Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Si dëmtohet dhe shërohet Zemra

Ibn Kajjimi r.a thotë se 5 gjërat të cilat e dëmtojnë zemren janë:

1) Shoqërimi i tepërt me njerëz, shoqeëim i panevojshëm sidomos shoqërimi me njerëz nga të cilët nuk ka ndonjë hajr p.sh: si shumë te rinjë të cilët e kalojnë kohën nëpër kafene në mënyrë të tepërt e të panvojshme.


2) Ëndërrimet, fantazitë, dëshirat për këtë dynja, ai i cili nuk angazhohet dhe nuk punon për ahiret.

3) Lidhja e zemrës me të tjerët (krijesat) e jo me All-llahun s.ë.t.a (Krijuesin).Kjo vepër apo kjo lidhje është baza e idhujtarisë, faktori më i madh dëmtues i zemrës më të cilin bëhët një lloj hynjëzimi i asaj krijese.

4) Ushqimi i dëmshëm në të cilin bëjnë pjesë: Ushqimi haram si pijet dehëse, të ngordhurat, mishi i derrit etj, dhe Ushqimi i tepërt (Ai që ha shumë=Fle shumë=humb shumë)

5) Gjumi i tepërt, mesatarja e gjumit=8ore, mbi 8 orë ka tepricë gjumi. Nga gjumi i tepërt rezultojmeë në ngathtësi, vdekje te zemrës dhe humbje kohe.

Në vijim do t'i cekim gjërat të cilat sjellin qetësi shpirtërore:

1) Teuhidi - sa më shumë teuhid aq më e gjërë zemra e njeriut dhe anasjelltas,

2) Drita e besimit - zgjeron shpirtin e njeriut, ndërsa errësira e kufrit e ngushton shpirtin, bënë që njeriu të vuaj shpirtërisht. Shenja e dritës së besimit është përkushtimi për jetën në ahiret, mosdhënia e 'tepërt' me këtë dynja, dmth caktimi i një lloj distance dhe pregatitja për vdekjen,

3) Dija fetare - padyshim ai që ka më shumë dije 'fetare' ka më shumë kënaqësi shpirtërore, ndërsa ai qe ka mungesë të dijes fetare ka edhe mungesë të kënaqësisë shpirtërore. Ky grup njerëzish kanë vetëm kënaqësi momentale.

4) Përkushtimi ndaj All-llahut s.w.t.a. - dashurija ndaj Tij kënaqësia në adhurime per All-llahun s.w.t.a. kënaqësi kjo prej kënaqësive të xhennetit, ilaq i shpirtit nga streset (vini re vendet perëndimore kanë kushte të mira ekonomike por kanë mungesë të përkushtimit ndaj Zotit si rrjedhim jetë stresuese..). Zemra e njeriut është krijuar për përkushtim ndaj Krijuesit e jo ndaj krijesave.


5) Dhikri - të përmendësh Zotin në çdo kohë dhe në çdo gjendje. Profeti Muhammed s.a.w.s thotë: 'Shembulli i atij që e bën dhikër Zotin e tij (e përmend Zotin e tij) dhe i atij që nuk i bën dhikër Zotit të tij, është sikurse shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.
All-llahu s.w.t.a. thotë ne Kur'an: 'Shumë përmendësit e All-llahut dhe shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu për ta ka pregatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
All-llahu s.w.t.a thotë në Kur'an: 'Më përkujtoni mua (me adhurim) Unë ju përkujtoj juve (më shpërblim), më falenderoni dhe mos më mohoni'.

6) Bamirësia - bëjë vepra të mira ndaj njerëzve me ato mundësi që ke, e nëse nuk ke mundësi bëjë vepra të mira me trupin tend. Thotë profeti Muhammed s.a.ë.s. në një hadith të transametuar nga Buhariu: 'Shembulli i bujarit dhe koprracit është si dy njerëz që kanë mburoja nga krahrori dhe lartë, sa i përket bujarit sa herë tenton të japë diçka zgjerohet dhe arrin të japë derisa e mbron krejt trupin e kundërta ndodh me koprracin. Sa herë tenton të japë diçka ngurtësohet mburoja dhe nuk arrin të japë asgjë.

7) Trimëria - faktor për zgjërim të zemrës dhe qetësi shpirtërore. Profeti Muhammed s.a.w.s ishte trimi më i madhë si dhe gjeneratat pas tij ata të cilët e pasuan atë. s.a.w.s.

8) Faktor i rëndësishëm për qetësi shpirtërore është nxjerrja e gjërave që e dëmtojnë zemrën (xhelozija, zilija, syefaqësija, vetpëlqimi...)

9) Të hequrit dorë nga: shikimi i tepërt, të folurit e tepërt, gjumi i tepërt, të shoqëruarit e panevojshëm me njerëzit sidomos me ata nga të cilët nuk ka hajr por vetëm sherr si dhe nga pija dhe ushqimi i tepërt.

*Lusim All-llahun s.w.t.a që të na bëjë prej atyre që i praktikojnë këto, qe kanë qetësi shpirtërore dhe ahiret të lumtur!