Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

krijimi Universi

Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit: ”Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës (pa pasur asnjë shembull)...” (El-En’am 101) Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë.

Ky fenomen i njohur me emrin “Big Beng”, vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit të tij. Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin – dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike – arrijmë në përfundimin se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Marre nga Libri ''Mrekullite e Kuranit''

Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free