Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

'Token e shtruam'

Të shohim tani vërtetësitë dhe realitet e Kur’anit. Të shohim nëse kemi të bëjmë me keqinterpretime, apo përplasje në mes së vërtetës shkencore dhe asaj Kur’anore!? Disa nga dijetarët përmendin se All-llahu xh.sh. në Librin e Tij thotë: “ Ndërsa tokën e kemi shtruar “ 46 Fjala med ka kuptimin, shtruarje, d.m.th e kemi shtruar. Tokën e shohim të shtruar para nesh. Nuk ka kurrfarë përplasje në mes Kur’anit dhe asaj që shohim para nesh. Por kur u zbulua se toka është e rrumbullakët, u ngritën disa dijetarë fetarë dhe kundërshtuan këtë zbulim ngase mendonin se është në përplasje me Kur’anin. U themi se ishte keqinterpretim nga disa komentatorë të Kur’anit. All-llahu i Lartëmadhëruar, në Kur’an na kishte dhënë argumentin se toka është e rrumbullakët. Ai na informoi se toka dhe krijimi i saj është në formë topthi. Të polemizojmë rreth kësaj. Përmendëm se në Kur’an thuhet: “Ndërsa tokën e kemi shtruar”. All-llahu nuk tha se toka është e rrafshtë, gjë që nënkupton se ngado që të sillesh, toka është e rrafshtë. Nëse gjendesh në një pikënisje, sheh se toka para teje është e rrafshët. Po u ngjite më në veri, pra, në polin e veriut, sheh se toka është e rafshët. Nëse shkon në Evropë, Amerikë, Azi, ose në Afrikë, toka para teje është e rrafshët. Toka është e rrafshtë në çfarëdoqoftë këndi të rruzullit tokësor, e kjo nuk do të mund të ndodhte nëse toka nuk do të ishte e rumbullakët. Sikur toka të ishte në formë cilindri, katrori, trekëndëshi, gjashtëkëndëshi, ose në çfarëdo forme tjetër gjeometrike, do të arrinim vetëm në një skaj të saj. Përderisa nuk kemi arritur asnjëherë në një nga skajet e saj, nënkuptohet se toka nuk ka formë tjetër përpos formës së rrumbullaktë. Mrekullinë e Kur’anit, unë e shoh në thënien: “Ndërsa tokën e kemi shtruar”. Edhe kjo është një nga vërtetimet e All-llahut për formën e rumbullakët të tokës. Këtu është shfrytëzuar thënia që do të kuptohet nga të gjithë në kohën e zbritjes së Kur’anit, dhe në të njëjtën kohë, nuk bie ndesh me shkencën. E gjithë kjo, ndodhë në dy fjalë të vetme, jepet lajmi ose sekreti i tokës në këto dy fjalë të vetme. Pra, kjo nuk mund të bëhet nga dituria e njeriut. All-llahu na ka sinjalizuar për formën e tokës edhe në katër fjalë të cilat ishin në kohën e krijimit

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//: