Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Everteta e sproves

Për të fituar një gjë të bukur gjatë gjithë jetës tuaj keni shpenzuar energji dhe punë serioze. Kujtojeni periudhën e shkollimit, kur gjërat që kanë zënë vend më së shumti në kokën tuaj, dhe shpesh herë jeni përballuar me to, janë provimet. Kurse më i rëndësishmi nga këto pa dyshim që është provimi pranues i fakultetit. Shumë njerëz këtë provim e njohin si pikë kryesore kthese në jetën e tyre. Mendojnë se do ta caktojnë fatin e së ardhmes në fund të këtij provimit tre - katër orësh. Rinia për ta fituar këtë provim largohet nga të gjitha punët sociale, kënaqësitë, shëtitjet… etj duke u vetmuar në një vend për të përgatitur këtë provim pranues. Ata i përkushtohen vetëm mësimit. Synim që bën që ata të largohen nga të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, është kalimi i provimit. Dhe për të arritur këtë qëllim ata kanë durim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të plotë.

Në të njëjtën mënyrë, paramendojeni një person që qëllimi kryesor i tij është të ketë i një shtëpi të bukur. Që të realizoj këtë qëllim ai duhet në rend të parë të ketë aftësi financiare që ta blej shtëpinë. Për këtë, ai do të përpiqet ditë e natë që të mund të punoj për një rrogë të mirë që të avancohet në punë dhe të merr rrogë të mirë. Pas shumë vitesh vetëflijimi, do të ketë të mundur që të blej apo të ndërtoj shtëpinë e tij të ëndrrave.

Siç u kuptua nga këta dy shembuj, njeriu shpesh duhet të punoj me përkushtim të madh me vite të tëra ashtu që të tejkaloj të gjitha pengesat që mund t'i shfaqen mes tij dhe qëllimit që ai i përkushtohet aq shumë. Përveç kësaj, nëse njeriu vrapon pas fuqisë financiare, respekt shoqëror, reputacion apo karrierë të veçantë, ai duhet që të bëj përpjekje të hatashme që të kalojë këto pengesa, ashtu siç thuhet "të jap të tërën".

Por këtu duhet të kuptojmë një gjë të rëndësishme; shembujt që i prekëm më lartë kanë të bëjnë me kënaqësitë e përkohshme që njeriu mund t'i fitojë gjatë jetës së shkurtër në këtë botë. Dhe të gjitha këto vlera mund të zhduken nga ndonjë aksident ose me vdekje. Për shembull; paramendojeni një djalosh që ka mësuar disa vite vetëm për të kaluar provimin pranues për në fakultet, mund të humb jetën para se te hyj në provim për shkak të ndonjë aksidentit të papritur. Ose dikush i cili ka punuar vite të tëra për të ndërtuar apo ble një shtëpi, fatkeqësisht e gjithë shtëpia mund t'i digjet dhe shkrumbohet. Sa e sa vite ka punuar vetëm për të arritur këtë qëllim, por për një moment të vetëm mund t'i humb e tëra.

Siç shihet të gjitha ato vlera që dëshirohen të fitohen në jetën e kësaj bote janë të përkohshme sado që të bëhet një përpjekje serioze deri në realizimin e tyre. Por së bashku me këto është edhe një jetë e vërtetë në të cilën njeriu do të qëndrojë përjetë, ku në të gjendën vlerat e paskajshme të bukurive që kurrë nuk do të humbin, shkatërrohen dhe harxhohen. Kjo është jeta e pastajme pas vdekjes. Njeriu që ka besuar Zotin dhe ka punuar vepra të mira që Allahu i ka pëlqyer, do ta meriton këtë shpërblim.

Pra "jeta e kësaj bote" qenka vend sprove, dhe njeriu përmes saj i përcaktohet jeta e amshueshme që do ta kenë në jetën e pastajme. Njeriu derisa gjendet në sipërfaqen e kësaj bote është në një sprovim për të hyrë në botën e pastajme. Sidoqoftë, përgjigja e saktë është që të punojmë për të fituar kënaqësinë e All-llahut. Në të vërtetë All-llahu jetën e kësaj bote e ka krijuar kaluese për të na sprovuar. Sipas kësaj njeriu gjatë gjithë kësaj kohe duhet të mendojë që ta njohë Krijuesin, t'i nënshtrohet ligjeve të Tij dhe vetëm nga Ai të kërkojë strehim, mëshirë dhe begati. Mbi të gjitha njeriu është i obliguar që çdo gjë që i ndodhë brenda kësaj jete kalimtare t'i përgjigjet më kënaqësi, të bëj durim dhe të tregoj moral të lartë. Ai duhet ta dijë se të gjitha ato që i ndodhin janë sprova që vijnë nga All-llahu i madhëruar. Këto sprova janë fshehtësi që u përkasin të gjithëve.

Pa dyshim ai që i kupton këtë fshehtësi të sprovave dhe jeton sipas tyre, dhe kur ti ndodh ndonjë gjë thotë " Në të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi" ka fituar një gjë të madhe që do ta bëjë të lumtur si në këtë botë gjithashtu dhe në botën tjetër.

Qëllimi i këtij librit, është që t'ua bëjë të njohura këto te vërteta njerëzve që e kalojnë jetën e tyre pa e qarë kokën për përgatitjen për botën tjetër. All-llahu xh. sh. në thotë kështu:

Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rruga e vështirë -qaf malit)? E ç'gjë të mësoj ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)? Është lirimi i një skllavi, Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: Ndonjë jetimi që është i afërt, Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri- tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë) Të tillët janë të zotët e anës së djathtë Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona ata janë të së majtës. Kundër tyre është zjarri i mbyllur. (Beled, 90: 10-20)