Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Kualiteti i jetes

KUALITETI I JETËS
 
Kualiteti i jetës mund të definohet si “përceptim personal i individid mbi pozitën e vet në jetë në krahasim me caqet e tij “, por në kuadër të sistemit vlerësues të cilin e ka pranuar për marrjen e vendimeve të veta.
Pak ka probleme në mjekësi që janë më të rëndësishme se kualiteti i jetës gjatë sëmundjes (lëngimit) dhe mjekimit (kurimit). Kjo problematikë është anashkaluar dhe për këtë ka shumë shkaqe:
 
Së pari – nuk ka pajtim të plotë mbi domethënien e termit “kualitet i jetës”. Përdoren shumë sinonime të gabuara për kualitetin e jetës si: “shëndet” , “ndjenjë e përgjithshme e mirë” , “kënaqësi” , “lumturi” etj.
 
Së dyti – për shkak të të arriturave të teknologjisë së lartë, është shfaqur iluzioni se së shpejti të gjitha sëmundjet do të mund ti kontrollojmë dhe eleminojmë plotësisht. Po të ishte kështu, atëherë vlerësimi i kualitetit të jetës së pacientit do të ishte një detyrë e tepërt, sepse posa të zbulohej sëmundja do të aplikohej mjekimi i “perfeksionuar” dhe sëmundja do të zhdukej. Por u vërejt se nuk do të jetë kështu – shumë sëmundje nuk do të mund të luftohen me sukses edhe shumë e shumë vite; pastaj imperativi ekonomik do të pengojë trajtimin e të gjithë të sëmurëve me metodat e sofistikuara mjekësore. Spektri i sëmundjeve ende nuk është dhe nuk do të jetë kurrë definitiv, prandaj për të keqen e njerëzimit do të shfaqen sëmundje të reja të cilat nuk do të mund të mjekohen. Prandaj ekziston dilema e aplikimit të intervenimeve të caktuara mjekësore tek ai i sëmurë, ku edhe sipas të gjithë parametrave mjekësore pritet qysh në fillim që sëmundja të ngadhënjejë.
 
Së treti – kufijtë e mjekësisë ende nuk janë definuar qartë. Për një grup mjekësh, detyra e mjekësisë është të luftojë sëmundjet, të zvoglojë dhëmbjet dhe të shtyjë vdekjen, kurse të gjitha problemet tjera që lindin gjatë mjekimit nuk duhet të jenë objekt shqyrtimi i mjekësisë.
 
Nëse pranohet ky koncept, mjeku nuk duhet të “lodhet” për ndryshimet e kualitetit të jetës së individit që lëngon, sepse ky është i obliguar vetëm të eleminojë sëmundjen e jo të mirret edhe me pasojat dytësore që u nënshtrohet i sëmuri gjatë aktit të mjekimit.
 
Për pjesën tjetër të mjekëve, detyra e tyre është ti mësojnë njerëzit si të jetojnë dhe të sillen për ti ikur sëmundjes, e nëse sëmundja shfaqet, t’iu ndihmojë ta mundin atë. Nëse pranohet ky koncept (koncept ky i cili duhet pranuar), detyra e mjekut nuk përfundon vetëm me mjekim, por nënkupton veprim shumëdimenzional, bashkëpunim me personat që vuajnë nga sëmundja. Gjatë planifikimit të caqeve të veprimit dhe bashkëpunimit “kualiteti i jetës” luan rol me rëndësi, kështu që për të duhen kujdesur njëlloj si mjeku dhe i sëmuri.
 
Rëndësia e vlerësimit të kualitetit të jetës në praktikën mjekësore
 
Vlerësimi i kualitetit të jetës për shkak të rëndësisë së saj duhet të jetë pjesë e rregullt e praktikës mjekësore.
 
Preventimi i shumë sëmundjeve varet nga sjelljet e njerëzve. Shteti me shërbimet e veta administrative mund të inicojë masa ligjore të cilat e zvoglojnë rrezikun nga sëmundje të caktuara. Bashkësi të caktuara të njerëzve i pranojnë këto rregulla me të cilat sigurohet që sëmundja të mos shfaqet, por nëse shfaqet, të mos zgjerohet. Mirëpo suksesi i këtyre masave varet nga ajo se në çfarë shkalle këto masa të ndërmarra ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës së individit apo grupeve shoqërore të cilat janë të kyçura të ndërmarrin ndonjë aksion. Në shumë nga ato vendime janë të gërshetuara pyetje komplekse etike, sepse shpesh duhet “sakrifikuar” kualiteti i jetës së ndonjë individi me qëllim që grupi më i madh të ruhet nga ajo sëmundje. Nga individi shpesh kërkohet, deridiku edhe detyrohet, që me sjelljet e veta të zvogëlojë mundësinë e sëmurjes, të cilën gjë ai do ta refuzojë, sepse liria e tij personale e zgjedhjes së opcioneve jetësore kufizohet me rregullat e aplikuara”të lojës” për largimin e sëmundjes.
 
Shpesh mund të jetohet me sëmundjen pa ndonjë dëm të madh për veten dhe shoqërinë duke i pranuar disa rregulla, por kjo nuk mund të arrihet nëse veprimi i cili kërkohet prej individit bie ndesh me ndjenjën e tij të mirë për të tanishmen dhe përceptimin e kualitetit te “pranueshëm” të jetës për të ardhshmen.
 
Mund të pritet që individi të pranojë sjelljen e “shëndoshë” dhe t’u përmbahet rregullave mjekësore deri atëherë kur kërkesat për ti ikur sëmundjes nuk bien ndesh me aktivitetet të cilat individi i vlerëson si themelore në mbajtjen dhe përmirësimin e kualitetit personal të jetës. Nganjëherë sistemi i tyre i vlerësimit i shtyn në veprime që janë të dëmshme për shëndetin e tyre; poashtu edhe shumë të palakmueshme, mirëpo ai do të ngulë këmbë në veprimet i tij.
 
Këto të dhëna ilustrojnë rëndësinë e marrjes parasysh të kriterit “kualitet i jetës” gjatë aplikimit të mjekimit, sidomos nëse nga pacienti kërkohet të sakrifikoj diç nga mënyra e tij e jetës dhe e sjelljeve.
 
  
Përfundim
 
 
 
Pranimi i asaj se përmirsimi i kualitetit të jetë është kriter me rëndësi themelore për zgjedhjen e intervenimit mjekësor, në të ardhmen do të ndikojë pozitivisht në kryerjen e shërbimit mjekësor.
 
Në punën e përditshme mjekësore, metodat e vlerësimit të këtij kriteri të rëndësishëm për të sëmurin, nuk është e thënë të jenë të komplikuara.Edhe një bisedë e shkurtër me të sëmurin mjafton që mjeku të njoftohet me ndjenjat dhe dëshirën se si ai (i sëmuri) do të dëshironte të sillej me sëmundjen dhe jetën e tij. E tërë kjo do të përmirësonte raportin në mes të mjekut dhe të të sëmurit, do të ndihmonte që puna e mjekut të fitojë më shumë kuptim dhe mjeku do të mbushej kënaqësi të cilën ia ofron mjekësia e mekanizuar dhe e “dehumanizuar.” 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free