Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Gjinia e foshnjes!

Jo shumë kohë më parë mendohej që gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku.

Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, në të cilin thuhet se të dy gjinite janë krijuar nga "pika e farës që hidhet".

"Ai i krijoi të dy sekset, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet". (En-Nexhm 46-47)

Zhvillimi i metodave të gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se seksi përcaktohet nga qelizat spermatozoite të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.

Kromozonet janë elementet bazë në përcaktimin e seksit. Dy nga 46 kromozonet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozonet seksuale. Këto dy kromozone tek mashkulli janë emërtuar "XY" , ndërsa te femra "XX" , sepse forma e këtyre kromozoneve ngjason me këto shkronja. Kromozoni Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozoni X atë të femrës.


Formimi i një qienie njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozoneve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozonet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozonet X, ndërsa tjetra Y.

Nëse një kromozon X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoite, e cila përmban një kromozon X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ajo bashkohet me një qelizë spermatozoite e cila përmban kromozonin Y, fëmija do të jetë mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjes përcaktohet nga ai kromozon i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.

Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej deri para shekullit XX, shekull në të cilin u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë dhe duke iu referuar origjinës së seksit, e cila nuk e ka pikënisjen nga femra, por nga sperma që del nga mashkulli.

Kromozoni Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa ai X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozoni X, i cili përcakton karakteristikat e femrës. Në spermen e babait ndodhen spermatozoite që mbajnë kromozone X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjes varet nga fakti se cili prej kromozoneve ndodhet në spermatozoitin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç e gjejmë të shpallur edhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e seksit e luan sperma, e cila del nga babai. Kjo njohuri, i cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë se Kurani është Fjala e Allahut.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free