Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Pse u la pa shpjegim shkenca në kuran

Shtrohet pyetja, pse nuk u shpjeguan ajetet shkencore për bashkëkohësit e zbritjes së Kur’anit, ose të paktën të shërbente për gjeneratat e ardhshme.

Dihet se të vërtetat e universit për të cilat është sinjalizuar në Kur’an nga ana e All-llahut xh.sh. kanë të bëjnë me proceset më të mëdha të kozmosit. Ato janë në shërbim të njeriut, qofshin ato në dijen e njeriut ose jo. Dielli, rrotullimi tokës, gravitacioni i tokës, nata dhe dita, si dhe procese të tjera natyrore, e në anën tjetër shkenca e embriologjisë si dhe gjithçka që është rreth njeriut, edhe këto kanë të bëjnë me regullat e proceseve natyrore. Rregullat e krijimit janë në shfrytëzim të njeriut, i njohëm ato ose jo. Miliona njerëz nuk dijnë asgjë për gravitacionin e tokës, mirëpo ata i shfrytëzojnë këto rregulla. Miliona njerëz nuk dinë asgjë për rregullat e natyrës, për precizitetin dhe balansin, mirëpo, ata i shfrytëzojnë këto rregulla. Miliona njerëz nuk dinë asgjë për jetën e fetusit në mitrën e nënës por, ajo nuk i pengon ata të mos lindin fëmijë. Të gjitha këto, si dhe të tjera, nuk u shpjeguan nga All-llahu, sepse ato ishin në shfrytëzim të njeriut. Nuk kishte nevojë të shpjegoheshin, ishin ata në dijeni të plotë për to ose jo. Kjo është mrekulli e Kur’anit, ju jep njohuri aq sa do ta kuptojnë atë.

Këto ajete u shpjeguan dhe do të shjegohen ndër gjenerata, do të shpjegohet aq sa do ta kuptojë njerëzimi në kohën në të cilën jeton. >>Kur’ani nuk mund të përplaset me shkencën. Këto ndeshje të supozuara, nganjëherë mund të ndodhin për arsye të keqinterpretimit të Kuranit, ose nga ndonjë zbulim shkencor i rrejshëm, që bëhet vetëm e vetëm për ta njollosur Kur’anin.<< Të kthehemi pak tek orientalistët. Këta supozojnë se rregullat e gjithësisë janë në kundërshtim me Kur’anin. Kurse ne u themi se asnjë zbulim shkencor, që është zbuluar deri sot, nuk është në kundërshtim me Kur’anin. Kur’ani nuk mund të përplaset me shkencën. Këto ndeshje të supozuara, nganjëherë mund të ndodhin për arsye të keqinterpretimit të Kur’anit, ose nga ndonjë zbulim shkencor i rrejshëm, që bëhet vetëm e vetëm për ta njollosur Kur’anin. Ashtu siç thashë, po e përsëris edhe njëherë, ne nuk duam që ta provojmë vërtetësinë e Kur’anit përmes shkencës, por, e themi të kundërtën, e cila është e vlefshe, shkenca duhet të vërtetohet me Kur’an. Të shihet nëse zbulimi i supozuar është në kundërshim me Kur’anin. Kur’ani është më i përsosur se çdo shkencë në botë. Shkenca është dituri e njeriut, kurse Kur’ani, është dituri e All-llahut të Lartësuar. Duhet të jetë e qartë se unë kurrë nuk mundohem ta vërtetoj Kur’anin me shkencën toksore, por, më duhet t’ju them atyre që njollosin Kur’anin, se nuk ka kundërshtim në mes Kur’anit dhe zbulimeve shkencore nëse ato janë të vërtetuara saktësisht.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//: