Durim Gerguri
Feja dhe Shkenca

Islami dhe Dituria

Besimi i fortë dhe i shëndoshë mund të arrihet nëpërmjet të studimit dhe të diturisë së vërtetë.

Shkruan: Kujtim Kasami, Kërçovë, Maqedoni

Vërtetë për këtë temë deri tani është biseduar dhe është shkruar mjaftë shumë, kohëve të fundit kjo është temë mjaftë aktuale në të gjitha vendet.

Një numër i madh i autorëve bashkëkohor në veprat e tyre theksojnë vendin, rolin dhe rëndësinë e shkencës në Islam. Më duket se çështja shkruhet gabimisht dhe sot e kësaj dite trajtohet gabimisht.

Para së gjithashë shtruarja e çështjes së qëndrimit të Islamit ndaj shkencës është absurditet. Shkenca është pjesë përbërse e Islamit.

Besimi i fortë dhe i shëndoshë mund të arrihet nëpërmjet të studimit dhe të diturisë së vërtetë. Ai besim që arrihet në bazë të diturisë është besim i fortë dhe i rrënjosur thellë në shpirtin e besimtarit, atë bindje nuk mund t’a lëvizë e as t’a çrrënjosë asnjë ideologji dhe mendim tjetër.

Injoranti asnjëher nuk mund të kuptoj vlerën e besimit e mos të flasim më për fenë e Allahut xh.sh.

Kur’ani në mënyrë permanente nxitë në shfrytëzimin e mendjes për qëllim të zgjerimit të diturisë, edhe atë: “…Zoti im, më shto diturinë” ( Ta Ha : 14),

“…A nuk po mendoni?” ( El-Bekare : 44), “… A nuk e dini ju se Allahu nënshtroi për të mirën tuaj çka ka në qiej e çka ka në tokë...” ( Lukman: 20).

Edhepse Allahu xh.sh. u ka dhënë njerzëve atë që nuk ua ka dhënë krijesave tjera-logjikën dhe fuqinë e të menduarit, prapseprapë kjo nuk mjafton që ai të njohë dispozitat e drejta të fesë Islame dhe të njoh këtë botë në të cilën jeton, as mundet me i gëzuar frytet dhe zbulimet shkencore. Prandaj Islami i urdhëron muslimanët që në emër të Allahut xh.sh. të studijojnë, të mësojnë dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha dituritë, pasiqë feja islame nuk bënë dallim në mes shkencës se është fetare apo jofetare.

Është e vërtetë se më rradhë të parë është e nevojshme të njoftohemi me degën e shkencës të cilën do ta studjojmë. Pra, pikësëpari jemi të detyruar të mësojmë principet dhe parimet themelore të besimit Islam, me anë të të cilave do të ruajmë besimin tonë.

Shpallja e parë drejtuar Muhamedit a.s.- pesë ajetet e para të sures Alek-, është e mundshme të lexohet si thirje për përfitimin e shkathtësive dhe shprehive në lexim dhe shkrim.

“Lexo me emrin e Zotit tënd, I cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo për Zotin tënd Bujar. Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. ( El-alek: 1-5)

Muslimani serioz mendon për Zotin dhe krijimin që bëri Ai, kur është në këmbë, kur është ulur dhe kur është shtrirë. Lufton për objektivitet e jo duke bërë supozim të thjeshtë. Një prej të pavërtetave të turpshme që i është përshkruar Islamit ka qenë edhe tendenca që Islami të paraqitet si fe e përallave dhe e trillimeve, si një gërshetim i raporteve ndërmjet Zotit dhe njeriut dhe kinse Islami ka ardhur me ide, të cilat kanë qenë për njeriun e kohës mesjetare e jo për njeriun e sotshëm bashkëkohor, kohës së zbulimeve të mëdha shkencore. Si pasojë e prezentimit të Islamit në një formë të shtrembëruar, njerzitë filluan të fitojnë përshtypjen se Islami nuk i përgjigjet shpirtit shkencor të hulumtimeve, andaj sipas kësaj është “ fe e prapambetur” dhe jo vetëm nuk nxit, por edhe frenon progresin, me preteks se e ngarkon besimtarin.

Prandaj, për këtë qëllim janë bërë dhe bëhen thirje nga zërëra të ndryshëm që shkenca Islame të ndahet plotësishtë nga përditëshmëria, pra po trumbetojnë pandërpre “shekullarizmin e famshëm”.

Mirëpo, në qoftë se u hedhim një shikim kalimthi bazave themelore të Islamit dhe historisë së Tij, do të bindemi se Islami ka qenë faktorë i rëndësishëm në krijimin e një sërë shkencave të reja, të cilat deri atëher nuk kanë qenë të njohura dhe ka luajtur një rol vendimtar në themelimin dhe plotësimin e shkencave që kanë ekzistuar.

Gjithashtu do të konstatojmë se me të vërtetë Islami nuk ka pse të turpërohet kur shtrohet çështja e raporteve të Tij ndaj shkencës.

Islami asnjëherë nuk ka qenë kundër veprimtarisë shkencore, edhe pse të tjerëve diç e ngjashme u ka ndodhur.

Islami, faqebardhë, mund t’i thëret edhe armiqtë më të haptë ta analizojnë historinë e tij, sepse ata, me të vërtetë nuk do të gjejnë që dikush të digjet në turrë të drunjëve siç ndodhi me Gjordano Brunon, Galileun, etj., të cilët njerzimit i lanë zbulime të mëdha shkencore dhe për meritat e tyre u “shpërblyen” me vdekje.

Islami në asnjë moment nuk është konfrontuar me shkencën dhe metodat e saj eksperimentale, asnjëherë nuk e ka frenuar përparimin e mendimit njerzor, e kjo as që mund të ndodh, sepse mësimet e tij në thelb janë në pajtim me logjikën dhe mendjen e shëndoshë.

Sa rëndësi të madhe Muhamedi a.s. i ka dhënë shkrim-leximit, mund të n’a shërbejë argument fakti se robëritë e zënë në luftën e Bedrit i ka liruar, në qoftë se ata ua kanë mësuar shkrim-leximin dhjetë muslimanëve.

Islami urdhëron në një arsimim të përgjithshëm, të pa kufizuar dhe thotë:”thuaj, a janë të barabartë ata që dinë ddhe ata që nuk dinë”.(Ez-zumer, 9)

Në këtë ajet, konkretisht me fjalën ilmun nënkuptohet shkenca në përgjithësi dhe nuk kufizohet vetëm në shkencat fetare, siç mendon dikush por qëllimi kryesor është për çdo dituri e cila e largon paditurinë, qoftë ajo të jetë dituri fetare apo për çështjet e kësaj bote. Për të vërtetuar se bëhet fjalë për shkencën në përgjithësi, mund të na shërbejë si shembull edhe hadithi i njohur i Pejgamberit a.s.:”lypnje diturinë bile edhe në Kinë”,- përpjekje që sot mund të korrespondojë me udhëtimin për në hënë. Mbase në Kinë atëherë nuk ka pasur muslimanë, kuptohet qartë se me këtë Muhamedi a.s. ka pasur për qëllim diturinë (shkencën në përgjithësi).

Kur’ani nxitë që të studiohet dhe të hulumtohetë toka dhe gjithësia. Ai intelektin e njeriut e identifikon me aparatin për të menduar dhe studiuar, në realitet është pranim i arsyes dhe kërkesë që arsyeja të zhvillohet dhe të forcohet, sepse njeriu duke zhvilluar intelektin e vet do t’i njohë të vërtetat shkencore, më mirë do ta njohë Zotin dhe do të lirohet nga trillimet dhe përrallat.

Në këtë mënyrë Islami u bë fe e logjikës, fe e arsyes, fe e shkencës, sepse Kur’ani për sa i përket diturisë në formë të imperativit, ka konstatuar se për lënien e shkencës pasdore do të ketë përgjegjësi edhe në botën tjetër dhe citon fjalët e atyre, të cilët intelektin e vet nuk e shfrytëzuan për të njohur të vërtetën dhe thotë:” sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit” (Mulk, 10).

Keqpërdorimi i mendjes dhe shqisave të tjera që na janë dhënë me qëllim që të orientohemi dhe sillemi drejtë në këtë botë, në të cilën jetojmë, në të vërtetë nuk nxitë tjetër, pos vetëm pasoja negative dhe të dëmshme për sa i takon kësaj bote. Jo vetëm kaq, por në të njëjtën kohë, paraqet edhe mëkat, për të cilin do të kemi përgjegjësi të madhe përpara Allahut xh.sh., prandaj, për keqpërdorim të diturisë ka përgjegjësi të dyfishtë: para shoqërisë dhe para Allahut të Lartësuar.

Njeriu do të përgjigjet për aftësitë që janë dhënë në dispozicion, është i obliguar t’i shfrytëzojë për qëllimin dhe funksionimin që janë dhënë.

Islami i pastër si kristal, nuk kërkon prej besimtarit të besojë në atë që është e pakapshme për mendjen e njeriut dhe konstaton: ’Mos paso atë për çka nuk di, edhe të pamuritë edhe të ndëgjuarit, edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjesi “ (El-isra, 36)

Pra, Kur’ani nuk lejon njeriu të mbetet në dyshim, ai urdhëron të bëhen hulumtime dhe të njihet e vërteta plotësishtë. S’është i kënaqur me të vërteta jo të plota.

Pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s. shumë u ka dhënë rëndësi shkencës dhe shkencëtarëve, sa që historijanët objektivë e pranojnë se Pejgamberi në këtë fushë ka bërë më shumë se çdokush tjetër në historinë e njerzimit.

Sa për ilustrim do të sjellim disa hadithe nga përmbledhja e pasur e udhëzimeve të Muhamedit a.s. ku ai thotë:”Pasojat e vdekjes së një fisi janë më të lehta se pasojat e vdekjes së një alimi”. Në një rast tjetër Muhamedi a.s. punën shkencore e vlerëson më shumë se sa lutjen dhe thotë: “ Të prezentojshë në një tubim shkencor është më mirë se sa të falish njëmijë rekate (nafile), të vizitojshë njëmijë të sëmurë dhe të përcjellish njëmijë të vdëkur (xhenaze).

Dikush prej të pranishmive tha: “A është më mirë se leximi i Kur’anit?”, në çka Muhamedi a.s. iu përgjigj: “ve hel jenfeul Kur’anu il-la bil ilmi, Kur’ani vlen vetëm me dije, që do të thotë: kur’ani është i endur në parime dhe themele shkencore, ai është i pandashëm prej shkencës.

Respekti i pejgamberit a.s. ndaj mësimit dhe diturisë shihet qartë edhe në një hadith në të cilin thotë:” Ditën e gjykimit ngjyra e dijetarëve dhe gjaku i shehidëve do të peshohen dhe ngjyra e dijetarit do të peshojë më shumë se sa gjaku i shehidit”.

I urti Sari Abdullahu ka shkruar:”Sado që të jetë nxirë zemra, sado që të jesh privuar nga edukimi, nëse fillon të shoqërohesh me njeriun e mençur dhe të edukuar, ti me ndihmën e Zotit, do të gjejsh lumturinë dhe shpëtimin, do të arishë në lartësinë më të mëdha.

Për rëndësinë dhe pozitën që ua dha Allahu dijetarëve është se ata e njohinë më s’miri Krijuesin dhe kanë frikë-respekt më të madh ndaj Krijuesit të tyre. “Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, dijetarët” (El-fatir, 28)

Islami i ka kushtuar rëndësi të madhe diturisë, meqë është bazë për përparimin e njerëzve në këtë botë dhe lumturi në botën tjetër.

Muhamedi a.s. e lakmonte shkencën më shumë se sa pasurinë. Ai kërkonte gjithnjë ti shtohej dituria. Edhe Musai a.s. posa dëgjoi se Hidri ishte më i ditur se ai, u nis ta kërkojë atë dhe iu nnënshtrua kushteve të tij duke dashur të mësoj gjëra të reja, kështu Musai a.s. prej tij mësoi shumë fshehtësi.

Në disa hadithe shihet qartë se njerëzitë e ditur, për nga autoriteti qëndrojnë menjëher pas pejgamberëve, se janë trashëgimtarë të tyre. Pejgamberi a.s. thotë: ”Kurse dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve, ata kanë lënë trashëgim diturinë dhe ai që do ta arrijë këtë, ka arritur fat të madh”.

Kush niset në rrugë për të kërkuar dituri Allahu xh.sh. do t’ia lehtësojë rrugën për në xhennet. Pra, vllezër, kemi obligim të mësojmë se dituria kërkohet si të hollat. I dërguari i Allahut në një rast tjetër thotë: “Bëhu i ditur ose arsimohu (derisa të bëhesh i tillë), dëgjo çka flasin dijetarët, por mos u bë i katërti se do të pësosh. Aliu r.a. e pyeti: e kush është i katërti, o i dërguari i Allahut?- ai që është i paditur dhe nuk i pyet njerëzitë e ditur për çështje fetare dhe profane. Ky njeri është i krejtësishtë i humbur, iu përgjigj Muhamedi a.s.”.



Ja edhe disa fjalë të urta në lidhje me këtë temë që ne e shtjellojmë:

-Nuk është i njejtë i verbëri me atë që sheh.

-Dhe as errësira me dritën, e as hija me vapën. Dhe nuk janë të njejtë të gjallët me të vdekurit, dituria është jeta e zemrës, merre atë.

-Padituria është vdekja e zemrës, largohu prej saj. Shejtani më shumë ka frikë të diturin kur flen sesa injorantin e zgjuar kur falet.

Këto janë disa fjalë të urta që tregojnë rëndësinë e diturisë, shkencës në Islam.