Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Kuriozitete te ndryshme

Es selamu alejkum
Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme shkencore.



Sikur nga te gjithë ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do të mbulohej gjithë siperfaqja e tokes sone me një shtrese prej rreth 130 metrash.




-Jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..





-Dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.





-Grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken





20% e energjisë së trupit përdoret nga truri





-Në Detin e Vdekur për shkak të përqindjes së lartë të kripës nuk ka qenie të gjalla.





-Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.





- I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.





-Në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku pejtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëvë.




-Portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.
Mjeku musliman Eraziu i njohur në Evropë si Razes ka shkruar 220 vepra mjekësore ku disa prej tyre janë Enciklopedi.





-Në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.





-Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.





-Për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është fytur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuesve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.





-Në vitin 1957 mbreti i Francës Henri i III themeloi në Paris katedrën e gjuhës arabe që të lehtësojë zhvillimin e studimeve mjeksore.





-Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjedhësa. Kryevepra e tij është Xhamija Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në baz të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu.

Mjalti është ushqimi më i mrekullueshëm që na ka falur Allahu. Asnjë lloj sheqeri nuk përmban dritën e diellit të përpara shumë muajve, asnjë ëmbëlsirë nuk përmbledh në vetvete erën origjinale të mollës, portokallit, blirit apo jonxhës, përveç mjaltit.

Mjalti është njëkohësisht një anticeptrik i mirë. Në një mjaltë “të pjekur” mirë, bakteret nuk mund të rrinë më tepër se 2 orë. Në një varrezë të vjetër të mbretit të Egjiptit është gjetur mjaltë 3300 vjeçar, i cili me gjithë kalimin e shumë viteve ishte forcuar, i kishte ndryshuar ngjyra, por nuk i kishte humbur natyraliteti.

Nektari i mjaltit është një ushqim i jashtëzakonshëm në çdo pikë të të cilit ruhen mineralet, enzimat dhe lëndët e tjera ushqyese si hekuri, bakri, magnezi, potasiumi, fosfori, proteinat dhe vitaminat. Për të sëmurët e diabetit megjithëse sheqeri është një ushqim vdekjeprurës, te mjalti nuk ekziston një rrezik i tillë. Ai pastron gjakun, rregullon qarkullimin e tij, ndihmon në shërimin e sëmundjeve kockore, largon forcimin e damarëve të gjakut, shërben si qetësues në sëmundjet nervore dhe shumë aftësi të tjera kuruese. Në librat e mjekësisë mund ta gjeni në librin me emrin “ilaçe popullore”.

Në suren “Nahl” të Kuranit gjendet ky ajet fisnik: “Mjalti i bletës është shërues i çdo sëmundjeje”, njëkohësisht Pejgamberi ynë (a.s.) në shumë hadithe ka sugjeruar ngrënien e mjaltit. Në ditët e sotme me zbulimin nga ana e mjekësisë e veçorive të shumta të mjaltit, kuptohet se se me vend janë surja dhe hadithet që flasin për të. Si do ta sqarojmë faktin që cilësitë e vërtetuara nga shkenca në shekullin e XX-të, janë sqaruar që përpara 1400 vitesh nga Pronari i çdo gjëje?

Dëshira për punë e bletës, vepra e saj e mrekullueshme, mjalti, na thotë në një gjuhë tjetër shumë gjëra. Në një hadith thuhet: “Puna e paktë por e vazhdueshme është më e dobishme dhe më e vlefshme, se ajo punë (e madhe) që mbaron e s’vazhdon më” . Tani të mendojmë rreth bletës: Është llogaritur se për ½ kilogram mjaltë, bletës i duhet të bëjë 37.000 shëtitje nëpër lule... Bletët punëtore për t’i mbushur hojet, u nevojitet të bëjnë fluturime rreth 31 milionë kilometra në vit. Edhe pse e mbledhin pikë-pikë, dalëngadalë ato punojnë vazhdimisht, pa pushuar dhe ngordhin duke çuar pikën e fundit të nektarit në hoje. Për rrjedhojë të veçorive të tilla na japin ne një ushqim të tillë si mjalti.

Ashtu si Kurani na tregon neve Krijuesin, ashtu si me veprat dhe fjalët e tij Pejgamberi ynë ne shpjegon Allahun, të njëjtën gjë bën edhe libri i gjithësisë. Të tre këto burime duan të thonë të njëjtën gjë, si bleta me ato që kërkon të thotë hadithi...

Bleta është një pikë në librin e gjithësisë, por sa shumë faqe ka brenda kësaj pike! Askush tjetër përveç Allahut s’mund ta krijojë një bletë, sepse ajo është një vepër e mrekullueshme!

"Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. katrorë kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë. "



"Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km. katrorë. "




"Thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur çalenger. Kjo thellësi arrinë në 11.033 metra. "


"Ndërsa ishulli më i madh në botë është Grenlanda me sipërfaqe 2.175.600 km. katrorë. "





"Pika më e lartë në botë është Mont Everest. Lartësia e saj arrinë në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953. "




"Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra."

"Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve. "



"Telefonin e parë e zbuloi Aleksandër Graham Bell, me 1875. "



"Qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë. "




"Në vitin 1795 një nënpunës në Berlin të parit i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë. "



"Vendasit nga ujdhesa Bolia në Indonezi gjatë levrimit të arës ia qesin rreth qafës kaut thesin e mbushur me gurë të rëndë në mënyrë që t'ia ndalojnë shpejtësinë gjatë lëvrimit "



"Piktori i njohur Leonardo da Vinçi ka qenë shumë i fuqishëm, ai ka mundur me duar të këpus patkoin e hekurit

"Televizioni i parë u zbulua nga J. L. Bajd, më 1928. "





"Automobili i parë u konstruktua nga Karl Benz më 1885."


"Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve. "





"Telefonin e parë e zbuloi Aleksandër Graham Bell, me 1875. "


"Njerezit, me shumë kanë gjasa te mbyten nga tapa e shampanjes se sa nga marimanga e helmuar."

Sipas shkencëtarëve amerikanë, Hëna çdo një mijë vjet largohet nga Toka për 20 metra për shkak të dobësimit të fuqisë tërheqëse të Tokës - gravitacionit. "



"Ezkimezët kur e lëshojnë shtëpinë patjetër e rrëzojnë së paku një pjesë të shtëpive të tyre të ndërtuar prej akulli në mënyrë që ajo të mos bëhet strehim i shpirtrave të këqinj. "



"Fjala e pare e transmetuar nëpërmjet telefonit është "Uaston hajde këtu - më duhesh" dhe është thën nga shpikesi i telefonit Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij Uaston. Ai e mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876 "



"Njeriu me shtatin me te lartë ka qenë austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjatë.Gruaja me e gjatë e të gjitha kohrave ka qenë gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qenë Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetëm 38 cm. "



"Zakonisht një njeri ka ne

kokë rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet diçka ne mes te këtyre dy shifrave. Mesatarisht,çdo ditë bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
 
Vaji i ulliritit (zejt,zejtun)

Druri i ullirit është bekuar në Kur'an,kurse dega e ullirit simbolizon Paqen.Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekur të drurit të ullirit të familjes Oleacea.Qender e kultivimit të tyre është bazeni i Mediteranit që shkon nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore. Ku gjithashtu eshte në vendet e Afrikës Veriore,si: Marok dhe Tunis.



Ebu Hurejre,r,a,ka shënuar se i Dërguari i All-llahut,s,a,v,s,ka thënë: ''Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem,sepse ai nxirret nga druri i bekuar''. Vaji i ullirit është i nxehtë dhe përmban lagështin e shkallës së parë. Cilësia e vajit varet nga cilësia e ullinjve kur të shtypen. Vaji më i mirë nxirret nga ullinjtë e pjekur plotësisht,por kur të nxirret nga ullinjtë e papjekur mirë japin vaj që ka cilësi ndërmjet këtyre dyve që u përmendën,kurse vaji i nxjerrë nga ullinjt e zij e siguron temperaturë dhe lagështi mesatare.

Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqime,i vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë bubat (glistrat) e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji,ka temparaturë në shkall më të lartë dhe efektshmëri më të madhe në zbërthimin e substancave.Përpos metodës së shtypjes,vaji i ullirit mund të nxirret edhe me anë të procesit ë ndarjes së ujit (dehidrogjenizimi) dhe në atë rast natyra e tij është më pak e nxehtë, më e butë dhe është me efikase.Të gjitha llojet e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve (thnijat).

Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste të djegies së lëkurës,e pengon krijimin e flluskave(fshikave)në lëkurë,forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për për pezmatimet herpetike dhe për disa gjendje alergjike të lëkurës(Urticaria),Gjethet e ullirit përdoren në sëmundjet infektive,duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure,ekcamin dhe të thatë që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm.

Përtypja e këtyre gjetheve përdoret në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë(Aphtabous stomatits) ose në buzë dhe përdoret edhe në shërimin e të thatëve të thelluar,të kruarjes së përgjithshme dhe pezmatimit të lëkurës(cnidosis),njësoj si edhe në kontrollin e djersitjes së tepërt.

"Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra. "




"Për te prodhuar një kilogram mjalte,një blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe për këtë te pershkoje një rrugë me gjatesi rreth 300.000 kilometra. "




"Ne çdo liter ujë te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa. "




"Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin këta edhe te vegjel."




"Bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu. "
__________________
Thuaj : Ai ALL-LLAHU eshte Nje !
ALL-LLAHU eshte AI qe cdo krijese i drejtohet (i mbeshtetet) per cdo nevoje.
As s'ka lindur ke,as nuk eshte i lindur.
Dhe Atije askush nuk i eshte i barabarte.
El ihlas

Shenjat e gishtërinjve

Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo ushqimore.



Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:

"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij." (Kijame, 3-4.)

Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot shenjat e gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.

Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm në fund të shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free