Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Mrekulli ne trupin tend

Gjatë procesit të frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milion alveola në mushkëritë tona. Sipërfaqja e alveolave është 150 m2 . Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut është organi muskulor më aktiv gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret e lëshohet (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës, afro 670 milion herë për 70 vjet jetë.

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet nga 100 miliard qelizash të përhimta e barabartë me një potencial mbi 10 mijë programe kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjutërve është 250 mijë km2 (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojitet pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

Çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja tek njeriu. Biologët e universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale si: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekurri, bakrri dhe alumini.

Ciklonet dhe anticiklonet rrallë herë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë tështitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë. Çfarë mrekullie e Krijuesit !


Në realitet ne jemi “qënie elektrike” ngase që të 60.000 miliardë qelizat e njeriut funksionojnë në saj të elekticitetit natyror të tyre, që i dhuroi Mjeshti i përsosur, Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brendia e elektrizuar me elkticitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv.

Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalogramit (EEG) ne sot mund të regjistrojmë elektricitetin që emiton zemra dhe truri.

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Po edhe në veten tuaj. A nuk po e shihni?” (Dharijat, 21)

Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban ai. Duke analizuar me vëmendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten do të gjejmë shumë shenja dhe argumente në veten tonë.

Ndodh që dikush thotë: unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çfarë të dua e ç’të më teket. Kjo nuk është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e Allahut të Plotfuqishëm.

A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën që rreth pa ndërprerë? Ose nëse ndalet rastësisht, a mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të pohosh se e ke nënkontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rreh pa u ndalur.

Po frymëmarrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymemarrja është një veprim që kryhet instiktivisht 16 herë në minutë, pa dëshirën dhe insistimin tënd. Kur asaj i jepet urdhëri hyjnor për t’u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.

Po stomaku dhe gjithë ajo që gjendet në të, shqetësimet dhe reaksionet gjatë tretjes së ushqimit. Po lëngjet që tajiten nga gjendrat e shumta endokrine, a thua të gjithë këto kryen sipas vullnetit tënd?

Po zorrët dhe lëvizja e ushqimit nëpër to, mënyra si i absorbojmë materiet e dobishme për organizimin dhe zhvillimin e tij dhe si i nxjerrim jashtë materiet e dëmshme. A thua të gjitha këto veprime kryen sipas vullnetit tënd, a po kryen pa i hetuar fare?

Po rruazat e bardha të gjakut (leukocidet) të cilat konfrontohen me mikrobet në çastin kur ato hyjnë në trup? Leukocidet, së pari, e përcaktojnë mënyrën se si t’i shkatërrojnë mikrobet, në mënyrë që palca kurrizore të stimulojë tajimin e materieve të mjaftueshme imunitive për t’i mbytur mikrobet. A mos jep urdhër ti për këtë operim të brendshëm, i cili i ngjan një beteje të vërtetë vetëmbrojtëse? A mos i përcakton ti me mijëra procese biokimike që zhvillohen për çdo sekondë në trupin tënd ?

Pra, të gjitha këto i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Ato e kryejnë misionin e tyre pa u ndalur, kurse ti nuk e heton fare këtë.

Allahu i Lartësuar ishte tejet i mëshirshëm ndaj nesh kur i krijoi të gjithë këto funksione vitale për trupin tonë dhe ua nënshtroi vetëm vullnetit të vet, përndryshe njeriu as nuk do të mund të jetonte, as nuk do të mund të punonte, as nuk do të mund të kryente misionin e tij në ndërtimin dhe rregullimin e kësaj ekzistence-gjithësie.

Po ç’do të ndodhte sikur zemra t’i nënshtrohej vullnetit tonë? Sigurisht se do të mbeteshim gjithmonë zgjuar për t’u kujdesur që zemra jonë të rrahë normalisht.

Po t’i nënshtrohej stomaku vullnetit tonë, atëherë do të na ishin dashur shumë orë që pas çdo racioni të ushqimit ta përcjellim operacionin tretës të ushqimit. Kurse, po t’i nënshtrohej qarkullimi i gjakut vullnetit tonë, truri nuk do të mund të vazhdonte kurrsesi misionin në këtë jetë, sepse ai është i zënë dhe i preokupuar me qindra e mijëra funksione të cilat kryen çdo minutë.


Të gjithë shembujt që sollëm më sipër, njihen nga njerëzit dhe këtë Allahu i Lartësuar e ka bërë me qëllim që t’ua tërheq vërejtjen se nuk kemi subjektivitet personal, por çdo gjë është në kompetencë të Allahut të Plotfuqishëm.

Allahu i Lartësuar thotë duke na përkujtuar vazhdimisht: “A nuk menduan ata në veten e tyre...” (Rrum,
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free