Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Islami dhe Shkenca

ISLAMI DHE SHKENCA

   

Falënderirni i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.  

Mendimi perëndimor zhvilloi një betejë të fortë dhe të rreptë mes fesë dhe shkencës.  Dijetari perëndimor s'mund të pranojë se ekziston përputhshmëri midis fesë dhe shkencës.  Dhjata e Vjetër thotë se pema që iu ndalua Ademit a.s. në Parajsë, Xhenet, ishte pema e "njohjes" dhe Ademi a.s., pasi hëngri frytet e saj, sipas Dhjatës së Vjetër fitoi "aftësinë e njohjes".


Për këtë arsye evropianët më shumë se dy shekuj diskutuan rreth pranimit ose mospranimit të arritjeve shkencore të cilat vinin nga vendet muslimane.  Këto lloj dijesh konsideroheshin nga priftërinjtë mëkat shumë i madh.  Dëshmi për këtë sipas tyre ishte pema "e njohjes", me ngrënien e frutave të së cilës, Ademi a.s. fitoi "aftësinë e njohjes" gjë që sipas tyre ai fitoi zemë rimin e Allahut dhe u dëbua nga Parajsa. 

Për këtë arsye dijetarët perëndimorë refuzuan dijet shkencore të botës myslimane, madje i luftuan ato, duke i konsideruar mëkat.  Por, më vonë, në perëndim, kur dijetarët fituan betejën ndaj kishës dhe inkuizicionit të saj, për t'u hakmarrë ndaj saj ata hodhën poshtë çdo gjë që kishte të bënte me fenë...

Prandaj, kur njeriu flet me një dijetar perëndimor mbi lidhjet që ekzistojnë mes fesë dhe shkencës, ai i befasuar thotë: Ç'thua ?! S'ka mundësi!!

Dijetarët perëndimorë nuk e njohin fenë islame.  Ata nuk e dinë se Islami lartësoi dijen dhe dijetarët.  Islami dijetarët i bëri dëshmitarë menjëherë pas engjujve, të cilët dëshmojnë se s'ka Zot tjetër veç Allahut (i cili është Një, s'ka lindur dhe s'është i lindur.  Askush dhe asgjë s'është i barabartë me Allahun).  Allahu i Lartëmadhëruar në Kur'anin famëlartë, thotë:

"Allahu dëshmoi se nuk ka Zot tjetër përveç Tij, këtë e dëshmuan edhe engiëjt e dijetarët. (Ali Imran, 18)

Dije se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut. (Muhammed, 19)

Kur ne flasim me një dijetar perëndimor mbi fenë islame dhe shkencën, ai mendon se ekziston i njëjti raport siç është në mes fesë së tyre dhe shkencës.

Më pas ata mbesin të mahnitur, kur hasin në fenë islame të vërtetat e qarta dhe të pakundërshtueshme shkencore.  Një ndër ata dijetarë është edhe XHULI SAMSUN, profesor i gjinekologjisë në universitetin NORTH WESTERN, në Çikago të SHBA.

Kur u takuam në fillim, ai dyshonte nëse këto citate ishin në Kur'an dhe në thënie të Muhammedit a.s. Pasi e vertetoi një o,,jë të tillë dhe u ndesh me citatet kur'anore, që flasin mbi gjenet dhe ndryshimet që pëson embrioni në periodat e para, kur ai është pikë uji etj.  Pastaj pa përshkrimin preçiz që i bën Kur'ani krijinùt të njeriut, si dhe vetitë që trashëgohen nga këto kromozome.

Në këto kromozome gjenden cilësitë e njeriut që do të lindë; ngjyra e syve, e lëkurës, e flokëve dhe shumë cilësi tjera. Pra, njeriu që në këto kromozome është i përcaktuar.

Këto kromozome janë në fazën, kur embrioni është një pikë uji.  Kjo do të thotë se njeriu është i përcaktuar që kur embrioni është një pikë uji.

Allahu i Lartëmadhëruar në Kur'an thotë:

  ... sa mohues i forte është ai (njeriu)!  Prej çka e krijoi Allahu atë? Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përcaktoi" (Abese 17,18)

Në embrion gjatë 40 ditëve të para formohen të gjitha organet dhe të gjitha pjesët janë të ngjitura njëra me tjetrën. (fig. 10).

Pra, organet fillojnë të krijohen dhe embrioni ka formën e harkut.  

I dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. thotë:

" Vërtet çdonjeri nga ju fortnohet në mitrën e nënës së tij në dyzet ditët e para... "

Profesor Xhuli Samsun e mori këtë hadith dhe hadithin tjetër, ku Muhammedi a.s. thotë: "Kur embrioni i kalon 42 ditë Allahu e dërgon engjëllin për t'i dhënë formën atij ". Ai bëri krahasimin mes këtyre 2 thënieve të Muhammedit a.s. dhe konstatoi se ajo qe i ndante këto dy hadithe ishte numri 40.

Prof.  Samsuni pasi i pa këto të dhëna të detajuara dhe preçize, në një simpozium, shprehu mendimin e tij rreth kësaj çështjeje, duke thënë:

"Nga këto dy thënie të Muhammedit a.s. mund të nxirren në mënyrë preçize ndryshimet që i pëson embrioni në 40 ditët e para.  Një gjë e tillë u vertetua edhe nga biseduesit e ditës së sotme.  Këto të vërteta shkencore që përmbajnë hadithet nuk njiheshin në atë kohë, prandaj ato s'janë të bazuara në dijet a asaj kohe. Këto thënie të Muhammedit a.s. janë reflektim i njohjes (shpalljes) hyjnore". 

PROF. EZ ZENDANI

Ai gjithashtu thotë: Feja mund t'i paraprijë shkencës në mënyrë të suksesshme!

Mos të harrojmë se disa fe mbajnë qëndrim negativ ndaj shkencës. Por ky profesor thotë se feja mund t'i paraprijë shkencës me sukses dhe ai ka parasysh fenë islame.

Nëse hyjmë në një fabrikë dhe në dorë kemi katalogun, me lehtësi do të kuptojmë atë që është në të. Ndërsa ai që hyn në fabrikë dhe s'ka asgjë në dorë, s'do ta ketë të lehtë të kuptojë atë që është në të.   

PROFESOR XHULI SAMSUN u drejtohet dijetarëve me këto fjalë: Unë besoj se s'ka kundërshtim mes njohurive shkencore dhe shpalljes islame.  Islarni i përkrah dhe i nxit metodat shkencore.  Shfaqja kur'anore e cila iu zbulua Muhammedit a.s., para 1400 vjetësh aludon në të vërtetat shkencore rreth të cilave u diskutua në simpozium.   Kjo dëshmon se : KUR'ANI ËSHTË FJALË E ALLAHUT.

PROF.   EZ ZENDANI

 
                                                         

Po... Muslimanët përsëri mund të jenë pishtarët e dijes, sikurse ishin më parë, duke ia dhënë dijes vendin që menton ajo dhe duke e bërë "dijen" dëshmi për besimin në Allahun, xh.sh. Zotin e universit, dhe në vër tetësinë e pejgamberisë së Muhammedit a.s. Të vërtetën e thotë Allahu i Madhëruar:   

"Ne do tua bëjmë atyre të mundshme që të shohin shenjat Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se Kurani është i vërtetë.  A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmîtar për çdo gië!" (Fussilet, 53)

"Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!

"E atyre që a është dhënë dija, e dinë se kjo që të është  shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëdishmit dhe të Lavdëruatit (Sebe,6)

 

* Kur Ademi a.s. i tha emërtimet e sendeve, të cilat Allahu ia kishte mësuar më parë, emërtime të cilat engjëjt nuk i dinin, atëherë Allahu i urdhëroi engjëjt që të përuleshin para Ademit, si shenjë respekti për dijen që ai kishte. Pra, ngrënia efrutev e të pemës sëndaluar nuk ishte shkaku i vërtetë për dëbimin e Ademit a.s. nga Parajsa, sepse qysh më parë Allahu e kish paracaktuar atë që të ishte mëkëmbës i Tij në tokë. Madje, Ademi a.s. zotëronte aftësinë e njohjes qysh para se të vendosej në Parajsë, dhe të hante nga frutet e pemës së ndaluar. Për hir të aftësisë së njohjes që zotëronte Ademi a.s., engjëjt para se Ademi a.s. të hynte ne Xhenet iu përulën atij në shenjë respekti.