Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Ndieshmeria dhe lekura

Gjë interesante është edhe përsosmëria e ndjenjave, këtë na e mësoi i Lartësuari. Kur’ani ka prekur një realitet shumë interesant në natyrë. Ai na mësoi se si të njihemi me përsosmërinë e ndjenjave, angazhimet e ndjenjave. Ai na mëson për këtë duke qenë se është një realitet natyror e jo si një zbulim shkencor në lëminë e mjeksisë. Ai vetëm e tregon një realitet. Kur ai flet për mënyrën e dënimeve të pabesimtarëve me zjarr i Lartësuari thotë: “…Sa herë që tu piqen lëkurat e tyre do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër me qëllim që ta shijojnë vuajtjen…”56 >>Ai na mëson për këtë duke qenë se është një realitet natyror e jo si një zbulim shkencor në lëminë e mjeksisë. Ai vetëm e tregon një realitet.<< Urtësia e këtij ajeti është mu tek ndërimi i lëk¬urës e ajo bëhet për ta shijuar dënimin. Sipas Kur’anit vendi i ndijimit të dënimit qenka lëk¬u¬ra. Tani të shohim se ç’na thotë shkenca. Është vërtetuar se të gjithë nervat e ndjeshm¬ërisë janë të vendosura menjëherë pas shtresës së lëkurës. Këto nerva pasi ta ndjejnë rrezikun dhe dhimbjën e sinjalizojnë trurin. Ato janë po¬shtë lëkurës pikërisht ashtu si tha All-llahu në Kur’an “do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër me qëllim që ta shijojnë vuajtjen” Nga All-llahu është dhënë informacioni për një realitet natyrorë për, ndjeshmërinë dhe vendosjen e nervave të njeriut menjëherë pas lëkurës. Për ta ndier vazhdimisht njeriu dhembjen e zjarrit All-llahu do t’ia ndërrojë lëkurën sepse, kur lëkura të digjet e humb ndjenjën e dhembjeve ose vuajtjeve dhe kështu lëkura e re do të ndiejë dhembje. Tani kur shkencëtarët na thonë se nervat arrinë deri te lëkura u themi atyre se ato që janë të rëndësisë së veçantë na i ka treguar All-llahu para shumë shekujve. Shihet qartë se llojet e mrekullisë në Kur’an janë të ndryshme dhe se ato sinjalizohen me shembuj shumë të thjeshtë. Në temat tjera thamë se All-llahu na thotë: “…Ecni nëpër tokë…” e nuk tha ecni mbi tokë, kështu vërtetuam mrekullinë se njeriu vërtetë ecën tokë në mes mbështjellësit atmosferik dhe sipërfaqes toksore. Ashtu siç u sqarua preciziteti i ajetit “… Zoti i shumë lindjeve dhe shumë perendimeve…” Që të gjitha këto konsiderohen mrekulli të Kur’anit. Mrekullitë e Kur’anit nuk mbarojnë me kaq. Ato vazhdojnë dhe do të vazhdojnë…Tani të shohim disa të tjera

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//: