Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Kodi i Da Vincit dhe falsifiteti i Bibles




Te mjeret ata, qe me duart e veta e shkruajne librin, e pastaj thone: `Ja, ky eshte prej All-llahut', per te nxjerre ndonje perfitim te parendesishem. Dhe te mjeret ata per ate qe kane shkruar duart e tyre dhe mjere ata per ate qe fitojne!"
(El Bakarah, 79)

I Derguari a.s. tregon ne nje hadith kudsi se "All-ahu" i madhruar ka thene: "Une i krijova roberit e Mi ne fene e drejte ( e paster islame ), por shejtanet i bejne qe ata te humbasin rrugen e drejte."
                           (transmeton Muslimi) 

Mbi lajthimin dhe devijimin e te krishtereve nga rruga e drejte, Kur'ani i shenjte na tregon ne shume ajete. Kete te vertete koheve te fundit e tha edhe nje i krishtere ⿿ Den Brown, ne romanin e tij "Kodi i Da Vincit". Ky eshte bestselleri i shekullit XXI, nje thriller me sfond mistiko-ezoterik. Romani i tij, vetem per nje vit, eshte perkthyer ne dhjetra gjuhe boterore dhe eshte shitur ne mbi 40 milion kopje.

Ne kete roman shpalosen disa prej fakteve historike rreth shtremberimit te ideologjise se krishtere, korruptimit te Bibles dhe autoresise njerezore te saj dhe mbi intervenimin e dores se njeriut ne vete thelbin e teologjise se krishtere. Te gjitha keto, autori i romanit i quan `transformim grotesk'.

Heroi i Brown-it thote:
"Bibla ne formen qe njihet prej nesh, eshte kompletuar nga perandori pagan i Romes, Konstandini i Madh. Konstandini kishte vendosur se duhej te bente dicka. Ne vitin 325, ai vendosi te bashkoje Romen nen nje religjion, nen Krishterizmin.

Historianet akoma cuditen me gjenialitetin nepermjet te cilit Konstandini i ktheu paganet, qe adhuronin diellin, ne te krishtere. Duke i bashkuar simbolet pagane, datat dhe ritualet me traditen e krishtere, ai beri nje lloj feje hibride te pranueshme per te dyja palet.

Asgje ne Krishterizem nuk eshte origjinale⿦
Konstandinit i eshte dashur qe ta forcoje traditen e re krishtere, prandaj ka mbajtur tubimin ekumenik te njohur me emrin "Kuvendi i Nike-se". Ne ate tubim eshte diskutuar dhe votuar per shume aspekte te Krishterizmit si dhe per statusin hyjnor te Jezusit. Gjithnje deri ne ate cast te historise, Jezusi, nga ithtaret e tij te hershem, konsiderohej profet i vdekshem ⿿ njeri i madh dhe i fuqishem, por megjithate konsiderohej vetem nje njeri i zakonshem..

Shpallja e Jezusit per "bir te Zotit" eshte propozuar zyrtarisht ne kuvendin e Nikese, ku eshte votuar per te⿦Dhe eshte votuar (pro) madje shume ngushte. Mirepo dhenia e statusit hyjnor Jezusit ishte kyce per bashkimin e metejshem te perandorise Romake dhe per vendosjen e re te bazes se fuqise se Vatikanit.

Me te pranuarit zyrtar te Jezusit per "bir te Zotit" Konstandini e transformon Jezusin nga nje njeri ne nje hyjni qe ekziston jashte kufijve te botes njerezore, ne nje entitet fuqia e te cilit eshte mbi te gjitha. Kjo jo vetem qe ka pamundesuar rrezikimin e metutjeshem te Krishterizmit nga paganizmi, por edhe ithtaret e Kishes kane mundur te tubohen vetem nepermjet vendosjes se nje ndermjetesuesi te shenjte ⿿ Kishes katolike romake. E gjithe kjo ka qene ekzluzivisht per shkak te fuqise.

Krishti dhe proklamimi i tij si Mesi-Shpetimtar ishte kyc per funksionimin e Kishes dhe te shtetit. Shume shkencetare pohojne se Kisha e hershme tekstualisht e ka vjedhur Jezusin nga ithtaret e tij te pare, duke ia rrembyer porosite njerezore dhe duke e perdorur kete per perhapjen e fuqise se saj. Ndonese Konstandini e ngriti Jezusin ne nje shkalle hyjnore, gati 4 shekuj pas vdekjes se tij, tashme ekzistonin me mijera dokumente qe deshmonin per jeten e Jezusit si jete e nje njeriu te zakonshem.

Konstandini me veprimin e tij e ndryshoi historine e Krishterizmit. Qe nga ai cast pasoi momenti me transformues ne historine e krishtere⿦ Konstandini porositi dhe pagoi shkruarjen e nje Bible te re, nga e cila u lane te gjithe ata ungjij qe kane folur per cilesite njerezore te Jezusit. Ne Biblen e re u futen ungjij qe e shnderruan Jezusin ne nje qenie hyjnore. Nderkaq, ungjijte me te hershem u ndaluan, u konfiskuan dhe u dogjen .

Gjithsecili qe do te percaktohej per ungjijte e ndaluar, te vend te ungjijve te versionit te Konstandinit do te shpallej heretik. Ata qe zgjodhen historine origjinale te Krishtit ishin heretiket e pare. Per fat te historianeve disa nga keta ungjij Konstandini nuk pati sukses qe t'i zhduke⿦ Sigurisht, Vatikani duke iu permbajtur tradites se tij te dezinformimit, eshte perpjekur me te gjitha forcat qe ta pengoje publikimin e tyre ⿦"

Adhurimi i Jezusit, sikurse e permendem, ishte dicka qe e shpiku perandori Kostandin ne keshillin e Nike-se (Turqia e sotme), ne vitin 325 pas Isait a.s. per te forcuar pozitat e veta, meqe Krishterizmi kishte filluar te behej me i "suksesshem" se paganizmi.

Nderkaq idene e ngritjes se njeriut ne lartesine e Zotit, qe e predikonin mendimtaret greke, te krishteret e zevendesuan me idene e zbritjes se Zotit tek ne!! Edhe para paraqitjes se ketij romani, ne vitet shtatedhjete te shekullit te kaluar, Krishterizmi u trondit nga diskutimi i madh teologjik mbi ate se a eshte Jezusi Zot, apo vetem njeri. Eshte diskutuar mbi mitin e Trinitetit dhe mitin e inkarnimit te Hyjit - Zotit tek njeriu-Jezusi.

Se individualiteti hyjnor i Jezusit eshte i pavertete dhe vetem mit i Kishes, kete e kane argumentuar edhe teologet e krishtere, profesore te teologjise se krishtere nga universitete te njohura boterore.

Shtate profesore te njohur universitetesh nga Britania e Madhe kane shkruar librin me titull "The Myth of God incarnate" qe per here ta pare eshte publikuar me 1977 ne Londer. Deri ne vitin 1981, libri eshte botuar 6 here. Autore te librit ishin personalitete te shquara dhe profesore te teologjise se krishtere nga Oksfordi, Kembrixhi, Birmingemi etj.


Mirepo libri dhe autoret e tij kane perjetuar nje sulm te tmerrshem nga Kisha, e cila ka kerkuar qe ata te largoheshin nga pozitat e tyre te larta. Por, libri perjetoi nje sukses boteror. Libri ngjalli diskutime te panumerta si rezultat i qendrimit te atyre profesoreve dhe mohimit te mesimeve kishtare nga ana e tyre dhe mospranimit te inkarnimit hyjnor ne personalitetin e njeriut-Jezusit.

Keto fakte dhe shume te tjera bejne qe per cdo dite njerez nga besimi i krishtere duke kuptuar te verteten hyjnore pranojne islamin.

Krijuesi i gjithesise, thote:
" E mohuan te verteten ( bene kufer ) ata qe thane: 'Zoti eshte Mesihu (Isai), i biri i Merjemes!' kurse Mesihu tha: 'O beni israil, adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj'. Kush i ben shok All-llahut, All-llahu ia ka ndaluar xhennetin dhe vendbanimi i tij eshte ne xhehennem. Per mizoret nuk ka ndihmetare. Mosbesimtare jane ata qe thane: 'All-llahu eshte nje nga tre!' Por nuk ka asnje Zot tjeter pervec nje Zoti te vetem..."
( el Maidetu, 72, 73. )

Erich From ka te drejte kur thote se "Intelekti i manipuluar, i privuar nga arsyeja, eshte i rrezikshem, sepse i detyron njerezit te veprojne ne nje menyre, qe nga pikepamja e arsyes mund te rezultoje shkaterruese per ta." Tertuliani, nje intelektual i krishtere, shpreh thelbin e besimit te krishtere kur thote: "Credo quia absurdum. Besoj sepse eshte absurde! "

Sigurisht se nje bindje e tille krishtere nuk pajtohet me besimin e cilter dhe te paster islam. Muslimani nuk beson ne ate qe bie ndesh me arsyen e shendoshe. Besimi islam nuk eshte i mveshur me te paverteta dhe fantazi te coroditura. Muslimani beson sepse besimi eshte ndjenje e lindur dhe e natyrshme, dhurate e dhene nga All-llahu, sepse keshtu jeta ka kuptim, ngaqe ai eshte logjik dhe nuk eshte absurditet, por eshte maja e urtise, sepse te besuarit dhe bindja ndaj Zotit jane misioni dhe qellimi i krijimit te njeriut ne kete bote."

Ne Islam nga besimtari nuk kerkohet qe te flak mendjen dhe te besoj, sepse feja dhe shkenca, besimi dhe arsyeja qendrojne perkrah njera tjetres.





Autor i tex..
                   ://DURIM GERGURI//:







This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free