Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Rrotullimi i tokes dhe kodrat

Në Kur’an, rrotullimi i tokës, është theksuar si një nga realitetet e gjithësisë. Në suren el Nemël (Thnegla), ajeti 88, i Lartëmadhëruari thotë : “Dhe i sheh malet (kodrat), e mendon (llogaritë) se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin ashtu siç lëvizin re¬të. (kjo është) Vepër e All-llahut, i cili çdo gjë e përsosi …” Kodrat u rrënjosën thellë në tokë. Ishte e domosdoshme që këto të privohen nga lëvizjet. Të qenit të privuara nga lëvizjet, sigurojnë mosdridhjet e tokës dhe sigurojnë luhatjet e njeriut.

Ato janë simbol i qendrueshmërisë. Kur ato vështrohen, e japin këtë mesazh. Nga pamja e madhësisë dhe rrënjosjes së tyre, beson se toka është stabile dhe nuk lëvizë as edhe një hap të vetëm. Duket shumë stabile dhe e pa lëvizshme, prandaj All-llahu në Kur’an e thotë fjalën: mendon (llogaritë). Këtë e ka thënë nga mëshira e Tij ndaj njeriut. Njeriu mendon se kodrat janë të pa lëvizshme. Por, ja që All-llahu dëshiron të na tregojë, se atë që ne i mendojmë se ato janë të pa lëvizshme, në realitet lëvizin nga një vend në një vend tjetër. Kodrat lëvizin ashtu siç lëvizin retë. Pse u tha si retë? Retë janë ato që nuk lëvizin vetvetiu, por lëvizin në sajë të erërave. Retë pa erërat qëndrojnë në vend. Erërat janë ato që i lëvizin retë nga një vend në një vend tjetër. Në Kur’an, përdorimi i shprehjes -“ si retë”, është sinonim i lëvizjes të kodrave me ndihmën e dikujt tjetër. Nëse kodrat janë të pa lëvizshme, atëherë kush i lëviz ato, nëse nuk lëvizen nga vetvetja? Kush është ai që i vë në lëvizje? Kjo është toka, e cila me lëvizjen(rrotullimin e saj), i lëviz edhe kodrat. Me siguri që edhe toka lëvizë dhe rrotullohet, sepse përndryshe, si do të lëviznin kodrat duke qenë ato të rrënjosura thellë në tokë. Pra kodrat e rrënjosura thellë, i përkasin një vendi që është në lëvizje. Ashtu sikur retë që janë të varura nga era, edhe kodrat janë të varura nga toka, ngase ato janë të rrënjosura në tokë. Në këtë mënyrë, All-llahu i Lartësuar na shpjegoi në formën më të përsosur, lëvizjen e tokës dhe rotacionin e saj. Ne kemi llogaritur se kodrat janë të palëvizshme por del se ato qenkan në lëvizje të vazhdueshme, përderisa toka lëviz.

Fjala: “Mendoni se janë të palëvizshme“, ka nevojë për një shpjegim më të gjërë, sepse kjo na vërteton një tjetër realitet shkencor. >>Ne kemi llogaritur se kodrat janë të palëvizshme por del se ato qenkan në lëvizje të vazhdueshme, përderisa toka lëviz.<< Nëse qëndron në një trup që është në lëvizje, por nuk ka kurrfarë dridhje në ate trup, nuk e ndjen atë lëvizje. Do ta ndiesh atë lëvizje, nëse e krahason atë trup me një trup tjetër, i cili nuk është në lëvizje. Nëse vështrojmë nga dritarja e aeroplanit me të cilin fluturojmë, atëherë e ndie¬jmë lëvizjen e aeroplanit dhe atyre që janë aty. Por, nëse mbyllim dritaret dhe koha të jetë e qetë, si dhe aeroplani të fluturojë pa dridhje, ne nuk do ta ndiejmë lëvizjen e aeroplanit. Pse nuk do ta ndiejmë? Kjo ndodhë për arsye se çdo gjë përreth nesh, është e pa lëvizshme dhe ne nuk e ndiejmë atë lëvizje. Karriket dhe çdo gjë përreth teje, është e palëvizshme. Kjo vlen edhe për qëndrimin tonë në veturë ose tren, nuk kemi tronditje dhe çdo gjë është e qetë dhe nëse i kemi mbyllur dritaret nuk do ta ndiejmë lëvizjen e mjetit dhe lëvizjen tonë. Por nëse e hapim dritaren dhe vështrojmë një objekt të palëvizshëm do të vërejmë lëvizjet tona me mjetin ku qëndrojmë vetë. Me këtë All-llahu xh.sh. dëshiroi të na tregojë se ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë lëvizjen e kodrave, sepse toka është stabile dhe qëndrimi ynë është stabil, dhe qëndrimi përreth nesh është stabil, dhe ne llogarisim se çdo gjë është e palëvizshme, sepse nuk imagjinohet ajo lëvizje përderisa nuk kemi mjet tjetër të palëvizshëm para nesh që të krahasohet. Por ne ju themi, këto kodra lëvizin, dhe këto nuk lëvizin nga vetja e tyre që të shkojnë nga një vend në një vend tjetër mbi tokë, por, ato përcjellin tokën gjatë rotacionit të saj, e ti mos u habit sepse ajo është nga “ Vepra e All-llahut i Cili çdo gjë e përsosi“, e po u bazove në këtë, atëherë do të bindesh. Dikush thotë se ky cilësim i përket Ditës së Kijametit, por ne u themi atyre se kjo nuk ka të bëjë me ate, sepse atje nuk ka parallogaritje, por, atje është bindja. All-llahu thotë: “…prandaj T’a hoqëm mbulesën, e sot shikimi yt është i mprehtë”. 48 Si dhe thënia e të Lartësuarit për kodrat në Ditën e Kijametit: “Dhe do të pyesin ty për kodrat, dhe thuaju: Zoti im do t’i bëjë ato hi e pluhur” 49 Si është e mundur që ato t’i bën hi e pluhur dhe ato të parallogariten se janë të rrënjosura, thotë i Lartësuari xh.sh.: “Ditën kur toka do të zëvendësohet me një tokë tjetër dhe qiellërat…”50 Në Ditën e Kijametit çdo gjë do të jetë e qartë dhe sheshazi, sepse nuk ka kodra, e gjitha do të jetë hi e pluhur. Do të shohim xhennetin dhe xhehennemin, si dhe do ta shohim All-llahun, pra llogaritja i përket kësaj bote kurse bindja në botës tjetër.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//: