Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Detet nuk perzihen me njeri-tjetrin

Një nga karakteristikat e deteve është kjo veti e zbuluar kohët e fundit, e cila është shpallur në një prej ajeteve në Kuran, si më poshtë:

"Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rrahman 19-20)

Kjo karakteristikë e deteve, të cilat rrinë ngjitur me njëra-tjetrën pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur "tensioni sipërfaqësor", ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë të ujërave të dy deteve, tensioni sipërfaqësor nuk i lejon ata të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një mur i hollë.

Ana interesante e këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.

Por, kur Kurani flet për pjesën ndarëse midis ujit të ëmbël dhe të kripur ai përmend egzistencën e një zone ndarëse bashkë me barrierën. Allahu thotë në Kuran:

"Allahu është Ai që i la të lirë dy llojet e ujit të bashkohen, një i ëmbël e i shijshëm, ndërsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai bëri midis tyre një barrierë dhe një zonë ndarëse." (Kuran 25:53)

Ndokush mund të pyesë, përse Kurani përmend zonën ndarëse kur flet për ujin e ëmbël e të kripur dhe nuk e përmend këtë kur flet për detet?

Shkenca ka zbuluar se në grykëderdhjen e lumenjve në det, ku uji i ëmbël takon ujin e kripur, situata është më e ndryshme nga ajo e bashkimit të dy deteve. Është zbuluar se ajo që ndan ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve është një zonë e përbërë nga disa nënzona (shtresa) ndarëse me dendësi që ndryshon nga një nënzonë në tjetrën. Këto shtresa ndarëse, nënzona, kanë kripësi të ndryshme nga uji i ëmbël i lumit, apo nga uji i kripur i detit.

Ky informacion është zbuluar vetëm kohët e fundit, duke përdorur aparatura të avancuara për të matur temperaturën, kripësinë, dendësinë, sasinë e oksigjenit të tretur në ujë etj. Syri i lirë i njeriut nuk mund t'i shikojë ndryshimet që ndodhin, kur dy detet takohen, pasi ata duken sikur janë një det i vetëm. Po kështu, syri i lirë i njeriut nuk mund të bëjë ndarjen e ujit në grykëderdhjet e lumenjve në 3 lloje: ujë i ëmbël, zonë ndarëse dhe ujë i kripur.

Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha, korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe hyn në Atlantik nga Gjibraltari. Por temperatura, kripësia dhe dendësia e tyre nuk ndryshojnë, për shkak të kufijve, të cilët i mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri.
Thellësia (në metra)
Oqeani Atlantik
Deti Mesdhe
Uji i Oqeanit Atlantik â⬓ Kripësia më e ulët se 36.0%
Uji i Detit Mesdhe
Kripësia më e lartë se 36.5%
Pragu i Gjibraltarit




Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//: