Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Zona(Pjesa e trurit)e cila kontrollon levizjet tona

"Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alak 15-16)

Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është me mjaft interes. Përse Kurani, flokët e pjesës se përparme të kokës i cileson si gënjeshtare dhe mëkatare? Ai nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës dhe mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve, apo flokëve të pjesës së përparme të kokës nga ana tjetër?

Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha parafrontale, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë, vetëm në 60 vitet e fundit.


Fusha parafrontale

Nëse ne do të shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën frontale të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe të Psikologjisë, në të cilin përfshihen të gjitha kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

"Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën parafrontale. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues..."

Libri gjithashtu thotë:

"Në lidhje më përfshirjen e saj në motivim, fusha parafrontale mendohet të jetë gjithshtu qendra fuknsionale e agresionit..."

Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse në planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija dhe është përgjegjëse në thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

Është më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" korrespondon krejtësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Allahu në Kuran mjaft shekuj më parë.


Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free