Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Zona e trurit qe kontrollon levizjet

"Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alek 15-16)


Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit. Në një libër me

titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues...14

Libri gjithashtu thotë:

Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit...15

Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

Është më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.


Mrekullia eshte prishje e proceseve natyrore ose ligjeve te gjithe­sis. Te derguarit e Zotit dallohen sipas perkrahjes se tyre me mrekulli ose vecoheshin me ndonje shenje. Ato dallohen nga mrekullit e njerezve, ngase Zoti iu mundesoi qe vepra e tyre t'i gjasoje mrekullise se kohes se vet. Zoti ben qe i dobeti te behet i fort, te pa mposhturin e ben te mposhtet, ate qe eshte i pa afte e afteson, p.sh. mrekullia e betejes me elefante . Beteja e zhvilluar ne mes ushtrise se perandorit Ebrehe, (i cili deshte ta shkaterroj Qaben) dhe zogjeve.
Kjo betej ndodhi ne vitin e lindjes se Muhammedit a.s.– Zoti beri qe shpendet e quajtur "Ebabil", te sulmojne ushtrine dhe elefantet me guralece dhe t'i shkaterrojne ato. Nje krijese kaq e vogel te jete vdekjeprurese kundrejt elefanteve, ishte e pa besueshme. Por, ja qe kjo ishte nje mrekulli e Zotit, qe i tronditi edhe ata njerez te cilet nuk e kishin pare kete mrekulli, por vetem e kishin degjuar. Tani kemi disa shkenctare qe thone se ato shpeze kishin me vete disa mikrobe qe ishin vdekjeprurese per ushtrine dhe elefantet. Kjo thenie e ketyre dijetareve nuk ka baze shkencore dhe kohore. Ata deshirojne te krijojne amulli ne popull, me qellim qe te ulet madheshtia e mrekullise, mirepo mrekullia mbetet mrekulli. Ajo, duhet te tregohet ashtu sic ishte dhe sic u percoll nga Kur'ani. Kjo ngjarje ndodhi ne vitin e lindjes se Muhammedit s.a.v.s. Kur'ani na e pershkruan ngjarjen pas 40 viteve. Sikur te mos ishte ashtu sic e pershkruan Kur'ani, ateher do ta pergenjeshtronin jobesimtaret e kohes, te cilet e kishin perjetuar ngjarjen dhe ishin deshmitare te gjalle. Ata e vertetuan ate ndodhi. Kjo ngjarje na verteton madheshtine e mrekullise, se bashku me forcen dhe deshiren e Zotit. Atij qe Ai deshiron t'ia jap mrekulline, i jep fuqi dhe mundesi. U jep force zogjve per t'i mundur elafantat edhe pse kjo gje eshte ne kundershtim te plot me logjiken njerzore. Mrekullia nuk i nenshtrohet rregullave te logjikes se njeriut. Cdo profet, i zgjedhur i Zotit ka patur mrekulli te ndryshme. Mrekullia me e madhe e Muhamedit a.s. ishte Kur'ani.
Pasi qe tema eshte per mrekullit e Kur'anit nuk do te i hy shpjegimeve te mrekullive qe i kishin profetet tjere.
Ne shpjegimin tem per mrekullin e Kur' anit jam bazuar me siper, do te bazohem me tutje ne shkrimet e dijetarit te madh islam Muhammed Mutevel-li el Sharavi dhe librit te tij “Mrekullite e Kur'anit”.

Mrekullia e Kur'anit dallon nga mrek­ull­i­te e profeteve te meparshem nga shu­me kend­veshtrime. Mrekullia e Kur'anit shpe­shhere eshte e padukshme, ajo do te zbulohet atehere kur te ndodhin zbulimet shk­e­n­core, ose jep udhezime per nje te ardhshme e cila do te zbulohet me vo­ne nga njerezimi. Ndodh qe mrekullia e Kur'anit te jete ne nje shkronje, pra, kjo shkronje te jete zbuluese e nje mrekullie te mahnitshme. Kur'ani eshte ushqyes ose frymezues i cdo gjenerate, i jep nje gjenerate ate qe nuk ia ka dhene gjenerates se kaluar, sepse Kur'ani eshte liber uni­versal. Ky liber nuk ndryshon, ky eshte bur­imi kryesore i fese per te gjitha gjeneratat. Nga kjo kuptohet se Kur'ani eshte furnizues i mbare njerezimit. Ne te kunderten, Kur'ani do te humbe efektin e vet po te ishte ushqyes vetem per nje gjenerate. Ai eshte i pa shterrur dhe prodhon gjithmone. Ai do t'i jep nje gjenerate ate cka nuk i ka dhene tjetres dhe cudia ndodhe te jete ne te njejtin ajet (Varg i Kur'anit, qe do te thote: argument ose shenje.) Per shembull, nje gjenerate zbulon se nje ajet ka domethenie te cilen nuk e kishte zbuluar kush me pare, e me pastaj vjen nje gjenerate tjeter e cila e kupton me ndryshe dheme hollesisht po ate ajet.
Per te qene edhe me te sakte ne ate qe e themi, duhet qe Kur'anin ta ndajme ne dy drejtime.

1. Ajetet qe kane te bejne me adhurimin dhe ajetet qe i perkasin te drejtes islame.
Keto ajete nuk ndryshojne. Per shembull, aty ku All-llahu urdheron te veprohet ose te mos veprohet, ose se nje gje eshte hallall e nje tjeter eshte haram, pese kohet e namazit, zekati, kurorezimi, ckurorezimi, si dhe te gjitha rregullat legjislative te qarta nga Kur'ani dhe te shpjeguara nga Muhammedi a.s.keto nuk mund te ndryshohjne nder te gjitha gjeneratat qe pasojne.
2. Ajete qe kane te bejne me krijimin dhe shkencen
Keto jane ajete te cilat ne kohen e zbritjes se Kur'anit, njerezit nuk ishin ne gjendje t'i kuptonin plotesisht. Per shembull, thenia se globi tokesor eshte ne forme elipsoide. Nje nga theniet e Kur'anit rreth sferave ajrore te tokes. Pastaj, theniet rreth shkences se embriologjise, rotacionit dhe revolucionit te tokes. Rreth kohes, si dhe shume e shume thenie te tjera nga te vertetat e gjithesise, te cilat u shkruajten ne Kur'an. Ajetet e tilla Muhammedi a.s. nuk i shpjegoi me qellim, keto i la te kuptohen me kalimin e kohes. Verejme se Kur'ani eshte vete mrekullia, qe i ofron njeriut aq sa te mund te kuptoje prej tij.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free