si ndotja e ajrit, ndotja e ujit, ndotja e tokës, trajtimi pa kujdesë i plehrave të ngurtë bashkiak dhe vlerësimi i ndikimit ambiental i vendeve të caktuara.[89] Kordoba, al-Andalus gjithashtu kishte kontenierët e parë të plehrave dhe paisjet për hedhjen e plehrave.[90]

[redakto] Matematika

Artikulli kryesor: Matematika islame
El-Kuarizmi, babai i algjebrës dhe babai i algoritmave.

John J. O'Connor dhe Edmund F. Robertson në librin e tyre MacTutor History of Mathematics archive shkruajnë:

"Hulumtimet e tanishme pikturojnë pikturë të re të borxhit që ne i kemi matematikës Islame. Papritmas, shumë ide për të cilat më herët mendohej të jenë koncepte të reja briliante nga matematikanët evropianë të shekullit të XVI, XVII dhe XVIII, tani dalin të jenë ide të matematikanëve myslimanë/arabë gati katër shekuj më të hershme."[91]

El-Kuarizmi (780-850), nga emri i të cilit rrjedh algoritmi, dukshëm kontribuoi në algjebër e cila u emërua sipas librit të tij Kitab al-Jabr, libr i parë i algjebrës elementare.[92] Ai gjithashtu paraqiti atë që tani njihet si Numrat arabë, që prejardhjen origjinale e kanë nga India, megjithëse matematikanët myslimanë bënë disa pastrime në sistemin numerik, siç është paraqitja e pikës decimale. El-Kindi (801-873) ishte pionier në kriptanalizë dhe kriptologji. Ai i paraqiti sqarimet e para të njohura të kriptanalizës dhe analizës së frekuencës në veprën e tjë Dorëshkrimi mbi Deshifrimin e Porosive Kriptografike.[93][94]

Dëshmia e parë e njohur nga induksioni matematikor është paraqitur në librin e shkruar nga El-Karaxhi rreth vitit 1000, i cili e përdori atë për të dëshmuar teoremën e binomit, trekëndëshin e Paskalit dhe shumën e kubeve të numrave.[95] Historiani i matematikës, F. Woepcke,[96] e çmon matematikanin Al-Karaxhi si "i pari, i cili paraqiti teorinë e analizës matematike algjebrike." Ibn el-Haytham ishte matematikani i parë, i cili derivoi formulën për shumën e katër fuqive dhe përdorimin e metodës së induksionit, ai zhvilloi metodë për determinimin e formulës së përgjithshme për shumën e çdo fuqie, që ishte bazike për zhvillimin e analizës matematike të integralit.[97] Poeti dhe matematikani persian i shekullit të XI, Omar Khayyám, ishte i pari i cili gjeti zgjedhje të përgjithëshme gjeometrike për ekuacionet kubike dhe çoi në themelet e zhvillimit të gjeometrisë analitike, gjeometrisë algjebrike dhe gjeometrisë joeuklidiane. Sheref el-Din el-Tusi (1135-1213) gjeti zgjedhjet algjebrike dhe numerike të ekuacioneve kubike dhe ishte i pari që zbuloi derivatin e polinomeve kubike, një rezultat i rëndësishëm në analizën matematike diferenciale.[98]

Ndër arritjet tjera të matematikanëve myslimanë janë edhe zbulimi trigonometrisë sferike,[99] zbulimi i të gjitha funksioneve trigonometrike, përveç sinusit dhe kosinusit, zhvillimi i gjeometrisë analitike nga Ibn el-Hajtam, mohimi i parë i gjeometrisë së Euklidit dhe postulati i paraleleleve nga Nasīr el-Dīn el-Tūsī, tentimi i parë në gjeometrinë joeuklidiane nga Sadr el-Din, zhvillimi i algjebrës simbolike nga Abū al-Hasan ibn Alī al-Qalasādī,[100] dhe përparime tjera të shumta në algjebër, aritmetikë, analizë matematike, kriptografi, gjeometri, teorinë e numrave dhe trigonometri.

[redakto] Mekanika

Në fushën mekanike të fizikës, Ja'far Muhammad ibn Mūsā ibn Shākir (800-873) nga Banū Mūsā ishte pionier i astrofizikës dhe mekanikës qiellore si dhe zbuluesi i parë, se trupat qiellorë dhe sferat qiellore ishin temë e ligjit të njëjtë fizikë sikur edhe Toka, përkundër antikëve të cilët besonin se sferat qiellore përmbajnë rregulla të veta të ligjeve fizike të ndryshme nga ligjet e Tokës.[71] Në librat e tijë Lëvizja Yjore dhe Forca e Tërheqjes, ai gjithashtu ishte i pari i cili zbuloi se ekziston forcë e tërheqjes në mes të trupave qiellorë,[101], zbulim të cilin Robert Briffault e shehë si parathënës i ligjit universal të gravitetit të Njutnit.[102] Thābit ibn Qurra (836-901) refuzoi nocionet Peripatetike dhe Aristoteliane të "vendit neutral" për çdo element. Në vend të tyre ai propozoi teorinë e lëvizjes, në të cilën edhe lëvizjet tatëpjetë dhe lëvizjet përpjetë janë të shkaktuara nga pesha dhe se rregulli i universit është rezultat i dy tërheqjeve garuese (jadhb): njëra nga këto është "mes elementeve sublunare dhe qiellore" dhe tjetra është "mes tëgjitha pjesëve të çdo elementi ndaras".[103] Al-Kindi (801-873) përshkroi një koncept të hershëm të relativitetit paradrejtues të teorisë së më vonshme të relativitetit, të paraqitur nga Albert Einstein në shekullin e XX-të. Sikur Ajnshtajni edhe el-Kindi pohoi se bota fizike dhe fenomenet fizike janë relative, se koha, hapësira, lëvizja dhe trupat fizikë janë të gjithë relativë ndaj njëri tjetrit dhe të pa varur dhe jo absolutë dhe ata janë relativë ndaj objekteve të tyre dhe ndaj vëzhguesit.[104]

Ibn al-Haytham (965-1039) diskutoi teorinë e tërheqjes në mes masave dhe siç duket ishte në dijeni për madhësinë e shpejtimit gjatë gravitacionit dhe zbuloi se trupat qiellorë "i përgjigjeshin ligjeve të fizikës".[105] Ibn al-Haytham gjithashtu zbuloi ligjin e inercionit, i njohur si Ligji i parë i lëvizjes i Njutnit, në deklarmin se trupi lëvizë përgjithmonë përveç nëse ndonjë forcë e jashtme e ndërpret lëvizjen e tijë ose ia ndërron drejtimin e lëvizes.[106] Ai gjithashtu zbuloi konceptin e impulsit, pjesë e Ligjit të dytë të lëvizjes të Njutnit.[107] edhe pse nuk e kuantifikoi matematikisht këtë koncept.

Fituesi i Çmimit Nobel, Abdus Salam, mbi Ibn al-Haytham shkroi:

"Ibn-al-Haitham (Alhazen, 965-1039 CE) ishte njëri nga fizikanët më të mëdhenjë i të gjitha kohërave. Ai bëri kontribute eksperimentale të rendit të lartë në optikë. Ai shpalli se rrezja e dritës, duke kaluar përmes masës merr rrugën e cila është më e lehta dhe "më e shpejta". Në këtë shpallje ai parashihte Ligjin i Kohës së Fundit i Fermatit shekuj më parë. Ai ka parapa ligjin e inercionit, që më vonë emërohet Ligji i parë i lëvizjes i Njutnit. Pjesa e V e "Opus Majus" nga Roger Baconi praktikisht është një shënim nga "Optika" e Ibn el Haithamit."[108]

Ibn Sina (980-1037) zbuloi konceptin e impulsit, kur u referua tek shtysi i të qenurit proporcional me peshën e shpejtësisë së kohës, paraprirës i konceptit të impulsit në Ligjin e Dytë të Lëvizjes të Njutnit.[109] Kështu që ai konsiderohet babai i konceptit bazik të impulsit në fizikë.[110] Teoria e tijë e lëvijes ishte gjithashtu konsistente me konceptin e inercionit në Ligjin e Parë të Lëvizjes të Njutnit.[109] Abū Rayhān al-Bīrūnī (973-1048) ishte i pari që kuptoi se nxitimi është i lidhur me lëvizjen jo uniforme, gjithashtu pjesë e Ligjit të Dytë të Lëvizjes të Njutnit.

Al-Biruni, dhe më vonë al-Khazini, ishin të parët që aplikuan metodën shkencore eksperimentale në mekanikë, posaçërisht në fushën e statikës dhe dinamikës, pjesërisht për përcaktimin e peshave speciale, siç janë ato të bazuara në teorinë e barazpeshës dhe përcaktimit të peshës. Fizikantët myslimanë njësuan statikën dhe dinamikën në shkencën e mekanikës dhe kombinuan fushat e hidrostatikës me dinamikën për t'i dhënë jetë hidrodinamikës. Ata aplikuan teoritë matematike të raportit dhe teknikave infinitesimale dhe paraqitën teknikat e algjebrës dhe kalkulimit në fushëne statikës. Ata gjithashtu ishin të parët që përgjithësuan teorinë e qendrës së gravitetit dhe të parët që aplikuan atë në trupat tredimensionalë. Ata gjithashtu themeluan teorinë e mundësisë së konsiderimit të levës dhe krijuan "shkencën e gravitetit" e cila më vonë u zhvillua më tej në Evropën e Mesjetës.[111]

Në vitin 1121, el-Khazini, në librin e tië "Libri i Barazpeshimit të Urtsisë, ishe i pari që propozoi se graviteti dhe energjia potenciale e gravitetit e trupit ndryshon varësisht nga largësia nga qendra e Tokës. Ky fenomen nuk u dëshmua deri në paraqitjen e Ligjit të Gravitetit Universaltë Njutnit, shekuj më vonë. Në statikë, al-Khazini i pari pastër dalloi forcën, masën dhe peshën dhe tregoi veëdije mbi peshën e ajrit dhe rritjen e saj në dendësi me lartësi dhe zbuloi se dendësia më e madhe e ujit ishte më afër qendrës së Tokës.[112] Ibn Bajjah (Avempace) (d. 1138), ishte ai i cili argumentoi se gjithmonë ka forcë reaksioni për çdo forcë të ushtruar, të cilin Shlomo Pines e sheh si paraprisës i idesë së Gottfried Leibnizit për forcën, e cila përbën bazën e Ligjit të Tretë të Lëvizjes të Njutnit.[113] Teoria e tijë e lëvizjes kishte ndikim të rëndësishëm në fizikantët e mëvonshëm si Galileo Galilei.[114] Hibat Allah Ebu'l-Barakat el-Bagdaadi (1080-1165) shkroi libër kritikë ndaj fizikës së Aristotelit të titulluar el-Mu'tabar, ku ishte i pari i cili kundërshtoi idenë e Aristtelit se forca konstante prodhon lëvizje uniforme, pasi kuptoi se forca e aplikuar vazhdimisht prodhon nxitje, që është ligji fundamental i mekanikës klasike dhe një parashikim i hershëm i Ligjit të Dytë të Lëvizjes të Njutnit,[115], mendim të cilin ai nuk ia referoi forcave vepruese si të barabarta me forcën tendosëse.[116] Sikur Njutni, ai përshkroi nxitimin si kusht të ndryshimit të shpejtësisë.[117] Averroes (1126–1198) ishte i pari, i cili e definoi dhe mati forcën si " raport në të cilin puna është bërë me ndryshimin e energjisë kinetike si kusht i trupit material"[118] dhe i pari, i cili me të drejtë kundërshtoi "se efekti dhe masa e forces ndryshon në kushte kinetike në masën materiale rezistente."[119] Zhvillimet myslimane në mekanikë ishin themelet e zhvillimit të më vonshëm të mekanikës klasike në Evropën e hershme moderne.[120]

[redakto] Mjekësia

Struktura e syrit sipas Hunain ibn Ishaq.
Artikulli kryesor: Mjekësia Islame

Mjekët myslimanë arritën përparime dhe kontribute të rëndesishme, të cilat ndikuan në zhvillimin e mjekësisë duke përfshië anatominë, optalmologjinë, patologjinë, shkencat farmaceutik| (duke përfshirë farmacinë dhe farmacologjinë), fiziologjinë dhe operimin. Mjekët myslimanë ndërtuan disa nga spitalet më të vjetra, të cilat më vonë u shpërndanë edhe në Evropë gjatë Kryqëzatave, të inspiruar nga spitale e Lindjes së Mesme.[121]

Al-Kindi shkroi librin De Gradibus, në të cilin ai fillimisht demonstroi përdorimin e kuantifikimit dhe matematikës në mjekësi dhe pjesërisht në fushën e farmacologjisë. Ky përfshinë zhvillimin e shkallës matematike për të kuantifikuar fuqinë e barërave dhe sistemin, i cili do të lejonte mjekun të përcaktojë në mënyrë të përparuar ditët më kritike të sëmundjes së pacientit.[122] Razi (Rhazes) (865-925), babai i pediatrisë,[123] dokumentoi raste klinike të përvojës së tijë dhe ruajti dokumente shumë të vyeshme të sëmundjeve të ndrysme.. Libri i tijë His Libri Gjithëpërfshirës i Mjekësisë", i cili prezantoi fruthin dhe linë e zezë ishte shumë i ndikueshëm në Evropë. Në librin e tijë Dyshime mbi Galenin, al-Razi ishte gjithashtu i pari, i cili përmes përdorimit të eksperimentit dëshmoi se edhe teoria e humorizmit e Galenit edhe teoria e elementit klasik e Aristotelit janë të gabuara.[124] Ai gjithashtu prezantoi urnalizën dhe testin fekal.[125]

Abu al-Qasim (Abulcasis), shihet si babai i operimit,[126] shkri librin Kitab el-Tasrif (1000), enciklopedi 30 volumëshe mjekësore, e cila u mësua nga shkollat mjekësore myslimane dhe evropiane deri në shekullin e XVII. Ai zbuloi një numër të madh të instrumenteve kirurgjike, duke përfshirë instruentet e para unike me gruan,[127] gjithashtu dhe përdorimin kirurgjik të katgutit dhe gërshërëve, ligaturës, gjilpërës kirurgjike, bisturit, kuretës, retraktorit, sungjerit kirurgjik, zërit, grepit kirurgjik, shfurës kirurgjike, spekulumit,[128] dhe suvas.[129] Në vitin 1021, Ibn al-Haytham (Alhacen) arriti përparim të rëndësishëm në operim të syrit pasi që studioi dhe mirë e sqaroi procesin e të pamurit dhe percepcionit vizual në librin e tijë Libri i Optikës, 1021.[127]

Ibn Sina, konsiderohet babai i mjekësisë moderne dhe njëri nga mendimtarët dhe shkollarët e mjekësisë më të mëdhenjë në histori,[121] shkroi librat Kanuni i Mjekësisë (në vitin 1020) dhe Libri i Kurimit (në shekullin e XI), të cilat qëndruan tekste të standarde të shkruara edhe në univrsitetet myslimane dhe në ato evropiane deri ë shekullin e XVII. Ndër kontributet e Ibn Sinas përfshihen edhe prezantimi i eksperimentimit dhe kuantifikimit sistematik në studimin e fiziologjisë,[130] zbulimi i natyrës ngjitëse të smundjeve, prezantimi i izolimit për të kufizuar përhapjen e vazhdueshme të sëmundjeve, prezantimi i mjekësisë eksperimentale, prezantimi i mjekësisë së bazuar në dëshmi, sprovat klinike,[131] sprovat e rastësishme të kontrolluara,[132][133] testi i efiçencës[134][135] dhe farmacologjia klinike,[136] rëndësia e dietetikëve dhe ndikimi i klimës dhe ambientit në shëndet,[137] dallimi i mediastinitis nga pleuritisi, natyra e vazhduesme e tuberkulozës, shpërndarja e sëmundjeve përmes erës dhe dheut dhe përshkrimi i parë i kujdesëshëm i problemeve të lëkurës, sëmundjet e përcjellura përmes seksit, pervesiteti dhe vuajtjet nervore,[121] gjithashtu dhe përdorimi i akullit për të shëruar ethet dhe ndarja e mjekësisë nga farmacologjia, gjë e cila ishte e rëndësishme për zhvillimin e shkencave farmaceutike.[127]

Ibn Zuhr konsiderohet pionier i operimit eksperimental,[138] për paraqitjen e metodës eksperimentale në operim në shekullin e XII, gjithashtu ishte i pari i cili praktikoi testimin në kafshë me qëllim të eksperimentimit të procedurave kirurgjike para aplikimit të tyre tek njerëzit.[139] Ai gjithashtu realizoi autopsitë e para në njerëz dhe në kafshë.[140]

Në vitin 1242, Ibn al-Nafis, i cili konsiderohet pionier i fiziologjisë kardiovaskulare,[141] ishte i pari i cili përshkruajti qarkulimin pulmonar dhe qarkullimin koronar,[142] që formojnë bazën e sistemit të qarkullimit për të cilat konsiderohet babai i teorisë së qarkullimit[143] dhe një nga fiziologët më të mëdhenjë të historisë.[144] Ai gjithashtu përshkroi konceptin më të hershëm të metabolizmit,[145] dhe zhvilloi sistem të ri të fiziologjisë dhe të psikologjisë për t'i zëvendësuar sistemet e zhvilluar nga Ibn Sina dhe Galeni duke zhvlerësuar shumë nga teoritë e tyre të gabuara si: teoritë mbi katër humorët, pulsimin,[146] eshtrat, muskujt, zorrët, shqisat, kanalet e së ithtës, ezofagun, stomakun, etj.[147]

Ibn al-Lubudi (1210-1267) refuzoi teorinë e katër humorëve të përmbajtur nga Galeni dhe Hipokrati dhe zbuloi se trupi dhe mbrojtja e tijë varet posaçërisht nga gjaku, gjithashtu refuzoi idenë e Galenit se gratë mund të prodhojnë spermë dhe zbuloi se lëvizja e arterieve nuk janë të varura nga lëvizja e zemrës, se zemra është organi i parë, i cili formohet në trupin e fetsit (e jo truri siç thoshte Hipokriti) edhe atë se eshtrat që formojnë kafkën mund të rriten në tumore.[148]

Tashrih al-badan (Anatomia e trupit) nga Mansur ibn Ilyas (c. 1390) përmbante dagrame gjithëprëfshirëse të strukturës së trupit, të sistemit nervor dhe të sisemit të qarkullimit.[149] Gjatë Vdekjes së Zezë mga çuma në shekullin e XIV el-Andalus, Ibn Khatima dhed Ibn el-Khatib zuluan se sëmundjet shkaktohen nga mikroorganizmat, të cilët hynë në trupin e njeriut.[150] Zbulimet tjera mjekësore, të cilat për herë të parë u paraqitën nga myslimanët janë: zbuimi i sistemit të imunitetit, paraqitja e mikrobiologjisë, përdorimi i kashëve për testim dhe kombinimi i mjekësisë me shkencat tjera (duke përfshirë agrokulturën, botanikën, kiminë dhe farmacologjinë),[127] gjithashtu janë edhe zbulimi i shiringës injektuese nga Ammar ibn Ali el-Mawsili në shekullin e IX në Irak, hapja e barnatores së parë në Bagdad në vitin 754, ndarja e mjekësisë nga farmacia në shekullin XII dhe zbulimi i mbi 2,000 substancave mjekësore e kimike.[151]

[redakto] Shkencat neurologjike

Artikulli kryesor: Psikologjia Islame

Në shkencat neurologjike dhe psikologji, al-Kindi (Alkindi) ishte i pari i cili eksperimentoi me terapinë me muzikë,[152] dhe Ali ibn Sahl Rabban al-Tabari ishte i pari i cili studioi psikoterapinë.[153] Koncepti i shëndetit mendorë u paraqit nga Ahmed ibn Sahl al-Balkhi,[154] i cili ishte pionier i terapisë njohëse, psikofiziologjisë, mjekësisë psikomatike dhe ishte i pari i cili studioi psikologjinë njohëse dhe psikologjinë mjekësore, dallimin mes neurozës dhe psikozës dhe i klasifikoi çrregullimet nevrotike.[153] Al-Razi (Razes) bëri përparime të dukshme në psikiatri në tekstet e tija referuese El-Mansuri dhe Al-Hawi, të cilat prezentonin definicione, simptome dhe trajtime për çrregullime mendore dhe për probleme lidhur me shëndetin mendorë. Ai gjithashtu udhëhoqi sallën psikiatrike në spitalin e Bagdadit. Institute të tilla nuk ekzistonin në Evropë në atë kohë për shkakë të frikës së posedimit nga djalli.[155]

Al-Farabi shkroi traktatet e para të psikologjisë sociale dhe u morr me studim të ndjenjave.[153]Andaluzi, Abulcasis ishte pionier i operimit neurologjik, kurse Ibn Zuhr bëri përshrimin e parë të saktë të çrregullimeve neurologjike dhe kontribuoi në neurofarmacologjinë moderne dhe Averroes këshilloi për sëmundje pankreatike.[156] Pionierë tjerë të psikofiziologjisë dhe mjekësisë psikomatike ishin: Ali ibn Abbas al-Majusi[154] dhe Ibn Sina i cili gjithashtu parashikoi testin e asociacioneve të fjalëve,[155] ishte pionier i neuropsikiatrisë në Kanuni i Mjekësisë,[157] dhe përshkroi eksperimentin e parë të të menduarit në vetë njohje dhe vetëdije.[158]

Ibn al-Haytham, për punën e tijë në psikologjinë e perceptimit vizual kon në librin e tijë "Libri i Optikës"[159] ku ishte shkencëtari i parë i cili argumentoi se të pamurit gjendet në tru e jo në sy, konsiderohet themelues i psikofizikës dhe psikologjisë eksperimentale,[160] Ai theksoi se përvoja personale ka ndikim në atë se çka shohin njerëzit dhe si e shohin atë njerëzit dhe se të pamurit dhe perceptimi janë subjektive.[159] Ai ishte gjithashtu i pari i cili kombinoi fizikën dhe psikologjinë për të formuar psikofizikën dhe hetimet dhe eksperimentet e tija në psikologji dhe të pamurit vizual përfshinë ndjesi, ndryshime në ndjeshmëri, ndjenjën e të prekurit, perceptimin e ngjyrave, perceptimin e errësirës, sqarimin psikologjik të iluzionit të Hënës dhe të pamurit me dylbi.[160] Biruni gjithashtu ishte pionier i psikologjisë eksperimentale sikur që ishte i pari i cili përshkroi eksperimentalisht konceptin e kohës së reagimit.[161]

[redakto] Optika

Artikulli kryesor: Libri i Optikës
Ibn al-Haytham (Alhacen) zbuloi kamerë "kamera obscura" dhe kamerën me vrimë për eksperimentet e tija mbi dritë dhe optikën.

Në fushën e optikës, Ibn Sahl (c. 940-1000), një matematikan dhe fizikan i lidhur me oborrin e Bahdadit, shkroi traktatin Mbi Pasqyrat dhe Thjerrëzat që Djegin në vitin 984, në të cilin ai paraqiti të kuptuarit e tijë, se si pasqyrat dhe thjerrëzat e lakuara përkulin dhe dhe fokusojnë dritën. Ibn Sahl tani konsiderhet si zbulues i parë i ligjit të përthyerjes, zakonisht i quajtur ligji i Snellit, sipas fizikanit holandez Willebrord Snellius (1580 - 1626).[162][163] Ai përdori ligjin e tijë për të punuar format e thjerrzave që fokusojnë dritën pa formim gjeometrik, të njohura si thjerrëz asferike.

Ibn al-Haytham (Alhacen) (965-1039), babai i optikës dhe pionieri i metodës shkencore në librin e tijë Libri i Optikës, zhvilloi një teori të gjërë të dritës dhe optikës që sqaronte të pamurit, përdorimin e gjeometrisë dhe anatomisë, që thoshte se çdo pikë në një hapësirë ose objekt të ilustruar rrezaton rreze drite në çdo drejim, por vetëm një rreze nga çdo pikë, bie në drejtim të syrit, mund të shihet. Rrezet tjera bien në kënde të ndrysme dhe nuk shihen. Ai përdori shembullin nga camera obscura dhe kamera me vrimë, që prodhojnë fotografi inverte, për të përmbajtur argumentin e tij. Ai e kuptoi se drita udhëtonte me një shpejtësi të madhe por të kufizuar dhe se përthyerja shkaktohej nga shpejtësia e ndryshme në substanca të ndryshme. Kjo teori është e kundërt nga ajo e Platonit mbi të pamurit e objekteve se objektet shihen nga rrezet që emetohen nga syri. Alhacen pohoi se rrezet e dritës janë rrjedhë të pjesës së minutës që kanë udhëtuar me shpejtësinë e fundme. Ai përmirësoi përshkrimet e atëherëshme të përthyerjes së dritës dhe zbuloi ligjet e përthyerjes.

Ai gjithashtu studioi pasqyrat sferike dhe parabolike dhe kuptoi dhe kuptoi se si përthyerja nga thjerrëza lejon fotografitë të fokusohen dhe të zmadhohen. Ai kuptoi matematikisht se përse pasqyrat sferike prodhojnë shmangie. Libri i tijë Libri i Optikës është radhitur ndër më të ndikueshmit ntë historinë e fizikës,[164] për inicimin e revolucionit shkencorë në optikë[165] dhe perceptimin pamor.[166]

Ai gjithashtu realizoi eksperimetet e para mbi shpërndarjen e dritës në gjyrat e saja përbërëse. Puna e tijë më e madhe Kitab al-Manazir u përkthye në gjuhën latineMesjetë, gjithashtu u përkthye edhe libri i tij, i cili merrej me ngjyrat e perëndimin e Diellit. Një kohë të gjatë u mor me teoritë e fenomeneve të ndryshm fizike si hija, eklipsa dhe yberi. Ai gjithashtu u mundua të sqarojë shikimin me dylbi dhe iluzionin e Hënës. Përmes këtyre studjimeve të zgjeruara në optikë ai konsiderohet babai i optikës moderne.

Ibn al-Haytham gjithashtu me të drejtë kundërshtoi duke pohuar se ne i shohim objektet përshkak të rrezeve të dritës së diellit, të cilat ai besonte se, janë rrjedha të pjesëve të vogla të cilat udhëtojnë në vija të drejta, reflektohen nga objektet në drejtim të syve tonë. Ai kuptoi se drita duhet të udhëtojë në një shpejtësi të madhe por të kufizuar (jo pa mbarim) dhe se përthyerja shkaktohet nga shpejtësia e ndryshme në substanca të nryshme. Ai gjithashtu studioi pasqyrat sferike dhe parabolike dhe kuptoi se si përtherja nga thjerrëta do të lejojë fotografitë të fokusohen dhe të zenë vend zmadhimi. Ai kuptoi matematikisht përse pasqyra sferike prodhon shformim.

Robert S. Elliot mbi Ibn al-Haytham (Alhacen) shkroi:

"Alhazen ishte njëri nga studentët më të aftë të optikës në tëgjitha kohërat dhe botii shtatë volume traktatesh mbi këtë temë që kishin famë të madhe në Mesjetë dhe patën ndikim të madhë në mendimin erendimor, dukshëm patën ndikim mbi fizikanët Roger Bacon dhe Jahnes Kepler."[167]

Ibn Sina (980-1037) u pajtua se shpejtësia e dritës është e kufizuar duke pohuar se " nëse perceptimi i dritës është shkak i emetimit të disa pjesëve të caktuara të burimit të shndëritshëm, shpejtësia e dritës duhet të jetë ee kufizuar."[168] Ebū Rayhān el-Bīrūnī (973-1048) gjithashtu u pajtua se drita ka shpjtësi të caktuar dhe ai ishte i pari që zbuloi se shpejtësia e dritës është shumë më e madhe se shpejtësia e zërit. Qutb al-Din al-Shirazi (1236-1311) dhe Kamāl al-Dīn al-Fārisī (1260-1320) dhanë sqarimin e parë të saktë për fenomenin e ylberit. - (Anglisht) [169]


[redakto] Shkencat shoqërore

Artikulli kryesor: Sociologjia Islame

Gjatë civilizimit Islam u bënë kontribute të dukshme në shkencat shoqërore.

Abū al-Rayhān al-Bīrūnī (973-1048) u përshkrua si "antropologu i parë".[87] Ai shkroi studime të detajuara krahasuese në antropologjinë e njerëzve, religjioneve dhe kulturave të Lindjes së Mesme, Mesdheut dhe Azisë Jugore. Antropologjia e religjionit e Birunit ishte e mundëshme vetëm për skolastikët e zhytur thellë në traditën e kombeve.[170] Biruni u vlerësua nga shumë skolastikë myslimanë për antropologjinë e tijë islame.[171] Biruni gjithashtu shihet edhe si babai i indologjisë.[172] Al-Saghani (d. 990) shkroi disa nga komentet e hershme në historinë e shkencës të cilat përfshinë një krahasim mes skolastikëve "antikë" (duke përfshirë babilonët, egjiptasit, grekët dhe indianët antikë) dhe "modernë" (shkencëtarët myslimanë të kohës së tijë).[173] Al-Muqaddasi (b. 945) gjithashtu dha kontribut të madhë në shkencat shoqërore.

Ibn Khaldun (1332-1406), konsiderohet paraardhës i disa shkencave shoqërore[174] si demografisë,[175] historisë kulturore,[176] historiografisë,[177] filozofisë së historisë,[178] sociologjisë,[175][178] dhe shkencave shoqërore,[179] dhe shihet si një nga paraardhësit e ekonomisë moderne[180][181]. Ai më së miri njihet për librin e tij Muqaddimah (latinizuar si Prolegomenon). Disa nga idetë e tija të paraqitura në librin Muqaddimah ishin mbi fushat si filozofia sociale, teoritë mbi konfliktet shoqërore, kohezioni strukturorë, kapitali shoqërorë, rrjeti shqërorë, dialektika, lakorja e Lafferit, metoda historike, animi sistemik, rënia dhe ngritja e civilizimeve, unazat kundërvepruese, teoria e sistemeve dhe përgjegjësia korporale dhe shoqërore.

Franz Rosenthal në librin e tijë History of Muslim Historiography' (sq.: Historia e Historiografisë Myslimane) shkruan:

"Historiografia myslimane në të gjitha kohërat ka qenë e bashkruar në lidhjet më të afërta me zhvillimin e përgjithshëm të shkollimit në Islam dhe pozita e diturisë historike në edukimin myslimanë ka ushtruar ndikimi vendimtar mbi nivelin intelektuarl në shkrimin historik....Myslimanët arritën përparim të përcaktuar përtej shkrimeve të mëhershme historike në të kuptuarit sociologjik të historisë dhe sistematizimin e historiografisë. Zhvillimi i shkrimeve moderne historike duket se ka arritur shpejtësi dhe sasi të konsiderueshme përmes përdorimit të literaturës myslimane e cila mundësoi që historianët perëndimorë, që nga shekulli XVII e këtej, të shohin seksion të madhë të botës përmes syve të huaj. Historiografia myslimane indirekt dhe me modesti ndihmoi t'i japë formë mendimit historik të ditës së sotme."[182] Ai gjithashtu paraqiti metoden shkencore në shkencat shoqërore.[183]

[redakto] Zoologjia

Artikulli kryesor: Mendimi evolutiv Islam

Në fushën e zoologjisë biologët myslimanë zhvilluan mbi evolucionin dhe selektimit natyrorë të cilat u mësuan gjerësish në shkollat mesjetare Islame. John William Draper, bashkëkohës i Darvinit, konsideroi se "teoria Muhamedane e evolucionit" u zhvillua "shumë më përpara se sa ne jemi të vendosur të e bëjmë, duke i zgjeruar ato madje edhe në gjëra jo organike dhe në minerale." Sipas al-Khazini, ides mbi evolucionin u shtrinë gjerësisht mes "njerëzve të zakonshëm" në botën Islame të shekullit të XII.[184]

Biologu i parë mysliman i cili zhvilloi teorinë e evolucionit ishte al-Jahiz (781-869). Ai shkroi mbi efektet e mjedisit në gjasat e një kafshe për të mbijetuar dhe i pari përshkrujati "luftën për ekzistencë" dhe një formë të hershme të selektimit natyrorë.[185][186] Al-Jahiz ishte gjithashtu i pari i cili i diskutoi zinxhirët ushqimorë,[187] dhe gjithashtu ishte përkrahës i hershëm i determinizmit ambiental, duke argumentuar se mund të determinojë karakteristikat fizike të banorëve të një komuniteti të caktuar dhe se origjina e ngjyrave të ndryshme të lëkurave të njerëzve është rezultat i ambientit.[188]

Ibn al-Haytham shkroi një libër në të cilin argumentoi evolucionin (pa selektimin natyrorë), si dhe shkencëtarë e skolastikë të tjerë të shumtë myslimanë si Ibn Miskawayh, Vëllezërit e pastërtisë, al-Khazini, Abū Rayhān al-Bīrūnī, Nasir al-Din Tusi dhe Ibn Khaldun diskutuan dhe zhvilluan këto ide. Të përkthyera latinisht këto punime filluan të paraqiten në perendim pas rilindjes dhe duket të kenë patur ndikim në shkencën Perendimore.

Libri al-Fawz al-Asghar i shkruar nga Ibn Miskawayh dhe libri Enciklopedia e Vëllezërve të Pastërtisë (Letrat e shkruara nga Ikhwan al-Safa) nga Vëllezërit e Pastërtisë shprehnin ide evolutive mbi atë se si llojet evoluuan nga lënda, në avull dhe pastaj në ujë, pastaj në minerale, pastaj në bimë, pastaj në kafshë, pastaj në majmunë dhe pastaj në njerëz. Këto punime u njohën në Evropë dhe ka të ngjarë që ndikuan në paraqitjen e Darvinizmit.[189]

[redakto] Historiografia

Historia e shkencës në botën Islame, si e gjithë historia, është e mbushur me pyetje për interpretim. Historianët e shkencës në përgjithësi konsiderojnë se studimi i shkencës Islame, si e gjithë historisë, duhet parë brenda rrethanave të veçanta në kohë dhe vend. A. I. Sabra hapi përmbledhje të kohëve të fundit të shkencës arabe duke shënuar, "Besoj se askush nuk do të dojë të kundërshtojë propozimin se e gjithë historia është histori lokale... dhe historia e shkencës nuk është përjashtim."[190]

Disa skolastikë i ikën një pikpamjeje të tillë lokale hitorike dhe kërkuan të identifikojnë lidhjet mes Islamit dhe shkencës që aplikohen në të gjitha kohërat dhe vendet. Historiani dhe filozofi persian Seyyed Hossein Nasr pa lidhje më pozitive në "një shkencë Islame e cila ishte shpirtërore dhe jo sekulare" e cila "vë në dukje rrugën drejt një shkence të re Islame, e cila do t'u ikte gabimeve jo humaniste dhe jo shpirtërore."[191][192] Disa historianë të shkencës vënë në pyetje vlerën e tërheqjes së kufive që etiketojnë shkencat dhe shkencëtarët praktikojnë ato posaçërisht termet kulturore, të civilizimit dhe ato gjuhësore.[193]

 

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free