Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Ajnshtajni si besimtar

Shoqëria e Fizikës Amerikane ia kushtoi vitin 2005 Albert Ajnshtajn-it në nderim të teorisë së relativitetit zbuluar prej tij në vitin 1905. Po përgatiten shumë aktivitete dhe ese të ndryshme për të njohur kontibutin e tij të madh ndaj shkencës. --------------------------------------------------------------------------------

Një aspekt që të bën përshtypje është bindja fetare e Ajnshtajnit; e cila është injoruar (nuk është vënë në dukje) gjatë gjithë kësaj kohe. Megjithëse baballarët themelues të fizikës moderne si M. Planck, N. Bohr, W. Heisenberg, dhe P.A.M. Dirac, ishin të gjithë në të njëjtën kohë edhe besimtarë të devotshëm, ana fetare e Ajnshtajnit qëndronte veçmas tyre. Romancieri zviceran Friedrich Durrenmatt, që e kishte kuptuar këtë prirje fetare të fortë të tij është shprehur: "Ajnshtajni fliste aq shpesh për Zotin sa zura të besoj se ai ishte një teolog i fshehur." Albert Ajnshtajn-i lindi në1879 në Ulm, Gjermani në një familje hebreje. Megjithëse prindërit e tij nuk ishin besimtarë praktikantë në sensin tradicional, ata kurrë nuk e mohuan prejardhjen e tyre çifute. Në moshën gjashtëvjeçare, Albertin e dërguan në një shkollë publike Katolike ku dhe mori një edukim fetar. Në këtë kohë, prindërit e tij paguan një të afërmin e tyre të largët për t'i mësuar Albertit principet e Judaizmit. Megjithëse emri i tij nuk dihet, sipas motrës së Ajnshtainit, Maja, ai ishte personi i cili ia zgjoi ndjenjat fetare Albertit të vogël.

Alberti ka thënë se "ai ishte aq i zjarrtë në ndjenjat e tij fetare, saqë vëzhgonte përshkrime fetare në çdo detaj. P.sh., ai nuk hante kurrë mish "derri". Këtë ai e bënte me ndërgjegje të pastër, jo sepse e kishte mësuar nga familja e tij.

Ai i qëndroi besnik rrugës që kishte zgjedhur për vite me radhë." Në kontrast, me A. Moszkowski, i cili publikoi biografinë e parë të Ajnshtajnit më 1920, bukuria dhe shkëlqimi i natyrës hapi derën e "parajsës fetare", siç e pati quajtur njëherë Ajnshtajni. Ai tregon se një faktor tjetër që luajti rol në ndjenjat fetare të Albertit ishte dhe muzika. Qëkur kishte marrë mësime violine në moshën gjashtë vjecare, Ajnshtajni e gjeti muzikën të lidhur ngushtë me ndjenjën fetare. Moszkowski thotë se "Muzika, natyra dhe Zoti u ndërthurën tek ai në një kompleks ndjenjash, një unitet moral, gjurmët e të cilit nuk u zhdukën kurrë, megjithëse më vonë faktorët fetarë u zgjeruan në një botëkuptim të përgjitshëm mbi botën”. Megjithatë, sipas Autobiografisë së Ajnshtajnit, shkruar më 1949, besimi i tij nuk vinte nga dashuria për muzikën, por ai ishte i rrënjosur në mendime më të thella. "Kur isha tashmë një burrë i mbivlerësuar, mosekzistenca e shpresave dhe e përpjekjeve të cilat ndjekin shumicën e njerëzve pa pushim gjatë gjithë jetës erdhën në ndërgjegjien time me nje vitalitet të konsiderueshem. Për më tepër, shpejt zbulova mizorinë e kësaj ndjekje, e cila në ato vite ishte më e maskuar me hipokrzi dhe fjalë të bukura. Me ekzistencën e qartë të stomakut te tij, çdo njeri ishte i dënuar të merrte pjesë në atë ndjekje. Për më tepër, me një ndjekje të tillë mund të mashtrohej stomaku, por jo njeriu, për sa kohë ai mendon dhe ndjen. Si e vetmja rrugëzgjidhje, ishte feja, e cila është rrënjosur tek çdo fëmijë, me anë të makinës tradicionale të edukimit. Kështu unë-pavarësisht faktit që isha bir i prindërve krejtësisht të pafe (hebrenj)- përqafova një fetari të thellë." Diferenca më e rëndësishme midis Ajnshtajnit dhe shkencëtarëve të tjerë të mëdhenj të asaj kohe ishte se, ai e shpallte hapur dhe me zë të lartë pozitën e tij fetare. Në një darkë bamirësie në Nju Jork, Ajnshtajni e veçoi veten në mënyrë të qartë nga ateizmi, kur po bisedonte me diplomatin Anti - Nazist Gjerman Hubertus zu Lowenstein: "Duke patur parasysh këtë harmoni të tillë në univers të cilën unë, me mendjen time të kufizuar njerëzore, jam në gjendje ta dalloj, ka akoma njerëz që thonë se nuk ka Zot. Por çka më irriton më shumë është fakti se ata më përmendin mua në mbështetje të ideve të tilla." Në një përgjigje të një letre nga Beatrice F. nga San Francisko, e cila mendonte se ai ishte me mendime të pavarura nga feja (freethinker) dhe e kish pyetur se cili ishte saktësisht pozicioni fetar i tij, ai refuzonte të klasifikohej madje edhe si një "freethinker":

"Ndjenjat e mia janë thellësisht fetare ndërsa unë jam i bindur në ndërgjegjie se mendja e njeriut është e pamjaftueshme të kuptojë thellësisht harmoninë e Universit të cilën ne mundohemi ta formulojmë si “ligjet e natyrës”. Eshtë kjo ndërgjegje dhe përulje që unë nuk e gjej në mentaltetin e një Freethinker-i."

Nga ana tjetër, ai shpesh e diferencon pozicionin e tij edhe nga misticizmi. Në vitin 1955, ai shkroi:

"Çfarë unë shikoj në natyrë, është një strukturë madhështore të cilën ne mund ta perceptojmë në mënyrë tepër imperfekte, e cila duhet ta mbushë një njeri me mend në kokë, me ndjenjën e “përuljes”



Kjo, është një ndjenjë fetare gjeniale që s'ka fare të bëjë me misticizmëm." Midis viteve 1931 dhe 1941, Ajnshtajni shkroi një numër të madh esesh dhe dha leksione rreth marredhënies midis fesë dhe shkencës. Ai kurrë nuk e ka pranuar se ka ndonjë konflikt midis fesë dhe shkencës. Përkundrazi, ai e konsideronte shkencën dhe fenë si plotësuese të njëra-tjetrës, ose si reciprokisht të varura. Në një leksion të mbajtur në Princeton në 1939, të titulluar "Qëllimi"

(The Goal) ai theksoi se shkenca konstaton vetëm çfarë është por jo se çfarë duhet të jetë; nuk ekziston konflikt midis këtyre të dyjave.


"Në këtë mënyrë, feja përcakton synimin, shkenca në kuptimin e saj më të detajuar, tregon mënyrat për ta realizuar këtë synim. Megjithatë, shkenca mund të ushtrohet vetëm nga ata të cilët janë të ushqyer me aspiratën drejt të vërtetës dhe arsyetimit. Ky burim ndjesie, sidoqoftë, buron nga sfera e besimit... Unë nuk mund ta konceptoj një shkencëtar gjenial pa këtë besim të thellë. Situata mund të sqarohet me një perfytyrim: shkenca pa fe është e çalë, feja pa shkencë është qorre." Sipas Ajnshtajnit, feja është gjithashtu një nevojë për të krijuar një shoqëri të shëndetshme. Në një intervistë të marrë nga shkrimtari Irlandez James Murphy, duke iu përgjigjur pyetjes nëse teoritë shkencore mund të shtrojnë ide për jetën, Ajshtajni deklaroi:

"Gjykimet tona morale, sensi ynë mbi të bukurën dhe ndjenjat fetare janë forma kontribuese që ndihmojnë aftësitë arsyetuese drejt arritjeve më të larta. Ju keni të drejtë kur flisni për aplikimine morale të shkencës; por ju nuk mund ta ktheni në të kundërt dhe të flisni për aplikime shkencore të moralit, sepse shkenca nuk mund t’i mësojë njeriut të jetë i moralshëm dhe çdo përpjekje për ta shtënguar etikën brenda kornizave të formulave shkencore, do të dështojë."

Konkluzioni i kësaj interviste ishte se "shkenca moderne pajis mendjen me një objekt për lartësimin meditues. Njeriu duhet ta lartesojë. Sursum corda (Latinisht për "lartësoni zemrat tuaja"); ka qenë gjithmonë thirrja e tij. Çdo përpjekje kulturore, qoftë kjo fetare apo shkencore, prek brendësinë e shpirtit dhe ka për qëllim çlirimin e ego-s, jo vetëm të ego -s individuale, por edhe të ego-s kolektive të njerëzimit." Mund të pohohet se teoria e përgjithshme e relativitetit të Ajnshtajnit, dhe në kuptim më të gjerë të gjitha arritjet e mëdha të tij, ishin të motivuara fetarisht në njëfarë mënyre. Për shembull, Corneluis Lanchos, i cili kishte punuar për disa kohë me Ajnshtajnin, deklaronte se disa ide specifike në teorinë e relativitetit ishin të infuencuara nga konsiderata fetare. Nga kjo prespektivë, të gjitha kontributet e tij shkencore mund të mendohen si derivime në kërkimin e tij drejt së vërtetës. Ky këndvështrim në njohuritë fetare dhe shkencore të Ajnshtajnit, na tregon një paralelizëm më atë të Bediuzaman Said Nursi-it, dijetarit të madh islam të shekullit të njëzet, që deklaron se "Drita e ndërgjegjes janë shkencat fetare dhe drita e mendjes janë shkencat moderne. Bashkërendimi i të dyjave manifeston të vërtetën." Albert Ajnshtajn-i, konsiderohet nga disa dijetarë si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është një shembull i mirë i bashkërendimit të këtyre dy burimeve në kërkim të së vërtetës, ekzistencës dhe njësimit të Zotit.

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free