Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Mrekullia e kuranit te shenjt

Disa zbulime interesante të Dr. Tariq Al Swaidan:



Tariq Al Swaidan ka zbuluar disa ajete (versete) në Kur'anin e madhërishëm se një gjë është e barabartë me tjetrën p. sh. burrat janë të barabartë me gratë. Edhepse kjo ka kuptim vetëm gramatikor, një e dhënë mahnitëse e fjalës burrë në Kur'an është e përmendur 24 herë, dhe se 24 herë është përmendur fjala grua, kështuqë jo vetëm që kjo frazë është e drejtë nga kuptimi gramatikor, por është edhe një e vërtetë matematikore. P. sh. 24 = 24.

Në bazë të analizave të mëtutjeshme të ajeteve të ndryshme, ai ka zbuluar se ka përputhshmëri në tërë Kur'anin, ku thuhet se një gjë është e njejtë me tjetrën. Shiko më poshtë rezultatet mahnitëse të fjalëve të përmendura dhe numrin se sa herë është përmedur në Kur"an në gjuhën arabe.

Dunja (njëri prej emrave për jetë )- 115 herë dhe fjala ahiret (jeta e amshueshme)- 115 herë

Melaike (Engjujt)- 88 herë, shejtani (Satani-)- 88 herë

Jetë- 145 herë, vdekje- 145 herë.

Dobi- 50 herë, korrupcion- 50 herë.

Njerëz- 50, të dërguar- 50 herë.

Iblisi -(mbreti, kryepari i shejtanëve) 11 herë, kërkimi i mbrojtjes prej Iblisit- 11 herë.

Musibah (fatkeqësi, kijamet)- 75 herë, falënderim- 75 herë

Lëmoshë (sadaka)- 73 herë, kënaqësi 73- herë.

Njerëzit që nuk janë të udhëzuar- 17 herë, njerëzit e vdekur- 17 herë

Muslimanë- 41 herë, Xhihad- 41 herë

Ari (dukati)- 8 herë, jetë e lehtë 8 herë

Magji- 60 herë, fitne (ç' orientim, mashtrim)

Zekat (tatimi që paguajnë muslimanët për të varfërit)- 32, berekat (rritja e bagatisë)- 32 herë

Mendja- 49 herë, nuri (ndriçimi, drita)- 49 herë.

Gjuha- 25 herë, predikim- 25 herë.
Dëshirë- 8 herë, frikë- 8 herë.

Fjalimi publik- 18 herë, publikimi, reklamimi- 18 herë

Vështirësi- 114 herë, durim- 114 herë.

Muhammed- 4 herë, sheriati (mësimet e Muhammedit s. a. v. s)- 4 herë.

Burrë- 24 herë, grua- 24 herë.

Dhe… mahnitëse, a?! Shiko se sa herë paraqiten fjalët e poshtëshënuara:

Salat (falje, namaz)- 5 herë,

Muaj- 12 herë,

Ditë- 365 herë,

Deti- 32 herë, toka- 13 herë

Deti+ toka= 32+ 13= 45

Deti= 32/ 45* 100= 71.11111111%
Tokë= 13/ 45* 100= 28. 88888889%

Deti+ Toka= 100. 00%

Shkenca bashkëkohore vonë e ka vërtetuar se uji e mbulon 71. 111 % të tokës dhe se toka mbetet 28. 889%.


Zoti ne Kur'an thote :
Ne nje citat“ (Une jam) Zot i lindjes dhe perendimit…”, Ne nje citat tjeter“(Une jam) Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve…”, Kurse ne citatin e trete“(Une jam) Zot i shume lindjeve dhe shume perendimeve…”
Shum orientalist duke i lexuar keto citate thonin se gjeten kunderthenie ne Kur' an, pra Kur'ani nuk mund te jete liber i Zotit. Mirepo ato gabuan, arsyeja dhe sqarimi me poshte:
“Zoti i lindjes dhe perendimit” kuptohet si nje teresi. Zoti i Lartesuar e ka bashkangjitur fjalen lindje me fjalen perendim, qe do te thote se aty ku eshte lindja eshte edhe perendimi. Keshtu prejudikon kuptimi i tokes se rrumbullaket. Ai tha : “...Zot i lindjes dhe perendimit”, e nuk tha se Une jam Zot i lindjes dhe Zot i perendimit, ose te Zotit jane lindja dhe perendimi. Ne kohen e zbritjes se Kur'anit keto ishin dy ane te kunderta mes veti, te pranuara ne parim sipas shikimit te syrit. Por, thenia: “Zot i lindjes dhe perendimit”, sot nenkupton se lindja dhe perendimi jane te nje kohe, te nje momenti. Ne kohen kur ne nje qytet lind dielli, ne te njejten kohe ai perendon ne nje qytet tjeter.
Te shohim tani ajetin tjeter :“(Une jam) Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve “
Pse Ai tani ketu vecoi lindjen dhe pere­nd­i­min. Nese shikojme rruzullin tokesor, do te sho­him se gjysma e saj eshte e ndritur dhe gjysma tjeter e erret. Pra, pjesa e ndritur ka lindjen dhe perendimin, kurse pjesa tjeter eshte ne erresire te plote. Pasi te rrotullohet toka, do te shohim se pjesa e ndritur eshte erresuar e pjesa e erret esh­te ndritur. Konstatojme se rruzulli tokesor, ne te­resine e vete, ka dy lindje dhe dy perendime. Pra, ajeti “Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve”, na e perkujton gjysmen e tokes se ndritur, qe ka lindje dhe perendim, dhe gjysmen tjeter te erret, qe nuk ka as lindje e as perendim. Pasi te rrotullohet toka, kemi edhe nje lindje dhe nje perendim te gjysmes se saj, qe nuk kishte lindje dhe perendim. Keshtu, behen dy lindje dhe dy perendime.
Ajeti: “(Une jam) Zot i shume lindjeve dhe shume peren­dimeve”
Nje poeti njeher ka thene: “Oj kohe ne ty jane te gjitha koherat”, qe na ben te kuptojme se koha i bashkangjitet vendit ku ajo edhe ndodhet. Per shembull, ne kohen kur une fali namazin e drekes, ne nje vend tjeter ka njerez qe falin ikindine, ne nje vend te trete falin akshamin, ne te katertin falin jacine, e ne te pestin falin sabahun, qe do te thote se ne te njejten kohe, thirret ezani i drekes, ikindise, akshamit, jacise dhe sabahut. Zoti permendet ne cdo kohe, ne cdo moment dhe ne te gjitha namazet e kohes. Pra “ I shume lindjeve dhe shume perendimeve”, kuptohet cdo shtet e ka lindjen dhe perendimin e vet.
Me perparimin e njerezimit, u be e mundur qe me saktesisht te spjegohet ky ajet. I njejti ishte frymezues edhe ne kohen e zbritjes, e sot shohim se si po na inspiron edhe neve. Mbase, ky ajet do t'i inspiroje edhe pasardhesit tane, ne nje menyre tjeter pas zbulimeve te reja.
Kjo pra eshte mrekullia e Kur'anit, i cili eshte inspirues i te gjitha gjeneratave. I jep secilit aq sa mund ta kuptoje, duke mos qene ne kundershtim me realitetin ne te cilin ai jeton. Zoti nuk ndeshet me realitetin e gjithesise, Ai eshte frymezues i perhershem. Shkenca nuk do te perplaset me Kur'anin kurre, sepse All-llahu eshte veprues. Ai eshte edhe krijues edhe protagonist i fjales.
Kjo ishte nje nga vecorite e Kur'anit i cili dallon nga librat tjera qiellore (te shenjta)
( Tekstet jane te marrun nga libri "Mrekullit e Kur'anit" nga Sharavi




Për embrionin
Thamë se Kur'ani ka theksuar shumëçka. Sikur të ishte vepër e tjetërkujt nuk do të sillte edhe këto të dhëna. Fjala është për fetusin. Në Kur'anin e Madhëruar All-llahu xh.sh thotë:
“Vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga ekstrakti i baltës. Mandej, Ne e kemi vendosur atë si një pikë sperme në një vend të sigurt (mitër). Mandej, Ne e kemi trajtuar (spermën) në mpiksje gjaku; mandej atë mpiksje gjaku e kemi trajtuar në një copë mishi; mandej Ne e kemi shndërruar atë copë mishi në eshtra dhe mandej eshtrave ua veshëm mishin, mandej atë e trajtuam në një krijesë tjetër (u bë njeri), Pra i bekuar është All-llahu që është Krijuesi më i mirë”.Kur'an, sure 23 Mu'minun, ajeti 13
A thua çka e shtyri Muhammedin a.s.v.s. të merret me sekretet. Dhe ato t'i prezantonte në Kur'an, gjë e cila do ta shkatërronte besimin që nga themeli. Kur'ani është fjalë e All-llahut, leximi i tij konsiderohet adhurim, nuk ka ndry­shime në të dhe as që mund të zëvendë­sohet deri në Ditën e Kijametit. Çmund të ndodhë me për­parimin e shkencës. Sikur të vërtetohet se këto thënje janë të pa vërteta, atëherë si mund të vazhdojë besimi në Zot? Pse Muhammedi të merret më këto sekrete, të cilat do ta rrezikojnë fenë. Askush nuk kërkoi nga ai të na tregojë këto sekrete, dhe askush nuk e sfidoi atë. Jo, jo, kjo ndodhë ngase Krijues është All-llahu. Ai tregoi këto vërtetësi para se të zbulohen nga shkencë­tarët, e më pas shkenca t'i vërtetoi saktësitë e këtyre thënieve të Kur'anit. Ishte kjo njëra nga sfidat e All-llahut xh.sh.

Një nga pikat shumë interesante të cilat i shqyrtoi Kur'ani, është edhe trupi i njeriut dhe shkenca organike. Shohim se All-llahu në Kur'an i përmend shqisat e të dëgjuarit, gjithnjë para shqisave të të pamurit.
Kur njeriu humb të pamurit, atëherë themi se ka humbur çdo gjë. Nuk sheh, është në terr të plotë, e nëse nuk sheh, ska dyshim se është humbur plotësisht. Por nëse i ndodh që të humb të ndëgjuarit, e jo edhe të pamurit, themi se kjo do të ishte më e lehtë. Kur All-llahu e përmend të dëgjuarit dhe të pamurit, gjithmonë i jep përparësi të dëgjuarit!
Këtu kemi të bëjmë më mrekulli të All-llahut. All-llahu e lartësoi shqisën e të dëgjuarit, para asaj të të pamurit, sepse shqisa e dëgjimit është ajo e para e cila e merr detyrën nga organet e njeriut në këtë botë.
Një nga arsyet është se kjo shqisë nuk fle kurrë. Pra, ky organ është ai i cili i pari e merr detyrën në këtë botë. Foshnja e posalindur dëgjon por nuk sheh. Nga kjo themi se rëndësia e këtij organi është që nga dita e parë e jetës së tij. Nëse në afërsi të një foshnje të sapolindur fjaloset, dhe përdoren fjalë bezdisëse, i sapolinduri do të reagojë duke qarë. Nëse të sapolindurve ia afrojmë duart afër syve, ata nuk e ndiejnë veten të rrezikuar. Kjo është e para. Në kohën kur njeriu është duke fjetur, duket të jetë çdo gjë në qetësi, me përjashtim të të dëgjuarit të tij. Nëse dëshirojmë që ta zgjojmë njeriun nga gjumi, edhe sikur t'ia afrojmë dorën afër syve, ai nuk do të reagojë. Por, nëse ai dëgjon ndonjë bubullimë, do të zgjohet shpejt dhe i trishtuar. Kjo ishte e dyta. Kurse e treta është ajo që të dëgjuarit është organ ndërmjetësues në mes njeriut dhe botës.
Kemi edhe një gjë tjetër të cilën e vërejmë në Kur'an. All-llahu kur flet për dëgjimin, gjithmonë e thekson atë në njëjës, kurse të pamurit gjithmonë në shumës.
All-llahu thotë:
“Dhe ju nuk do të mund të fshihni (mëkatet e juaja) sepse për ju do të dëshmojë ndëgjimi juaj dhe të pamurat e ju­aja" (Kur'an, sure 41 el Fusilet, ajeti 22)
A thua pse fjala -dëgjimi juaj, është në njëjës, kurse fjala- të pamurat, është në shumës? Pse nuk u tha: dëgjimet dhe të pamurit tuaj? Shikuar logjikisht, do të ishte më në rregull, sikur të ishin që të dyja në njëjës ose shumës. I Lartësuari me këtë deshi të na tregojë precizitetin e Kur'ani Kerimit. Të pamurit është shqisë e cila sundohet nga vetë dëshira e njeriut. Është në dëshirën time të shoh ose mos të shoh diçka. E kthej kokën, ose së paku shikimin e syve, nëse dua që të injoroj dikë, respektivisht të mos e shoh. Kurse të dëgjuarit është e kundërta e të pamurit. Për këtë arsye All-llahu i dha prioritet të të dëgjuarit, para të të pamurit.

( Tekstet jane te marrun nga libri "Mrekullit e Kur'anit" nga Sharavi


Nje nga mrekullite matematikore te Kur'anit eshte numri 19, i cili gjendet ne nje forme te jashtezakonshme ne shume ajete kuranore. Ky numer , i cili permendet ne ajetin e 30-e te sures Mudethir eshte shifruar ne shume vende te Kuranit. Me poshte po jap disa shembuj:
-Shprehja " Bismilahi rrahmani rrahim " ( me emrin e Allahut, Bemiresit te pergjithshem, Meshiruesit ) permban 19 shkronja
-Kurani ka 114 sure ( 19*6)
-Surja e fundit e plote e shpallur ( surja Nasr) perbehet nga 19 fjale.
-Ajetet e para te zbritura nga Kurani , i perkasin sures se 96-te, e cila eshte e 19-ta nese fillojme numerimin nga fundi i kuranit. Numri i pergjithshem i fjaleve te ketyre ajeteve eshte 19.
-Ne kuran, 113 sure fillojne me fjalen " bismilahi rrahmani rrahim " . E vetmja sure qe nuk fillon me kete shprehje eshte surja e nente , e titulluar " et Teube ". Por Kjo shprehje "bismilahi rrahmani rrahim " permendet dy here ne syren " En -Neml"., Kurr fillojme te numerojme nga surja " Et Teube " , e cila fillon pa " bismilah ", shohim se surja " En Neml " gjendet e 19 ne radhe nga surja " Et teube "
-Ne kuran permenden 30 numra te ndryshem: 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,19,20,30,40,50,60,70,80,99,100,200,300,1000,2000,3000,5000,50000,100000. Shuma e tegjithe ketyre numrave eshte 162146 =19*8534
Jo me kot e kam vendosur pseudonimin osm19.
Linden pyetja , pse ne Kuran eshte bere mrekulli me numrin 19 dhe nuk eshte bere me numrin 10 , 17 , 21, 30 ,33 ose thene me mire me te gjitha numrat tjere ... Duhet ditur se ne 6555 ajete te kuranit numri me i veshtire per te bere nje gje te tille ( ate qe permenda me larte ) eshte numri 19. Argument per kete!?!
-Numri 19 para se gjithash eshte nje numer i thjeshte gje qe don te thote se nuk ka asnje pjestues ( ndersa me numrat thjeshte eshte mjaft veshtire te besh nje gje si beri Allahu me kuranin )
-Sikur te kishte qene nje numer me i vogel se numri 19, atehere ata numra do te kishin me shume shumfisha te tyre se sa numri 19. p.sh numri 19 ka 345 shumfisha deri tek numri 6555, kurse numri 18 ( njekohesisht edhe numri me i madh nga numrat tjere ne fjale ka 364 shumfisha. Pra kjo tregon poshtu nje tjeter veshtiresi per te bere nje gje te tille, sic beri Allahu me Kuranin..
-Tani marim anen e kundert te kesaj qe permendem, nese ne vend te numrit 19 do te perdoreshte nje numer me i madh, atehere do te ishte me lehte perseri, pasi numrat me te medhej se numri 19 kane me pak shumfisha , gje qe do te ishte me lehte te caktoje shumfishat e tyre ...
Pra oh, vellezer te nderuar ,nje gje te tille ka bere vetem Allahu , me i dituri, me i plotfuqishmi. Dicka te tille u munduan te bejne edhe shkrimtaret tjere por pa sukses.E perserise per here te fundit, nje gje te tille sic beri Kurani me nr. 19 , nuk mund ta beje asnje njeri.


Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free