Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Pellazget, prejardhja e tyre, dhe Atlantida

Mundësia e lashtësisë së shqiptarëve që nga Atlantida legjendare?!

·          

Në kuluaret e historiografisë botërore, ekzistojnë një tendencë serioze e dëshmimit të mundshëm të një hipoteze tejet të guximshme se, shqiptarët dhe baskët, janë 2 popuj specifik të Evropës që kanë një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat edhe më të hershme të tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida. Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të së mundshmes, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.
Ashtu siç do të shohim në vazhdim, prejardhja e lashtë e shqiptarëve, ka mundësi të mos fillojë me civilizimin e hershëm pellazg-ilir, por i ka rrënjët shumë thellë e më thellë se sa realisht mendojmë ne vetë.

Në dritën e kërkimeve dhe zbulimeve të reja, hasa në një hipotezë tejet të guximshme se pasardhësit e popullit të Atlantidës legjendare në Evropë, mund të janë baskët dhe shqiptarët. Kuptohet nuk u befasova, por as nuk e pranova atë menjëherë si megalomani nacionale e cila sigurisht më konvenonte si shqiptar.

 

Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në suazat e shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet. Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet para e.s. Poashtu është interesante zbulimi në shpellën e SHËN MARINËS ( në Bogaz të Konispolit) të eshtrave të një dhie të egër e cila i takon llojit “CAPRA IBEX”, lloj ky i cili është zhdukur dhe nuk ekziston më, gjë që dëshmojnë mbi ekzistimin e lashtë të jetës në këto troje, me një gjueti të zhvilluar.
Por, hipoteza mbi mundësinë e prejardhjes së shq
iptarëve dhe baskëve nga Atlantida legjendare, është diçka krejtësisht tjetër. Diçka më e guximshme dhe më sfiduese e cila, sigurisht gjatë do të mbetet në kornizat e një hipoteze atraktive kureshtare parashkencore.
Baskët janë një popull që jetojnë në pjesën veriore të Spanjës dhe kufizohen me Francën. Sikur shqiptarët, edhe baskët janë një popull që kanë ngjashmëri të ndërsjellët me virtyte të përbashkëta nacionale, sikurse bie fjala: gjuha specifike në krahasim me gjuhët e popujve tjerë të Evropës, pastaj, instinkti i fortë kolektiv i ruajtjes së identitetit etnik, trimëria dhe luftërat e shpeshta për ekzistencë dhe pavarësi.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free